Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, ka qenë në qendër të një furtune kritikash sa I përket planit të tij për të të legalizuar rreth 500 mijë emigrantë pa dokumente dhe azilkërkues.
Në një reagim ai është shprehur se vendi i tij po zgjedh rrugën e “dinjitetit, komunitetit dhe drejtësisë”. Qëndrimi i tij u bë publik përmes një videoje 46-sekondëshe, të publikuar në rrjetet sociale, ku Sánchez flet në anglisht me titra në spanjisht, shkruan Guardian.
“Kur u bë njohja e të drejtave diçka radikale? Kur u bë empatia diçka e jashtëzakonshme?”, shprehet ai, teksa vuri në në pikëpyetje akuzat se qeveria ka “shkuar shumë larg”.
Deklarata erdhi vetëm pak ditë pasi qeveria e koalicionit të udhëhequr nga socialistët miratoi një dekret që synon të rregullojë statusin ligjor të gjysmë milioni personave, i cili pritet të hyjë në fuqi në muajin prill.
Nisma ka tërhequr vëmendje ndërkombëtare, pasi përfaqëson një distancim të qartë nga politikat dhe retorika anti-emigracion që po përhapen në shumë vende të Europës dhe SHBA-së. Sipas Sánchez, plani do të ofrojë një rrugë të rregullt drejt qëndrimit për persona që tashmë janë pjesë e shoqërisë spanjolle.
“Janë gjysmë milioni njerëz me të cilët jetojmë çdo ditë: në treg, në autobus, në shkollën e fëmijëve tanë. Njerëz që kujdesen për prindërit tanë, punojnë në fusha dhe kanë ndërtuar, krah për krah me ne, përparimin e vendit”, u shpreh ai, duke theksuar se Spanja mbetet një vend mikpritës.
Dekreti e ka origjinën nga një nismë qytetare e mbështetur nga mbi 700 mijë firma, Kisha Katolike dhe rreth 900 organizata sociale, e dorëzuar në parlament në vitin 2024. Pas muajsh bllokimi, marrëveshja u zhbllokua javën e kaluar, kur partia e majtë Podemos ra dakord të mbështesë planin në këmbim të mbështetjes parlamentare për qeverinë.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shkurt16:37
Habit Vuçiç: Do mbrojmë vendin me robotë të armatosur, do na ndihmojë Kina
Ushtria serbe do të fuqizohet shpejt me rekrutë rinj, e ata nuk do të jenë njerëz por robotë humanoid, ka deklaruar presidenti Ale...
BOTA
2 Shkurt13:23
“Putin dakord të flasë me Zelenskyn”, Kremlini: I vetmi opsion për takimin, Moska!
Vetëm Moska po diskutohet aktualisht si një vend për një takim të mundshëm midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe atij ukraina...
BOTA
2 Shkurt13:18
Maqedonia këtë vit do të blejë 42 “Stryker” nga SHBA-të
Ministri i Mbrojtjes Vllado Misajlovski tha se 42 automjete luftarake Stryker duhet të mbërrijnë në vend këtë vit, si pjesë e...
BOTA
2 Shkurt13:16
I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste
Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dë...
BOTA
2 Shkurt13:06
Franca kërkon që BE të negociojë me Rusinë: Duhet të mbrojmë interesat pa ia deleguar përgjegjësinë të tjerëve
Bashkimi Evropian ka nevojë për një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi me Rusinë, tha Ministri i Jashtëm francez Jean-...
BOTA
2 Shkurt12:53
Ligji i ri në Australi/ Snapchat bllokon mijëra llogari të përdoruesve nën 16 vjeç
Snapchat njoftoi të hënën se ka bllokuar ose çaktivizuar 415,000 llogari të përdoruesve nën moshën 16 vjeç n&...
BOTA
2 Shkurt12:31
Greqia goditet nga tërmeti, ja sa ishte magnituda
Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore, po për fat të mirë pa raportime për të lënduar apo ...
BOTA
2 Shkurt12:23
Bisedimet për paqe/ Kremlini presion mbi administratën Trump, Donetsku, pika kyçe në negociatat për Ukrainën
Kremlini po përdor çështje jashtë operacioneve ushtarake për të ushtruar presion mbi administratën Trump, me qëllim ...
BOTA
2 Shkurt12:10
Intervista e pazbuluar më parë/ Jeffrey Epstein e përshkruan veten si një ''grabitqar s*ksual i nivelit të parë''
Jeffrey Epstein e përshkruan veten e tij si një “kafshë seksuale e nivelit një” në një video të re të zbul...
BOTA
2 Shkurt11:05
Moti i keq me shira të rrëmbyeshëm përfshin Greqinë, pesë zona në alarm
Shira të dendur dhe stuhi të forta, në disa zona me intensitet të lartë, pritet të godasin Greqinë gjatë së h&eum...