BOTA

Po festonin të Dielën e Palmave, mbi 20 të vdekur nga një sulm rus me raketa në Ukrainë! Zelenskyy: Vetëm ndyrësira të tilla veprojnë kështu

r.ll Përditësimi i fundit 13 Prill 2025, 12:33
Po festonin të Dielën e Palmave, mbi 20 të vdekur nga një
foto ilustruese

UKRAINË- Më shumë se 20 njerëz janë vrarë të dielën nga një sulm rus me raketa në qytetin Sumi të Ukrainës, njoftuan zyrtarët. Ushtria ruse i hodhi dy raketa balistike në qendër të qytetit rreth orës 10:15 të mëngjesit, në kohën kur njerëzit ishin mbledhur për të festuar të Dielën e Palmave, sipas zyrtarëve. Video të postuara nga vendngjarja në kanale zyrtare shfaqin trupa të shtrirë në tokë mes rrënojave dhe tymit në qendër të Sumit.

“Në këtë të Diel të ndritshme të Palmave, komuniteti ynë ka pësuar një tragjedi të tmerrshme”, tha kryetari në detyrë i qytetit, Artem Kobzar, në rrjetet sociale.

“Fatkeqësisht, tashmë dihet për më shumë se 20 të vdekur”, shtoi ai. Të paktën 21 njerëz u vranë si pasojë e sulmit, tha Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, duke cituar të dhënat fillestare të hetimit.

Ministri i Punëve të Brendshme i Ukrainës, Ihor Klymenko, shkroi në rrjetet sociale se 83 njerëz të tjerë u plagosën, përfshirë shtatë fëmijë. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se ekipet e shpëtimit janë në vendin e ngjarjes dhe tha se “dhjetëra” njerëz humbën jetën nga sulmi me dy raketa.

“Sipas të dhënave paraprake, dhjetëra civilë janë vrarë dhe plagosur. Vetëm ndyrësira të tilla mund të veprojnë kështu - duke ua marrë jetën njerëzve të zakonshëm”, tha ai.

Zelensky gjithashtu bëri thirrje për një përgjigje globale ndaj sulmit.

“Raketat balistike dhe bombat ajrore nuk janë ndalur kurrë përmes fjalëve. Ajo që nevojitet është një qëndrim ndaj Rusisë si ndaj një terroristi”, tha ai.

Sulmi ndodhi më pak se një ditë pasi diplomatët e lartë të Rusisë dhe Ukrainës akuzuan njëri-tjetrin për shkeljen e një marrëveshjeje të përkohshme të ndërmjetësuar nga SHBA për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, duke theksuar vështirësitë e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës trivjeçare.

Ministrat e Jashtëm të të dyja vendeve folën në ngjarje të ndara gjatë Forumit Diplomatik vjetor në Antalia, një ditë pasi i dërguari amerikan, Steve Witkoff, u takua me presidentin rus Vladimir Putin për të diskutuar mbi mundësitë për paqe.

“Ukrainasit na kanë sulmuar që nga fillimi, çdo ditë që kalon, me ndoshta dy ose tri përjashtime”, tha ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, duke shtuar se Moska do t’i paraqesë SHBA-së, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare një listë të sulmeve të Kievit gjatë tri javëve të fundit.

Homologu i tij ukrainas, Andrii Sybiha, e kundërshtoi ashpër atë pretendim, duke thënë të shtunën se Rusia shkrepi “gati 70 raketa, mbi 2.200 dronë dhe mbi 6.000 bomba ajrore në Ukrainë, kryesisht ndaj civilëve”, që nga marrëveshja për ndaljen e sulmeve./REL

lufta rusi-ukraine volodymyr zelenskyy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë