“Protestoj për të ardhmen e fëmijëve të mi”/ Qytetari: Jam shoqëruar disa herë nga policia, por nuk tërhiqem
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Një qytetar i është bashkuar protestës së pedagogëve dhe studentëve para Kryeministrisë, duke thënë se ka da...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...

Katër aeroporte në Poloni janë mbyllur pas raportimeve se dronë rusë kanë hyrë në hapësirën ajrore të saj. Agjencia e lajmeve “Reuters” shkruan se mes tyre është edhe më i madhi në Varshavë.
Haportohet se dy aeroporte në kryeqytetin Varshavë – aeroporti kryesor Chopin dhe aeroporti Warsaw Modlin – u mbyllën. Gjithashtu u pezulluan edhe aeroporti Rzeszow-Jasionka – që është qendra ajrore më e afërt me Ukrainën – si dhe aeroporti Lublin, sipas një njoftimi të publikuar në faqen e internetit të Administratës Federale të Aviacionit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E gjithë kjo ka ndodhur teksa avionët luftarakë të NATO-s dhe Polonisë u ngritën në ajër pasi Rusia nisi një tjetër sulm masiv mbi rajonet ukrainase pranë kufirit me Poloninë.
Në orët e para të mëngjesit, forcat e armatosura polake postuan një përditësim në X, ku thanë se avionët e tyre u ngritën për të mbrojtur hapësirën ajrore.
“Avionët polakë dhe aleatë po operojnë në hapësirën tonë ajrore, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore nga toka dhe të zbulimit me radar janë sjellë në gjendjen më të lartë të gatishmërisë,” shkroi komanda operacionale e forcave të armatosura polake.
Reagime pati edhe në Uashington. Senatori Chris Murphy, demokrati kryesor në Komitetin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, tha se do të ishte “jashtëzakonisht serioze” nëse raportet për “mjete ajrore ruse që fluturojnë mbi një vend të NATO-s” rezultojnë të vërteta.
Megjithatë, Murphy pranoi gjithashtu se Polonia disa herë është kapur mes zjarrit të kësaj lufte për shkak të afërsisë së saj me Ukrainën. Joel Wilson, përfaqësues i Karolinës së Jugut nga Partia Republikane, i cili gjithashtu është pjesë e Komisioneve të Shërbimeve të Jashtme dhe të Forcave të Armatosura, e quajti veprimin e supozuar të Rusisë një “akt lufte”.
“Unë i bëj thirrje Presidentit Trump të përgjigjet me sanksione të detyrueshme që do të çojnë në falimentimin e makinerisë luftarake ruse dhe të armatosë Ukrainën me armë që mund të godasin Rusinë,” shkroi ai në një postim në X, duke theksuar se ky zhvillim ndodhi pak ditë pasi Trump priti Presidentin polak Nawrocki në Shtëpinë e Bardhë.
Forcat e armatosura polake thonë se dronët rusë janë “rrëzuar” - hera e parë që vendi i NATO-s ka angazhuar dre...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se vendimi i Izraelit për të sulmuar Katarin u mor nga kryeministri Benjamin Netany...
Pensionimi i komandantit të Njësisë Speciale Antiterroriste (SAJ) në Serbi ngjalli dyshimet se autoritetet po ushtrojnë trysni mbi k&eu...
Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se të mërkurën do të zhvillohen inspektime në terren në fshatin Kozhle...
Shtetasi kinez Cuj Guanghaj, dhe ai britanik John Miller, ekstradimin e të cilëve e kërkojnë Shtetet e Bashkuara nën akuzat për sp...
Një person është rrëzuar nga Kështjella e Prizrenit, si pasojë ka ndërruar jetë. Viktima është M.K, i lindur ...
Departamenti i Shtetit i SHBA-së ofron deri 10 milionë dollarë për informacion që çon në arrestimin e hakerit ukrainas Vo...
Presidenti amerikan Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, duke i kërkuar që të...
Qeveria spanjolle njoftoi se po u ndalonte ministrave izraelitë dhe kujtdo që është i përfshirë drejtpërdrejt, sipas saj, n&e...
Në Gjermani, TikTok u përdor për të promovuar biznesin e certifikatave të falsifikuara të shtetësisë. Përmes vide...