Polonia ka vënë në funksion një sistem të ri dhe të avancuar mbrojtjeje kundër dronëve, me qëllim forcimin e sigurisë së hapësirës së saj ajrore përballë kërcënimeve moderne.
Sistemi është porositur nga një konsorcium norvegjezo-polak dhe u prezantua zyrtarisht sot nga qeveria polake.
Ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, deklaroi se sistemi i quajtur “San”, i zhvilluar nga kompania norvegjeze e mbrojtjes Kongsberg në bashkëpunim me grupin polak të armatimeve PGZ, përbëhet nga 18 bateri dhe rreth 700 mjete të ndryshme luftarake dhe mbrojtëse.
Sipas mediave polake, kontrata për këtë sistem kap vlerën e rreth 3.6 miliardë eurove.
Kryeministri Donald Tusk e cilësoi porosinë si një hap vendimtar për ndërtimin e një mbrojtjeje ajrore efektive dhe moderne.
Tusk kujtoi gjithashtu incidentin e shtatorit të kaluar, kur gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës, disa dronë hynë në hapësirën ajrore të Polonisë, duke detyruar Forcat Ajrore polake dhe aleatët e NATO-s të ndërhynin për herë të parë duke rrëzuar raketa.
Sipas kompanisë Kongsberg, sistemi “San” përfshin një gamë të gjerë armësh dhe teknologjish, përfshirë mitralozë, raketa, dronë interceptues, sisteme radarësh dhe pajisje për bllokim elektronik të dronëve, duke rritur ndjeshëm aftësinë e Polonisë për t’u përballur me kërcënimet ajrore.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
30 Janar20:47
Video skandali seksual i zyrtares në Mal të zi, Pajković: Ja si reaguan dy fëmijët e mi! (Pamje +18)
Detaje të reja nga skandali i madh politik që ka shpërthyer në Malin e Zi, pas rrjedhjes së një videoje seksuale që përf...
BOTA
30 Janar20:47
Dalin dokumentet e reja nga dosja Epstein, disa prej tyre pornografike
Departamenti i Drejtësisë i SHBA-ve ka publikuar këtë të premte një pjesë të re të dokumenteve të lidhura me h...
BOTA
30 Janar20:38
Kthesë dramatike në luftën në Gaza, Izraeli pranon numrin e viktimave: Janë vrarë 70 mijë palestinezë
Në një ndryshim të rëndësishëm të politikës, ushtria izraelite ka pranuar si të sakta shifrat e viktimave të p...
BOTA
30 Janar20:33
Djali i përfundoi në spital pasi konsumoi qumështin pluhur, babai kërkon përgjigje nga kompania
Një baba, djali i të cilit kishte nevojë për trajtim spitalor pasi iu dha një sasi e vogël qumështi formule për foshnje ...
BOTA
30 Janar19:48
Trump: Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të premten (30 janar) se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje, por nuk dha detaje...
BOTA
30 Janar19:46
Trump kritikoi ashpër marrëveshjen tregtare, Starmer: Do të ishte marrëzi të injoronim Kinën
Kryeministri Keir Starmer tha të premten (30 janar) se do të ishte marrëzi që Britania të mos angazhohej me Kinën, duke hedhur pos...
BOTA
30 Janar18:47
Tension në Lindjen e Mesme, forca ushtarake amerikane rrethon Iranin
Shtetet e Bashkuara po grumbullojnë një forcë të madhe ushtarake pranë Iranit, duke rritur ndjeshëm tensionet në rajon. Sipas...
BOTA
30 Janar18:43
Guterres paralajmëron: OKB në prag të kolapsit financiar
Shefi i OKB-së ka deklaruar se organizata është në rrezik nga një “kolaps financiar i afërt”, duke përmendur tari...
BOTA
30 Janar18:14
Dashuria për të fejuarën i kushton jetën 30-vjeçarit, akti që bëri pas darkës romantike
Manuel Piazza, 30 vjeç, me origjinë nga Milano, ka ndërruar jetë. Ai u plagos rëndë në një aksident me makinë q&e...
BOTA
30 Janar18:09
Publikohen më shumë se tre milionë faqe nga dosja Epstein
Zëvendësprokurori i SHBA-së, Todd Blanche, ka mbajtur një konferencë për shtyp në Uashington. "Jam këtu sot për t&e...