
KOSOVË- Policia e Kosovës mëngjesin e sotëm ka realizuar një operacion në Fushë Kosovë e Malishevë, ku janë arrestuar dy persona. Të arrestuarit dyshohen për shpërndarje ideologjisë për organizata terroriste përmes rrjeteve sociale. Policia në njoftimin zyrtar shton se janë zhvilluar 3 kontrolle në këto dy zona ku u bënë edhe arrestimet.
“Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.
Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishevë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe ‘shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste’, duke përdorur rrjetet sociale”, ka njoftuar policia.
Policia bën të ditur se të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
22 Maj08:58
Ambasadorët Rohde dhe Guerot: Kosovën e duam në Këshillin e Evropës! Mosndërmarrja e hapave nuk është zgjidhje
KOSOVË- Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot, kanë komentuar dështimin e...
n.f
BOTA
22 Maj08:57
Kaja Kallas nis turneun në Ballkan, sot takime në Kosovë, detaje nga axhenda
KOSOVË- Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, njëherësh nënkryetare e Komisionit Evropian, Kaja Kallas do të jetë...
n.f
BOTA
22 Maj08:56
50,000 të bllokuar për shkak të përmbytjeve në Australinë lindore, humb jetën një person
AUSTRALI- Shira të rrëmbyeshëm goditën Australinë lindore duke shkaktuar përmbytje të gjera që bll...
n.f
BOTA
22 Maj08:56
Tërmet 6.1 ballë i shkallës Rihter godet Kretën/ Lëkundje të forta zgjojnë banorët, dalin të panikosur nga banesat
KRETË- Një tërmet i fortë me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter ndodhi në orën 06:19 në o...
r.ll
BOTA
22 Maj08:49
Turqia i shpall "luftë" obezitetit, zyrtarët shëndetësorë kryejnë kontrolle me peshore në mes të rrugës
foto ilustruese
TURQI- Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ka nisur një fushatë kombëtare kundër obezitetit në Turqi,&...
r.ll
BOTA
22 Maj08:48
"Kupola e Artë", Trumpi shpalos konceptin miliarda dollarësh për sistemin e ri kundërajror
foto ilustruese
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka shpalosur konceptin për programin e ardhshëm të mbrojtjes...
r.ll
BOTA
22 Maj08:07
Vrasja e punonjësve të ambasadës izraelite në SHBA/ Trump: Urrejtja dhe radikalizmi nuk kanë vend këtu! Rubio: Ne do t'i nxjerrim përgjegjësit para drejtësisë
trump, rubio
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në SHBA. Trump shprehu ngush...