Gjenerali bolivian Juan Jose Zuniga arrestohet pas një tentim grusht shteti në La Paz, Bolivi, 26 qershor.
BOLIVIA- Forcat e Armatosura të Bolivisë u tërhoqën nga pallati presidencial në La Paz të mërkurën në mbrëmje dhe policia e arrestoi gjeneralin në krye të një grusht shteti të dështuar. Të mërkurën gjatë ditës, njësi ushtarake, të udhëhequra nga gjenerali Juan Jose Zuniga, ishin mbledhur në sheshin qendror Plaza Murillo, ku ndodhen pallati presidencial dhe Kongresi. Presidenti bolivian Luis Arce e dënoi tentim-puçin dhe i bëri thirrje popullit për mbështetje.
“Sot, vendi po përballet me një përpjekje për grusht shtet. Ne i bëjmë thirrje popullit bolivian të mblidhet sot. Ne kemi nevojë që populli bolivian të organizohet dhe të mobilizohet kundër grusht shtetit dhe në të mirë të demokracisë”, tha presidenti Luis Arce nga pallati presidencial.
Më vonë, ushtarët, së bashku me një varg automjetesh ushtarake, u tërhoqën nga sheshi, duke i dhënë fund rebelimit pas vetëm tri orëve. Qindra mbështetës të Arces u mblodhën pastaj në sheshin pranë pallatit, duke valëvitur flamuj bolivianë, duke kënduar himnin kombëtar dhe duke brohoritur.
Pas tërheqjes së ushtrisë, policia e arrestoi gjeneralin Juan Jose Zuniga, pasi prokurori i përgjithshëm nisi një hetim. Ministri qeveritar Eduardo del Castillo tha se përveç Zunigas, u arrestua edhe ish- zëvendësadmirali i marinës, Juan Arnez Salvador.
“Cili ishte synimi i këtij grupi? Synimi ishte rrëzimi i autoriteteve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, tha Del Castillo për gazetarë pas arrestimeve.
Më vonë të mërkurën, ministri i Mbrojtjes Edmundo Novillo tha se “gjithçka është nën kontroll tani”. I rrethuar nga shefat e rinj të ushtrisë, të emëruar nga Arce, Novillo theksoi se Bolivia e përjetoi një “grusht shtet të dështuar”.
Përpjekja për puç ndodhi në një kohë kur vendi po përballet me tensione dhe me grindje politike mes Arces dhe dikur aleatit të tij, ish-presidentit majtist, Evo Morales, për atë se kush duhet ta kontrollojë partinë në pushtet. Bolivia po përballet gjithashtu me një krizë të madhe ekonomike. Mospajtimet e tyre kanë bërë që Qeveria të mos jetë në gjendje ta luftojë krizën ekonomike. Për shembull, aleatët e Morales në Kongres ia kanë pamundësuar vazhdimisht Arces të marrë borxh për ta luftuar krizën. Arce dhe Morales kanë luftuar për të ardhmen Lëvizjes për Socializëm të Bolivisë, e njohur si MAS, para zgjedhjeve të vitit 2025./ REL
bolivia
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
27 Qershor08:01
Analiza: Mes mjegullës së zgjedhjeve, Perëndimi kujdeset që Ukraina të ketë armë edhe më 2025
Presidenti amerikan, Joe Biden, dhe ai ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke u larguar nga ceremonia e nënshkrimit të marërveshjes dypalëshe ...
r.ll
BOTA
27 Qershor07:44
Dështon grushti i shtetit, arrestohet "kryengritësi" i ushtrisë, çfarë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Bolivi
kryengritja ne bolivi
BOLIVI- Presidenti bolivian, Luis Arce, hodhi poshtë një tentativë për grusht shteti të mërkurën, ...
M.B.
BOTA
27 Qershor07:41
Izraeli: Ka progres domethënës për furnizimin me armë nga Shtetet e Bashkuara
Foto ilustruese
IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se është arritur “progres domethënës” për t&rs...
r.ll
BOTA
26 Qershor22:47
Përgatitje për grusht shteti në Bolivi? Presidenti denoncon mobilizimin e parregullt të ushtrisë, tanket pozicionohen pranë zyrave qeveritare
fo
BOLIVI- Presidenti i Bolivisë Luis Arce ka denoncuar mobilizimin e parregullt të njësive të caktuara të ushtrisë boliviane...
n.f
BOTA
26 Qershor22:26
Ashpërshohet retorika e kandidatëve para debatit të parë presidencial në SHBA
Foto ilustruese
SHBA- I pari nga dy debatet presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet të enjten. Pak ditë para, siç ...
n.f
BOTA
26 Qershor22:20
Finlanda, shteti i parë që do të vaksinojë njerëzit kundër gripit të shpendëve
Foto ilustruese
FINLANDË- Finlanda planifikon që të ofrojë vaksinimin e njerëzve kundër gripit të shpezëve nga java...
n.f
BOTA
26 Qershor22:16
Mendoi se po fliste me ish-presidentin e Ukrainës, sekretari i Jashtëm britanik bie pre e mashtrimit rus, bisedoi 15 minuta me ta
Cameron
BRITANI- Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron ra viktimë e një mashtrimi nga disa rusë që imitonin ish-preside...
n.f
BOTA
26 Qershor22:11
Gjykata e Lartë i jep të drejtë administratës së Biden në lidhje me median sociale
Foto ilustruese
SHBA- Gjykata e Lartë i dha të drejtë administratës së Presidentit Joe Biden në çështjen e ngritu...