BOTA

Polonia vlerëson hapjen e bazës amerikane si shenjë të sigurisë së saj

n.f Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2024, 22:40
Polonia vlerëson hapjen e bazës amerikane si shenjë të
Foto ilustruese

POLONI- Shtetet e Bashkuara hapën një bazë të re të mbrojtjes ajrore në veri të Polonisë të mërkurën. Presidenti polak vlerësoi se kjo tregon se vendi i tij është i sigurt si anëtar i NATO-s në një kohë kur Ukraina fqinje është në luftë me forcat ruse. Sistemi i mbrojtjes ajrore amerikane u vendos në një bazë që ishte planifikuar të hapej nga vitet 2000, në qytetin Redzikowo, pranë bregut të Baltikut.

Fitorja e republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara ka krijuar shqetësime në mesin e disa anëtarëve të NATO-s. Megjithatë, Varshava thotë se vazhdimi i punës në këtë bazë nga presidentët e njëpasnjëshëm amerikan tregon se aleanca ushtarake e Polonisë me Uashingtonin mbetet solide, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.

“Shtetet e Bashkuara janë garantuesi i sigurisë së Polonisë”, tha presidenti Andrzej Duda.

Ai tha se prania e përhershme e trupave amerikane në bazë tregoi se Polonia, një shtet komunist deri në vitin 1989, “nuk ishte në sferën ruse të ndikimit”. Kremlini e quajti bazën të mërkurën një përpjekje për të penguar Rusinë duke afruar infrastrukturën ushtarake amerikane pranë kufijve të saj.

Hapja vjen mes shqetësimeve midis disa anëtarëve të NATO-s për zgjedhjen e zotit Trump, i cili është zotuar të mos ofrojë mbështetje për vendet që nuk shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen. Megjithatë, Varshava thotë se Polonia nuk ka arsye për shqetësim pasi nga vendet anëtare të NATO-s shpenzon më shumë për mbrojtjen, në raport me përmasat e ekonomisë së saj. Presidenti konservator Duda gjithashtu ka theksuar lidhjet e tij të ngrohta me Presidentin e zgjedhur Trump.

Baza amerikane në Redzikowo është pjesë e një mburoje më të gjerë nga raketat të NATO-s, të quajtur “Aegis Ashore”, për të cilën aleanca thotë se mund të diktojë raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme.

Elementë të tjerë me rëndësi kyçe të kësaj mburoje përfshijnë një bazë tjetër në Rumani, prania e një anijeje luftarake amerikane në portin spanjoll Rota dhe një radar në Kurecik të Turqisë. Moska e ka shpallur bazën një kërcënim që në vitin 2007, kur po bëheshin planet për hapjen e saj.

NATO thotë se qëllimi i bazës është vetëm mbrojtja. Burime ushtarake i thanë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi në Poloni tani mund të përdoret vetëm kundër raketave të lëshuara nga Lindja e Mesme dhe radarit do t'i duhet një ndryshim në drejtim për të kapur predha nga Rusia. Kjo është një procedurë komplekse që kërkon një ndryshim të politikës.

Ministri polak i Mbrojtjes Wladyslaw Kosiniak-Kamysz tha të hënën se fushëveprimi i mburojës duhej të zgjerohej, një gjë që Varshava do ta diskutonte me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte do të takohet me Presidentin Duda dhe Kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë, në orët e mbrëmjes të mërkurën./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë