BOTA

Policia e Kosovës kërkon besim në veri, serbët duan “të vetët”: Nuk kemi besim!

n.f Përditësimi i fundit 16 Nëntor 2024, 18:39
Policia e Kosovës kërkon besim në veri, serbët duan
Foto ilustruese

KOSOVË- Nëpërmjet komunikimit, në shërbim dhe mbrojtje të qytetarëve! Ky është slogani i fushatës për promovimin e punës së Policisë së Kosovës në komunat me shumicë serbe në veri, e cila filloi më 13 nëntor në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës tha se u ka shpërndarë qytetarëve fletëpalosje informuese dhe se ata janë shprehur “të kënaqur me punën e policisë”.

Por, disa qytetarë nga veriu i Kosovës, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë, mohojnë se janë të kënaqur me punën e policisë dhe theksojnë se “nuk kanë besim”. Miodrag Milliqeviç, nga organizata joqeveritare Aktiv në Mitrovicë të Veriut, thotë se “injorimi i realitetit nga ana e policisë, tregon se sa e keqe është situata në terren”.

“Ankesat e shumta nga qytetarët duhet të jenë zile zgjimi për policinë, por edhe për Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës”, thotë Milliqeviç për Radion Evropa e Lirë.

Përndryshe, fushata e Policisë së Kosovës vjen pas pohimeve gjithnjë e më të shpeshta të qytetarëve dhe aktivistëve në veri, se policia “shkel të drejtat e njeriut” dhe, madje, ka edhe raste të “përdorimit të tepruar të forcës”.

Në fund të tetorit, dy policë të Kosovës u suspenduan me propozim të Inspektoratit Policor, për shkak të dyshimit se, më 26 tetor, kanë keqtrajtuar qytetarin e Mitrovicës së Veriut, Millosh Subotiç. Për shkak të atij rasti, një grup i organizatave joqeveritare e ndërpreu bashkëpunimin me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit - EULEX, i cili mbikëqyr punën e Policisë në Kosovë.

Grupi u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare dhe misioneve diplomatike që ta adresojnë problemin e sjelljes së policisë në komunat në veri të Kosovës, ku popullata shumicë është serbe. Në një deklaratë dhënë Radios Evropa e Lirë, Policia e Kosovës thotë se fushata për promovimin e punës së saj do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në të gjitha komunat me shumicë serbe në veri - Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Qëllimi i saj thuhet se është “ndërtimi i besimit”. Suzana nga Leposaviqi thotë se kjo nuk është hera e parë që Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe besim, por thekson se situata në terren është ndryshe.

“E kanë tepruar. Policia speciale të kontrollon gjatë gjithë kohës në rrugë. Nuk mund të ndalosh askund”, thotë ajo.

Zorani nga Leposaviçi thotë se nuk ka bashkëpunim mes Policisë së Kosovës dhe qytetarëve dhe se këta të fundit, shpeshherë, ndihen “të kërcënuar” nga vetë policia.

“Ne nuk jemi mendjelehtë, e dimë se çfarë është ligji, por duhet të na trajtojnë pak më ndryshe”, thotë ai.

Për të ndryshuar situata, Zorani thotë se është e nevojshme që në mesin e policëve në veri të Kosovës, të ketë më shumë nga komuniteti serb.

“Le të vijnë njerëzit tanë, të punojnë njerëz që janë nga ky vend, që e njohin popullin dhe mentalitetin. Është e gjitha psikologji - në njëfarë mënyre”, thotë ai. Edhe Suzana thotë se besimi në Policinë e Kosovës mund të kthehet vetëm nëse pjesëtarët e komunitetit serb kthehen në radhët e saj.

“Ashtu siç ishte më parë... Le të kthehen edhe gjyqtarët tanë. Atëherë, mund të kemi më shumë besim”, thotë ajo.

Mbi 500 policë nga radhët e komunitetit serb në veri të Kosovës dhanë dorëheqje në nëntor të vitit 2022, në kuadër të tërheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës, për shkak të përpjekjeve të Qeverisë së Kosovës për zëvendësimin e targave serbe të makinave.

Në atë kohë, dorëheqje dhanë edhe punonjësit e drejtësisë dhe të administratës lokale. Ndërkohë, në mes të shtatorit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kërkoi kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, por, një gjë e tillë, sipas deklaratave të autoriteteve të Kosovës, nuk është e mundur kur bëhet fjalë për policët.

“Ne i kemi pritur ata zyrtarë rreth 30 ditë për t’i rishikuar potencialisht vendimet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur. Ne kemi vazhduar me punën tonë të përditshme. Kemi vazhduar me proceset e rekrutimit të pjesëtarëve [të rinj] të komunitetit serb”, tha ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 24 shtator.

Ai shpjegoi se kthimi i policëve që janë larguar nga pozitat e tyre, tani nuk është i mundur, pasi ligjet në fuqi nuk e lejojnë një gjë të tillë. Nga Policia e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se, aktualisht, në veri janë 68 policë nga komuniteti serb dhe se njësitë në terren janë multietnike. Shtojnë se janë të kënaqur me reagimin e qytetarëve ndaj promovimit të punës së policisë në veri, por se janë të vetëdijshëm se ka edhe kritikë.

“Ne po mundohemi t’ua bëjmë me dije qytetarëve se duhet të kenë besim në Policinë e Kosovës”, thotë Erduan Baliç, nga Policia e Kosovës e Rajonit të Veriut.

Ai thekson se policia është në shërbim të të gjithë qytetarëve në veri të Kosovës dhe se ligjet duhet të zbatohen kudo - pa përjashtim. Milliqeviç, nga organizata joqeveritare Aktiv, thotë se besimi në Policinë e Kosovës është në nivel shumë të ulët dhe se këtë e ka treguar edhe hulumtimi i kësaj organizate “Analiza e trendeve”.

“Janë të shumta ankesat për punën dhe sjelljen e policisë, për trajtimin e komuniteteve pakicë, për sjelljet e pahijshme. Ky është realiteti dhe këtë na e thonë drejtpërdrejt qytetarët”, thotë ai.

Sipas tij, hulumtimi i sektorit joqeveritar duhet të jetë bazë për policinë nëse vërtet dëshiron t’i përmirësojë marrëdhëniet me qytetarët e veriut, e jo “t’i relativizojë” ankesat.

“Nëse duam të flasim realisht për rritjen e besimit, policia duhet t’i shikojë të gjitha aspektet e pakënaqësisë së qytetarëve dhe, në bashkëpunim me ta, të dalë me modalitete përgjithësisht të pranueshme”, thotë Milliqeviç.

Aktiv është një nga pesë organizatat e shoqërisë civile që, për shkak të sjelljes së policisë, e ndërpreu bashkëpunimin me EULEX-in deri në publikimin e raportit për procedurën hetimore në rastin e Millosh Subotiçit, qytetarit të Mitrovicës së Veriut, i cili tha se është rrahur nga policia.

Milliqeviç thotë se kanë vendosur të ndërmarrin një hap kaq radikal, sepse rasti i Subotiqit është “pika që ka mbushur gotën e pakënaqësive në tre vjetët e fundit”.

“Ne nuk kemi pasur reagim adekuat ndaj brutalitetit të policisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare”, thotë ai.

Milliqeviç kujton se, dy vjet më parë, ai personalisht ka pësuar një formë të dhunës nga njësia speciale e Policisë së Kosovës. Ai thotë se Inspektorati Policor i Kosovës ia ka dorëzuar rastin Prokurorisë, por prej saj, deri më sot, nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Nëse të gjitha këto raste, përfshirë edhe timin, do të hetoheshin deri në fund, do të krijohej së paku një shkallë pak më e lartë besimi”, thotë ai.

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës i ka thënë më herët REL-it se është në dijeni për ankesat e qytetarëve nga komuniteti serb në veri të Kosovës, lidhur me punën e policisë, dhe se është duke bashkëpunuar ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës. Ajo ka thënë, po ashtu, se është duke bërë një fushatë për sensibilizimin e qytetarëve, që rastet t'i raportojnë në Inspektorat, nëse mendojnë se policia nuk i trajton siç duhet./ REL

policia e kosoves komunat e veriut

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë