Një vajzë e mitur, e cila kishte shkuar me pushime për të vizituar të afërmit, është vrarë nga të shtënat e policisë pasi efektivët hapën zjarr ndaj një makine me qira, duke e ngatërruar atë me një grup hajdutësh. Hania Ahmed, 9 vjeçe, nga Perth i Australisë, po udhëtonte me familjen e saj në
zonën e Chakwalit në Pakistan të mërkurën, kur ndodhi ngjarja tragjike. Familja thuhet se ishte përballur me dy grabitës të armatosur sapo kishte mbërritur në shtëpinë e një të afërmi.
Sipas raportimeve, autorët kërkuan bizhuteri dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me një motoçikletë.
Policia hapi zjarr ndaj automjetit me të cilin po udhëtonte familja, duke e ngatërruar atë gabimisht me mjetin e përdorur nga grabitësit për t’u arratisur. Një zyrtar i policisë deklaroi:
“Kur policët panë automjetin duke u larguar menjëherë nga zona, ata menduan se i përkiste grabitësve dhe hapën zjarr në mënyrë të pakontrolluar ndaj makinës.” /PiranjatNews/