BOTA

Presidenti Biden thirrje demokratëve të bashkohen, beson tek fitorja në zgjedhje

E.D Përditësimi i fundit 19 Korrik 2024, 21:23
Presidenti Biden thirrje demokratëve të bashkohen, beson tek fitorja
Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden bëri thirrje të premten për bashkim të partisë për ta mposhtur atë që e quajti “vizion i errët” që përfaqëson kundërshtari i tij politik, ish-Presidentit Donald Trump. Komentet e zotit Bidne vijnë përballë trysnisë së demokratëve në nivelet më të larta, që po kërkojnë nga ai të largohet nga gara presidenciale dhe të hapë rrugë për një emërimmin e një kandidati të ri.

Përfshirë gjashtë ligjvënës demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve, që iu bashkuan zërave kundërshtare të premten ka arritur në 28 numri i atyre që duan që Biden, të tërhiqet pas paraqitjes së dobët në debatin me Trump. Presidenti Biden ndodhet i izoluar në shtëpinë e tij të pushimit në Dellauer, pas infektimit me COVID-19, por ai tha se java tjetër do ta gjejë atë në fushatë.

Presidenti, i cili këmbëngul se mund ta mund kandidatin republikan Donald Trump, po konsultohet me familjen dhe po mbështetet tek disa këshilltarë të tij të besueshëm ndërkohë që po përpiqet t’u rezistojë përpjekjeve për ta larguar nga gara.

Në një deklaratë të premten, zoti Biden tha se fjalimi i zotit Trump në Kuvendin Kombëtar Republikan, shpalosi “një vision të errët për të ardhmen.” Presidenti, që po përpiqet ta spostojë bisedën politike nga e ardhmja e tij tek agjenda e kundërshtarit të tij, tha se kishte në plan t’i rikthehej fushatës javën e ardhshme. Ai këmbënguli se pavarësisht shqetësimeve të disa zyrtarë të partisë, ai mund t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit.

“Bashkarisht, ne mundemi dhe do ta mposhtim atë tek kutia e votimit”, deklaroi zoti Biden. “Rreziku është i lartë dhe zgjidhja është e qartë. Së bashku, do të fitojmë”.

Gjatë ditës, kryesuesja e fushatës së tij, Jen O’Malley Dillion, pranoi se ka “rënie” të përkrahjes për presidentin, por këmbënguli se ai “absolutisht” do të qëndrojë në garë dhe se fushata e tij konsideron se ka “disa mënyra” për ta mundur zotin Trump.

“Kemi shumë punë për të siguruar amerikanët se po, është i moshuar, por ai mund të fitojë zgjedhjet”, deklaroi ajo në televizionin MSNBC. Por ajo tha se votuesit e shqetësuar rreth aftësisë së zotit Biden për të udhëhequr vendin, nuk kanë vendosur aspak të votojnë zotin Trump. “Ata kanë pyetje, por po qëndrojnë me Joe Biden-in,” tha ajo.

Në të njejtën kohë, dega e Komitetit Kombëtar Demokrat mbajti një takim të premten, duke vazhduar me planet për një votim virtual më 7 gusht për të emëruar të përzgjedhurin e partisë për president para kuvendit të partisë që do të mbahet në fund të gushtit në Çikago.

Këto janë ditë tejet të rëndësishme për presidentin dhe partinë e tij: zoti Trump sapo përmbylli Kuvendin Kombëtar Republikan në Miluoki me entuziazëm. Ndërkohë, demokratët, që po luftojnë me kohën, po shqyrtojnë mundësinë e jashtëzakonshme që zoti Biden të tërhiqet nga gara zgjedhore për të lëshuar rrugën një të emëruari të ri para kuvendit.

Të premten, përfaqesuesit Jared Huffman, Mark Veasey, Chuy Garci dhe Mark Pocan – që bashkarish përfaqësojnë një grup të gjërë të Partisë Demokratike në Kongres – bën një thirrje të përbashkët për largimin e zotit Biden nga gara.

“Duhet ta mposhtim Donald Trumpin për ta shpëtuar demokracinë tonë,” shkruan ata.

Në një shkrim të veçantë, përfaqësuesi Sean Casten i Illinoit shkroi se “me zemër të thyer dhe pas një reflektimi personal” ai, gjithashtu, i bëri thirrje zotit Biden “të bartë stafetën tek gjenerata e re”.

Zyrtarët e fushatës thanë se zoti Biden është edhe më i përkushtuar të qëndrojë në garë përkundër thirrjeve për t’u tërhequr. Sipas tyre, këshilltarët e lartë të presidentit në Shtëpinë e Bardhë nuk kanë patur biseda të brendshme me presidentin për largimin e tij nga gara.

Por ende mbetet kohë për të rishqyrtuar këtë qëndrim. Zotit Biden i është thënë që fushata po has në vështirësi të mbledhë fonde dhe se demokratët e rëndësishëm po shohin mundësi ndërkohë që ai është i izoluar për shkak të COVID-19 dhe nuk po bën fushatë, për të nxitur largimin e tij. Disa pjesëtarë të kabinetit të tij kanë dyshime mbi aftësinë e zotit Biden për të fituar.

Sipas Associated Press, njoftimi për këtë lajm është bazuar pjesërisht në informacionin e dhënë nga rreth dhjetë persona të cilët folën në kushte anonimiteti për shkak të natyrës së ndjeshme të çështjes./VOA

joe biden

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë