BOTA

Posti i zv. presidentit, Walz pranon nominimin gjatë Kuvendit të demokratëve në SHBA

M.B. Përditësimi i fundit 22 Gusht 2024, 08:03
Posti i zv. presidentit, Walz pranon nominimin gjatë Kuvendit të
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të demokratëve. 21 gusht 2024.

SHBA- Guvernatori i Minesotës, Tim Walz, ka pranuar nominimin e partisë së tij për të kandiduar për nënpresident të Shteteve të Bashkuara. Gjatë fjalimit në Kuvendin Kombëtar të demokratëve ai falënderoi të pranishmit për sjelljen “e gëzimit” në zgjedhjet që janë transformuar nga hyrja në garë e nënpresidentes amerikane, Kamala Harris.

“Jemi të gjithë këtu sonte për një arsye të bukur dhe të thjeshtë: E duam këtë vend”, tha Walz para mijëra delegatëve që mbanin në duar pankarta ku shkruhej “Trajneri Walz”.

Shumë amerikanë nuk kishin dëgjuar kurrë për Walzin para se Harris ta zgjidhte për kandidat për nënpresident dhe ky fjalim ishte mundësi që ta prezantonte veten. Ai foli për përvojën e tij si trajner futbolli, për shërbimin në Gardën Kombëtare dhe për problemet e familjes së tij me fertilitetin të gjitha këto pjesë të biografisë së tij që republikanët kanë vënë në pikëpyetje që kur Harris e zgjodhi atë.

Ekipi i fushatës së Harrisit tha se Walz kishte punuar në fjalimin e tij për disa ditë dhe ai për herë të parë përdori teleprompterin, duke bërë prova në mënyrë që të ishte i përgatitur. Ai u tha të pranishmëve se “nuk kam mbajtur shumë fjalime si kjo, por më kanë këshilluar shumë”.

“Disa njerëz nuk e kuptojnë se çfarë duhet të bësh për të qenë fqinj i mirë”, tha Walz. “Për shembull, Donald Trump dhe JD Vance”.

Trump, kandidati republikan për president, kritikoi Kuvendin e demokratëve duke e quajtur “qesharak” dhe theksoi se ai është shpesh është temë e fjalimeve. Ai po ashtu foli për ish-presidentin Barack Obama, i cili gjatë fjalimit në Kuvend të martën ishte mjaft kritik, duke thënë se Obama ishte “i ndyrë”.

Ndërkaq, gjatë fjalimit Walz foli për fëmijërinë e tij në Nebraska dhe për karrierën e tij si mësues dhe trajner futbolli në Minesota. “Faleminderit që keni sjellë gëzim në këtë luftë”, i tha ai turmës.

Por, ai po ashtu kritikoi kandidatin republikan për nënpresident, JD Vance, dhe kritikoi disa politika të republikanëve.

“Përderisa shtetet tjera po ndalonin librat në shkolla, ne po çrrënjosnim urinë nga shkollat tona”, tha ai.

Walz është kritikuar se ka ekzagjeruar karrierën e tij. Gruaja e tij gjatë kësaj jave e sqaroi se ajo nuk i ishte nënshkruar fertilizimit sipas metodës in vitro, siç kishte pretenduar Walz disa herë. Por, ajo tha se i ishte nënshkruar trajtimeve të tjera të fertilitetit. Republikanët po ashtu kanë kritikuar për deklaratat e bëra nga Walz më 2018, i cili kishte thënë se kishte mbajtur armë në luftë. Edhe pse ai ka shërbyer në Gardën Kombëtare për 24 vjet, ai asnjëherë nuk ishte dislokuar në një zonë lufte.

Walz ka përfshirë sfidat e familjes së tij me ferilitet në narrativin e tij, si një mënyrë për t’u afruar me votuesit që janë të shqetësuar me heqjen e të drejtave riprodhuese në SHBA. Por, Gwen Walz në një deklaratë të lëshuar të martën tregoi për përvojën e saj dhe tha se i është nënshtruar një trajtimi tjetër e jo in vitro.

“Nëse nuk keni përjetuar asnjëherë jofertilitetin, ju siguroj se e njoh dikë që e ka përjetuar”, tha Tim Walz të mërkurën.

Të mërkurën, në Kuvendin e demokratëve kishte edhe persona me të cilët Trump ishte ballafaquar gjatë karrierës së tij: Bill Clinton, presidenti i 42-të i SHBA-së dhe Oprah Winfrey, një prezantuese ikonike. Gjatë adresimeve, të dizajnuar për të kritikuar Trumpin, Clinton dhe Winfrey e paraqitën ish-presidentin si një njeri vetjak, ndërkaq Harrisin si një person të përqendruar më shumë në nevojat e përditshme të amerikanëve sesa në nevojat e saj.

“Sipas meje kemi një zgjedhje të qartë. Kamala Harris për njerëzit. Personi tjetër që ka dëshmuar është vetëm për vete, ‘unë, unë dhe unë’”, tha Clinton, i cili mbajti një fjalim në Kuvendin Kombëtar Demokratik pothuajse 10 minuta më të gjatë se fjalimi i Walzit, që ishte njeriu kryesor i natës.

Winfrey ndërkaq ofroi mbështetje për Harrisin. “Mirësjellja dhe respekti janë opsion në këto zgjedhje”, duke ftuar amerikanët që të zgjedhin Harrisin dhe Walzin në zgjedhjet presidenciale të nëntorit./ REL

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë