BOTA

Presidenti Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa Harris vazhdon fushatën

n.f Përditësimi i fundit 24 Korrik 2024, 20:58
Presidenti Biden kthehet në Shtëpinë e Bardhë ndërsa
Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën pas një jave të mbushur me ngjarje që ai e kaloi krejtësisht larg vëmendjes së publikut. Megjithatë, ai u bë lajmi kryesor pas vendimit për të hequr dorë nga gara për t’u rizgjedhur. Ndërkaq, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell nënpresidentja Harris e vazhdoi fushatën duke mbetur e vetmja kandidate e pritshme e demokratëve që kërkon emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale.

Në Shtëpinë e Bardhë ka rënë qetësia që pas vendimit të Presidentit Biden për t’u tërhequr nga gara. Presidenti u rikthye në Shtëpinë e Bardhë të martën, pasi qëndroi gati një javë i izoluar për shkak të prekjes nga Covidi. Nënpresidentja Kamala Harris ndërkohë filloi fushatën e saj në Uiskonsin. Senatori JD Vance, kandidati i republikanëve për nënpresident, po atë ditë vendosi të sulmojë të dy demokratët.

“Historia do ta mbajë mend Joe Biden-in si një nga presidentët më të këqij të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por, Kamala Harris është një milion herë më e keqe. Ajo mbështeti çdo dështim të Joe Biden-it dhe gënjeu për aftësinë e tij mendore për të shërbyer si president”, tha zoti Vance.

Në Uashington, Sekretari i Shtetit Antony Blinken vlerësoi rolin e zonjës Harris në politikën e jashtme amerikane. Por ai e vuri theksin tek punët e shumta që Presidenti Biden ka përpara tij, edhe pse zonja Harris po bën fushatë për t’u bërë Presidente.

“Ai është i përqëndruar intensivisht tek puna që mbetet gjatë këtyre gjashtë muajve të ardhshëm për të vazhduar përpjekjet, punën që ne kemi bërë, veçanërisht për të sjellë paqen në Lindjen e Mesme, duke i dhënë fund luftës në Gazë”, tha zoti Blinken.


Analistët kanë qëndrim të njejtë

“Këtij mandati presidencial i kanë mbetur edhe gjashtë muaj dhe ka ende sfida reale, si në vend, për sa i përket uljes së kostos së jetesës si dhe sfidat jashtë shtetit. Ende vazhdojnë përpjekjet për të arritur një armëpushim dhe paqe në Lindjen e Mesme dhe përpjekjet për të kundërshtuar luftën e Rusisë në Ukrainë”, thotë Navin Nayak, President i Qendrës për Fondin e Veprimit të Progresit Amerikan.

Kjo situatë gjithashtu i vë udhëheqësit e huaj në një pozicion të pazakontë, siç është rasti me Kryeministrin e Izraelit i cili këtë javë do të takohet me Presidentin Biden, nënpresidenten Harris dhe ish Presidentin Trump.

“Unë mendoj se Biden-i ka një problem pasi udhëheqësit e huaj e dinë se ai nuk do të jetë President pas disa muajsh. Ata do të hezitojnë të bëjnë marrëveshje me të, sepse e dinë se kushdo që vjen pas edhe nëse fiton zonja Harris, ajo ka të ngjarë të ketë ekipin e saj të politikës së jashtme dhe qëllimet e saj. Nga ana tjetër, mendoj se disa udhëheqës të huaj do të duan t'i realizojnë gjërat që mund t'i arrijnë shpejt me Presidentin Biden, sepse nuk janë të sigurt se çfarë do të ndodhë më pas”, thotë Jeremi Suri nga Universiteti i Teksasit në Austin.

Për herë të dytë këtë muaj, Presidenti Biden do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale. Sonte në mbrëmje, ai do të japë më shumë sqarime pse mori vendimin për t'u tërhequr./ VOA

biden shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë