BOTA

Polonia e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë? Sikorski: Nuk duhet përjashtuar si mundësi

b.z Përditësimi i fundit 28 Maj 2024, 10:07
Polonia e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në
Ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski.

POLONI - Polonia nuk duhet të përjashtojë mundësinë e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë, ka thënë ministri i jashtëm polak, Radoslaw Sikorski, në disa komente të publikuara të martën, teksa Rusia vazhdon të avancojë në fushëbetejë.

Megjithatë, Sikorski nuk e ka specifikuar se çfarë roli do të mund të luanin trupat polake. Ndonëse aleatët e NATO-s, të cilët mbështesin Ukrainën, janë zotuar për të furnizuar shtetin e shkatërruar nga lufta me para dhe armë për aq sa të duhet - për të luftuar pushtimin rus – ato e kanë përjashtuar mundësinë e dërgimit të ushtarëve në këtë shtet.

I pyetur përgjatë një interviste nëse Polonia është e gatshme të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, Sikorski ka thënë se “nuk duhet përjashtuar si mundësi. [Presidenti rus, Vladimir] Putini duhet të hamendësojë për qëllimet tona”. Intervista është publikuar në tri gazeta, në Poloni në Wyborcza, në La Repubblica të Italisë dhe El Pais të Spanjës.

Presidenti francez, Emmanuel Macron e ka lënë të hapur mundësinë për të dërguar trupa ushtarake në Ukrainë, përgjatë një konference në Paris më 26 shkurt, duke sugjeruar që trupat perëndimore do të mund t’iu ndihmonin ukrainasve me stërvitje. Vetë Sikorski ka thënë në të kaluarën që prezenca e trupave të NATO-s në Ukrainë “është e paimagjinueshme”.

Të hënën, një komandant i lartë i Ukrainës ka thënë se e ka nënshkruar një dokument që ua mundëson instruktorëve ushtarakë francezë vizitën në qendrat ukrainase të trajnimit. Rusia është duke avancuar në fushëbetejë prej kur Kievi nuk ka arritur të shënojë përparim të madh në kundërofensivën e vitit 2023.

Ushtria ukrainase, po ashtu, e ka vuajtur mungesën e armëve dhe municionit në muajt e fundit, derisa Shtetet e Bashkuara e kanë miratuar ndihmën ushtarake në vlerë të 61 miliardë dollarëve për këtë vend.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. /REL

poloni lufte ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë