BOTA

Polonia thirrje BE-së të vërë theksin tek marrëdhëniet me SHBA-në, si kundërpeshë ndaj "dezinformimit" rus

n.f Përditësimi i fundit 20 Korrik 2024, 22:14
Polonia thirrje BE-së të vërë theksin tek
Foto ilustruese

POLONI- Polonia po i bën thirrje Bashkimit Evropian që të ndërmarrë një fushatë në Shtetet e Bashkuara për të rritur ndërgjegjësimin e publikut amerikan mbi rëndësinë e marrëdhënieve transatlantike. Në një dokument të përgatitur për një takim të ministrave të jashtëm të BE-së të hënën, Polonia bën thirrje për veprime proaktive përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit në Shtetet e Bashkuara, për t’iu kundërvënë atij që e përshkruan si "dezinformim" rus që synon të shkaktojë ndasi mes BE-së dhe Uashingtonit.

“Në këtë moment kritik të historisë, është e domosdoshme që të ndërmarrim kolektivisht veprime të shpejta dhe të fuqishme për të forcuar marrëdhëniet transatlantike përmes komunikimit strategjik në Shtetet e Bashkuara, lidhur me BE-në”, thuhet në dokumentin që e ka siguruar agjencia e lajmeve Reuters.

"Kjo do të thotë të përshkallëzojmë përpjekjet kundër dezinformimit dhe çka është më e rëndësishmja, parandalimin e dezinformatave ruse dhe ndërmarrjen e fushatave që tregojnë realitetin për Evropën dhe avantazhet e diplomacisë, sigurisë kolektive dhe shoqërisë së hapur", vazhdon dokumenti.

Kremlini ka thënë se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjet e nëntorit në SHBA dhe ka hedhur poshtë akuzat e Shteteve të Bashkuara sipas së cilave Rusia ka orkestruar fushata për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të viteve 2016 dhe 2020.

Sipas dokumentit të paraqitur nga Polonia, media shtetërore ruse dhe llogaritë online të lidhura me Kremlinin po përhapin dhe përforcojnë infrormacione të rreme në lidhje me imigracionin dhe sigurinë kufitare në Shtetet e Bashkuara.

"Duhet të jemi të përgatitur për përshkallëzim të këtyre përpjekjeve, pasi gërryerja e mbështetjes për Ukrainën mbetet prioriteti kryesor i Rusisë.

Ne duhet t'i kujtojmë publikut amerikan, veçanërisht brezit të ri rezultatet që partneriteti ynë ka sjellë për ekonominë amerikane”, thuhet në letër.

Polonia ka thënë se është vënë në shënjestër të përpjekjeve të shumta ruse për destabilizim dhe ndërhyrje në zgjedhje për shkak të rolit të saj në mbështetje të Ukrainës, duke ofruar ndihmë ushtarake për vendin fqinj, akuza që Rusia i ka hedhur poshtë.

"Duhet të rrisim ndërgjegjësimin e publikut amerikan për përmasat e ndihmës evropiane për Ukrainën e cila ka shpëtuar jetë ukrainasish," thuhet në dokument, duke iu referuar pretendimeve të kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara Donald Trump se ndihma evropiane për Ukrainën ishte shumë më e vogël se ajo e SHBA-së.

Që kur filloi agresioni rus në Ukrainë në vitin 2022, BE-ja i ka dhënë Ukrainës 107 miliardë euro dhe ka premtuar 50 miliardë euro të tjera për katër vitet e ardhshme. Këshilli Amerikan për Marrëdhëniet me Jashtë vlerëson se mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën kap shifrën e 107 miliardë dollarëve./ VOA

polonia shba be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë