BOTA

"Po vuajnë nga një valë e nxehtit!" Si po i shkaktojnë ndryshimet klimatike temperaturat ekstrem në mbarë botën?

M.B. Përditësimi i fundit 23 Qershor 2024, 09:27
"Po vuajnë nga një valë e nxehtit!" Si po i
Foto ilustruese

SHBA- Ndryshimet klimatike janë duke nxitur valë të rrezikshme të nxehtësisë në hemisferën veriore këtë javë dhe do të vazhdojnë të shkaktojë mot të rrezikshëm për dekada me radhë, sipas një hulumtimi.

“Ne tani po vuajnë nga një valë e nxehtit mbarëbotëror”, tha Christiana Figueres, ish-shefe e agjencisë së OKB-së për klimën.

Më poshtë mund të lexoni se si ndryshimet klimatike po e shtyjnë nxehtësinë të arrijë shkallë ekstreme. Derisa djegia e vazhdueshme e lëndëve djegëse fosile lëshon më shumë emetime të karbonit në hemisferë, ajri mund të mbledhë më shumë të nxehtë nga dielli, dhe kështu e nxit rritjen e temperaturës mesatare globale me kalimin e kohës.

Temperatura mesatare globale është rritur tashmë për gati 1.3 gradë celsius prej se ka filluar Revolucioni Industrial, kur vendet e Perëndimit nisën të djegin thëngjill dhe lëndë të tjera djegëse fosile. Kjo rritje nënkupton se ndryshimet klimatike janë duke i bërë valët e nxehtësisë më të nxehta sesa do të kishin qenë ato pa ngrohje atmosferike. Ato po bëhen gjithashtu edhe më të shpeshta në përgjithësi – dhe më të rrezikshme si pasojë.

Secila valë e nxehtësisë “është bërë shumë më e mundshme dhe më e nxehtë sesa do të kishte qenë, si pasojë e ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut”, tha në fillim të këtij muaji shkencëtari Daniel Swain nga UCLA.

“Në këtë kohë, ta bësh një deklaratë të tillë është diçka e vogël, sepse ka tepër dëshmi për ta mbështetur këtë”, tha ai.

Përveç ngrohjes globale, ka edhe faktorë të tjerë dhe kushte të cilat mund të ndikojnë në valët e nxehtësisë. Fenomenet klimatikë si, El Nino apo La Nina, mund të kenë ndikim të madh, së bashku me sistemin e qarkullimit të erërave.

Edhe mbulimi i tokës mund të luajë rol, sepse sipërfaqet e errëta dhe mjediset ku ka ndërtime bëhet më të ngrohta sesa sipërfaqet e bardha apo mjediset natyrore si, pyjet apo lagaterat. Për ta kuptuar se sa shumë kanë ndikuar saktësisht ndryshimet klimatike në një valë të caktuar të nxehtësisë, shkencëtarët kryen “hulumtime të atribuuara”.

Ata i kanë kryer qindra studime të tilla në dekadën e fundit duke bërë simulime kompjuterike për t’i krahasuar sistemet e sotme të motit me atë se si do të kishte qenë moti nëse njerëzit nuk do ta kishin ndryshuar kiminë e atmosferës gjatë shekullit të fundit.

Për shembull, shkencëtarët në Atributin e Motit Botëror kanë gjetur se nxehtësia e rrezikshme në Azinë e Jugut në prill, ka gjasë të ketë ndodhur falë ndryshimeve klimatike. Gjatë një vale të nxehtësisë në verilindje të qytetit indian Kolkata, temperatura arriti 46 gradë celsius që është 10 gradë më lart sesa mesatarja sezonale. Edhe sikur emetimet e karbonit do të ndaleshin sot, bota ka lëshuar mjaftueshëm karbon për të garantuar se ndryshimet klimatike do të vazhdojnë të ndikojnë në rritjen e temperaturave për dekada.

Bota duhet patjetër t’i ulë emetimet përgjysmë nga nivelet e vitit 1995 deri në vitin 2030 si dhe në shkallë zero deri në vitin 2050 për ta pasur mundësinë për ta mbajtur rritjen e temperaturës mesatare në rreth 1.5 grandë nën mesataren paraindustriale, sipas shkencëtarëve nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshime Klimatike.

Megjithatë, emetimet globale vetëm sa janë rritur prej vitit 1995. Bota është në binarë për ta arritur mesataren prej 2.7 gradë deri në vitin 2100, që do ta tejkalojë pragun prej 1.5, përtej të cilit shkencëtarët kanë parashikuar ndikime katastrofike dhe të pakthyeshme në klimë. Fakti se miliona njerëz “në Shtetet e Bashkuara vuajnë nga valë të papara të nxehtësisë, është tregues i faktit se ne ende nuk i kemi adresuar ndryshimet më të këqija klimatike”, tha Figueres për Reuters të enjten./ REL

moti

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë