BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...

BOTË- Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar në qytetet e mëdha në Shtetet e Bashkuara për të kundërshtuar, siç kanë thënë, politikat përçarëse të presidentit Donald Trump.Protestat e 5 prillit ishin demonstratat më të mëdha që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë në janar.
Kundërshtarët e politikave të presidentit amerikan nga shkurtimet e stafit në qeveri e deri te tarifat tregtare dhe kufizimi i të drejtave civile kanë protestuar në Uashington, Nju Jork, Hjuston, Florida, Kolorado, Los Anxhelos dhe në qytete të tjera.
“Jam shumë e zemëruar gjatë gjithë kohës. Një grup i personave të privilegjuar janë duke e kontrolluar shtetin tonë. Situata nuk është mirë”, tha piktorja nga Nju Jorku, Shaina Kesner, e cila po protestonte në Manhatan.
Në Uashington, mijëra protestues shumica që kishin shkuar nga pjesë të tjera të SHBA-së protestuan kundër politikave të Trumpit.
“Kemi afër 100 persona që erdhën me autobusë dhe furgonë nga Nju Hampshir për të protestuar kundër kësaj administrate që po bën që të humbasim aleatë në mbarë botën, po shkakton shkatërrim për njerëzit në SHBA”, tha protestuesja Diane Kolifrath.
“Ata po e shkatërrojnë qeverinë tonë”.
Protestë u mbajt edhe në Los Anxhelos ku kishte edhe pankarta me mesazhe kundër politikave të Trumpit sa i përket abortit. Në Denver, Kolorado një grup i madh personash protestuan dhe mbajtën pankarta me mbishkrimin: “SHBA-së nuk i duhet një mbret”.
Tubime kundër Trumpit u mbajtën edhe në disa kryeqytete evropiane, ku protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre me politikat tregtare të presidentit amerikan.
“Ajo çfarë po ndodh në Amerikë është problemi i të gjithëve”, tha për AFP-në Liz Chamberlin, një qytetare me shtetësi amerikane dhe britanike, teksa protestoi në Londër.
“Është çmenduri ekonomike... Ai po na shtyn drejt një recesioni global. Në Berlin, pensionistja Susanne Fest, tha se Trumpi ka krijuar “një krizë kushtetuese”.
Në SHBA, një koalicion i grupeve me prirje të majta, sikurse MoveOn dhe Women's March, tha se ka organizuar ngjarje të quajtura “Duart Larg” në mbi 1.000 qytete.
Trump ka zemëruar shumë amerikanë, pasi ka marrë vendimin që të bëjë shkurtime të stafit qeveritar, ka rritur presionin ndaj shteteve për tregtinë dhe ka vendosur tarifa ndaj importeve nga shumë shtete, duke tronditur tregjet e aksioneve.
Shumë demokratë janë të pakënaqur që partia e tyre, që është në opozitë në dy dhomat e Kongresit, duket se është e pafuqishme t’iu kundërvihet veprimeve të Trumpit.
Protestat e 5 prillit gjerësisht ishin paqësore.
Pavarësisht kundërshtimeve në mbarë botën për tarifat e vendosura nga Trumpi më herët gjatë javës ndaj importeve nga shumë shtete të botës dhe zemërimit të shumë amerikanëve, Shtëpia e Bardhë i ka shpërfillur protestat.
“Politikat e mia nuk do të ndryshojnë kurrë”, tha Trump të premten./REL
LEZHË- Një 38-vjeçar është arrestuar në lezhë, pasi u kap në flagrancë nga policia me një sasi kokain...
VATIKAN- Papa Françesku është shfaqur sot në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan me një karrocë me rrota për t&eu...
SPANJË- Mijëra njerëz demonstruan të shtunën në 40 qytete të Spanjës në protestë kundër kostos s&e...
IRAN- Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka deklaruar se negociatat e drejtpërdrejta me SHBA-në nuk kanë kuptim. Araghchi...
SHBA- Stuhitë e fuqishme që kanë goditur pjesën qendrore dhe lindore të Shteteve të Bashkuara kanë shkaktuar vdekjen e t&eu...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se forcat e vendit do të "ndërronin ingranazhet" në Gaza, duke ndarë dhe pushtuar...
MIANMAR- Tetë ditë pas tërmetit të madh në Mianmar një pjesë e madhe e popullsisë ka nevojë urgjente për ndi...
SHBA- Në javët e para pas marrjes së detyrës, Donald Trump nënshkroi me shpejtësi urdhra ekzekutivë dhe...
KROACIA- Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç ka deklaruar mbështetjen e plotë për integrimin në BE të vendeve ...
HAGË- Arrestimi i bujshëm i ish-presidentit kontrovers të Filipineve në mars shkaktoi valë tronditëse në pjesën më...