BOTA

Plani për ti dhënë fund konfliktit 3-vjeçar/ Skenarët se si Trump mund të bindë Putin për armëpushim në Ukrainë

b.z Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 22:03
Plani për ti dhënë fund konfliktit 3-vjeçar/ Skenarët
Trump-Putin

SHBA - Ndonëse Ukraina ka treguar gatishmëri për të ecur përpara me një plan amerikan për armëpushim në luftë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë “po”, por jo të plotë.

Trump ka thënë se do të “zhgënjehej" nëse Putini nuk e pranon marrëveshjen, ndonëse nuk është lëshuar në konstatime se çfarë mjete ka në dorë për ta detyruar atë të zbatojë një armëpushim 30-ditor për luftën në Ukrainë.

Ekzistojnë tre skenarë se si mund të zhvillohet situata.

Trump ka thënë se mund të marrë veprime financiare “që do të ishin shumë të rënda për Rusinë”. Kjo fjali ka sinjalizuar sanksione shtesë.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent dhe Kevin Hackett, udhëheqës i Këshillit Ekonomik Kombëtar, u kanë dhënë jehonë deklaratave të Trumpit, mirëpo nuk kanë ofruar hollësi se si mund të duken sanksionet shtesë.

Hackett ka folur së fundmi për strategjinë e “shkopit dhe karotës”. Më 13 mars, administrata nuk e ka miratuar vazhdimin e një mase lehtësuese për sanksionet në disa banka ruse që ndërmjetësojnë pagesa për naftë dhe gaz.

Kjo ua vështirëson shteteve tjera blerjen e këtyre lëndëve. Rikthimi i masës lehtësuese mund të jetë karotë, dhe Shtetet e Bashkuara e kanë përmendur mundësinë e heqjes së disa sanksioneve, nëse Moska ulet në tavolinën e negociatave. Putin ka dhënë sinjale se dëshiron karota më të mëdha, sikurse çmilitarizimi i Ukrainës dhe që Kievi të mos furnizohet më me armë amerikane.

Sa u përket shkopinjve, Hacket ka thënë se ende janë “një mori gjërash” që mund të bëhen, por nuk ka përmendur diçka specifike. Njëra mundësi që është diskutuar parasheh vendosjen e sanksioneve sekondare në shtetet e treta që blejnë naftën ruse përtej çmimit tavan prej 60 dollarëve për fuçi, siç është përcaktuar nga Perëndimi. Aktualisht një fuçi naftë po tregtohet rreth 70 dollarë.

Konsumatorët më të mëdhenj janë Kina, India dhe Turqia. Një tjetër ide është që të zvogëlohet çmimi tavan për t’i goditur të hyrat ruse. Diçka kësisoj kërkon koordinim me aleatët perëndimorë.

Rusia e ka shfrytëzuar një “flotë në hije” të cisternave të vjetra të naftës për t’iu ikur sanksioneve ekzistuese. Kjo mund të rezultojë me sanksione më të ashpra, duke shtuar më shumë anije në listën e sanksioneve.

Situata i ngjan goxha lojës së miut me macen. Anijet shpesh kalojnë nëpër shumë duar pronarësh. Verifikimi kërkon përpjekje dhe burime të konsiderueshme. Një tjetër skenar parasheh vendosjen e ndalesës në importet e produkteve që kanë për bazë naftën e parafinuar ruse nëpër shtetet e treta.

Masa si këto do ta shtrëngonin vidën në ekonominë ruse. Mirëpo, ato nuk do të zgjidhnin problemin dhe nuk do të kishin efektin e shpejtë sikurse ndalesa që vendosi Uashingtoni për dërgimin e armëve në Ukrainë, derisa kjo e fundit nuk u pajtua për një marrëveshje armëpushimi.

Në mosmarrëveshjet tjera ndërkombëtare, arma më e përdorur e Trumpit janë tarifat, të cilat mundet t’i vendosë edhe ndaj Rusisë. Megjithatë, efekti do të ishte i kufizuar. Vendosja e tarifave nga ana e Trumpit është parë me shqetësim të madh në vendet si Kina, Kanadaja dhe vendet e Bashkimit Evropian. Mirëpo këta janë partnerë të mëdhenj tregtarë të SHBA-së që mund të humbin shumë.

Për dallim prej tyre, Rusia nuk shet pothuajse asgjë në SHBA.

“Eksportet ruse në SHBA kanë rënë më shumë se 80 për qind vitin e kaluar, në krahasim me nivelet para luftës, në rreth 3 miliardë dollarë, shkalla më e ulët prej vitit 1992”, ka thënë Alexander Kolyandr, në një artikull të publikuar së fundmi në Qendrën për Analiza të Politikave Evropiane.

Për dallim prej SHBA-së, eksportet ruse në Kinë më 2024 e kanë arritur në atë shifër brenda 10 ditësh. Një masë jotarifore që është sugjeruar nga Trumpi në janar ka qenë që Arabia Saudite të ulë çmimin e naftës duke rritur prodhimin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë në linjë me interesat saudite.

I dërguari i posaçëm i Trumpit për Rusinë dhe Ukrainën, Keith Kellogg, e ka përmendur edhe një skenar të tretë se si Uashigtoni mund të ndëshkojë Rusinë. Në qershor të vitit të kaluar, ai e ka prezantuar një plan për t’i ulur shpejt dy palët në tavolinën e negociatave.

“Ne u themi ukrainasve, ‘duhet të uleni në tavolinë’ dhe nëse nuk uleni, atëherë mbështetja e SHBA-së për ju merr fund”, ka thënë ai.

“Dhe i themi Putinit, nëse nuk uleni, ne do t’iu japim gjithçka ukrainasve për t’ju vrarë në fushëbetejë”.

Deri më tani e kemi parë vetëm pjesë e parë të këtij skenari. Ka qenë e lehtë dhe e shpejtë për t’u arritur. Ka qenë edhe hap i lirë, sepse mbajtja e ndihmës ushtarake është më e lirë sesa shpërndarja e saj.

Për pjesën e dytë ekzistojnë shumë pikëpyetje, përfshirë atë që vetë Kellogg nuk është duke luajtur rol në negociata deri më tani. Vërshimi i Ukrainës me armë mund t’i kushtojë shtrenjtë një presidenti amerikan, i cili ka folur shpesh sa e kushtueshme ka qenë lufta për amerikanët. Diçka e tillë do të shihej edhe si zmbrapsje nga politika e deritashme.

Trump e ka paralajmëruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se është duke “luajtur bixhoz me Luftën e Tretë Botërore”. Uashingtoni mund të vlerësojë se pjesa e dytë e strategjisë së Kelloggut është shumë e rrezikshme./REL

takim trump-putin lufta rusi-ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë