
BEOGRAD- Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri sllovak Robert Fico, gjatë takimit tyre ditën e sotme në Beograd kanë bërë një apel për një armëpushim në Ukrainë, pezullimin e armiqësive dhe hedhjen e themeleve për rikthimin e paqes në atë teatër lufte.
Duke folur në konferencën e përbashkët për shtyp, Vuçiç tha se zhvillimet e fundit dramatike në konflikt, me lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale nga Rusia kundër Ukrainës, ishin të pritshme dhe rrezikonin ta çonin botën në prag të katastrofës.
"Nëse dikush mendon se mund të godasësh çfarë të duash në territorin e Federatës Ruse me logjistikën ushtarake perëndimore dhe se kjo do mbetet pa përgjigje dhe se Putini nuk do përdorë çdo lloj arme që ai e sheh të nevojshme, apo nuk e bën këtë, ti nuk e njeh (Putinin) ose nuk je normal”, tha Vuçiç.
Më tej ai shtoi se po shkojmë ngadalë drejt katastrofës.
“Askush nuk dëshiron të dëgjojë askënd, askush nuk dëshiron të dëgjojë fjalën paqe. Por unë mendoj se kjo është e vetmja ide e mirë dhe normale", shtoi presidenti serb, duke nënvizuar se vendi i tij dëshiron armëpushim dhe paqe. Sipas tij është Kievi ai që mendon se Moska nuk dëshiron paqe.
Një qëndrim të ngjashëm ka shprehur edhe kryeministri Fico, sipas të cilit zhvillimet e fundit tregojnë se nuk ka interes për t'i dhënë fund konfliktit. Prova, thotë ai, është vendimi i presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar përdorimin e raketave perëndimore me rreze të gjatë veprimi për të goditur thellë territorin rus.
“Ky është një përshkallëzim i paprecedentë i tensioneve”, tha Fico, duke shtuar se shpresonte që me zgjedhjen e Donald Trump si president i ri i SHBA-së, do të jetë e mundur të arrihet në një dinamikë tjetër negociuese, midis Shteteve të Bashkuara dhe Federatës Ruse.
aleksandar vuçiç robert fico
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
21 Nëntor22:43
Kremlini e mohon: Ne nuk informuam SHBA-në për sulmin me raketa me rreze të mesme veprimi
RUSI- Kremlini ka mohuar raportet se kishte informuar SHBA-në përpara se të godiste Ukrainën me raketa balistike me rreze të...
ZH.LL
BOTA
21 Nëntor20:26
Komploti i grushtit të shtetit të vitit 2022, policia e Brazilit akuzon ish-presidentin Jair Bolsonaro
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Autoritetet braziliane kanë paditur ish-presidentin Jair Bolsonaro, duke e akuzuar atë për "njohje të plotë...
E.D
BOTA
21 Nëntor20:23
Matt Gaetz u tërhoq nga kandidatura për prokuror të përgjithshëm/ Reagon Donald Trump: Ai po bënte një punë shumë të mirë, por...
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka reaguar në lidhje me tërheqjen e të nominuarit të tij për prokuror të përgj...
E.D
BOTA
21 Nëntor19:44
Urdhër arresti për Netanyahun/ reagon BE-ja: Ky nuk është një vendim politik, por i drejtësisë
BRUKSEL- Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme dhe sigurinë, Josep Borrell, vlerësoi sot se duh...
E.D
BOTA
21 Nëntor18:58
"Ishte përgjigje ndaj armëve amerikane"/ Putin konfirmon sulmin rus në Ukrainë: Përdorëm raketa me rreze të mesme veprimi
RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin e ka konfirmuar se se sulmi i mëngjesit të sotëm në qytetin qendror të Ukrainës, Dnipro...
E.D
BOTA
21 Nëntor18:49
I propozuar nga Trump/ Matt Gaetz tërhiqet nga kandidimi për prokuror i përgjithshëm
SHBA- Ish-deputeti i GOP Matt Gaetz është tërhequr nga kandidimi si prokuror i përgjithshëm i Presidentit të zgjedhur Donald Tru...
ZH.LL
BOTA
21 Nëntor18:41
Një karvan me rreth 1,500 migrantë në Meksikë po lëviz drejt Shteteve të Bashkuara
emigrantët
MEKSIKË- Rreth 1,500 emigrantë, kryesisht nga Amerika Qendrore dhe Jugore, formuan një karvan të mërkurën n&e...
E.D
BOTA
21 Nëntor18:18
Zgjedhjet presidenciale në Kroaci/ Milanoviç tërheq vëmendjen gjatë fushatës me sloganin e tij: Presidenti për president
KROACI- Kroacia do të mbajë zgjedhjet presidenciale gjatë këtij viti, ndërsa presidenti në detyrë Zoran Milanoviç ka...