BOTA

Presidenti Biden vizitë historike në Angola

I.A Përditësimi i fundit 30 Nëntor 2024, 19:18

Presidenti Biden vizitë historike në Angola

ANGOLA- Vizita e Presidentit Joe Biden në Angola, e para nga një president amerikan në këtë vend jugperëndimor të Afrikës, do të përqendrohet rreth një korridori hekurudhor, që do të transportojë minerale nga pjesa qendrore e kontinentit në një port në zhvillim të Angolas. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Powell, ai gjithashtu do të theksojë nevojën për qëndrueshmëri dhe demokraci për forcimin e rritjes ekonomike të kontinentit.

Presidenti i Angolës është një figurë e njohur në kontinentin e Afrikës, i cili ka përdorur statusin e vendit të tij si një nga prodhuesit e mëdhenj të naftës për të zgjeruar ndikimin dhe për të punuar në zgjidhjen e konflikteve rajonale.

Tani Presidenti Joao Lourenco më 2 dhjetor mirëpret një mik të ri dhe të fuqishëm, Presidentin Joe Biden, që do të jetë vizita e parë e një presidenti amerikan në Angola.

Joe Biden do ta përdorë vizitën për të nxjerrë në pah një projekt të madh zhvillimi të financuar nga Shtetet e Bashkuara, korridorin hekurudhor “Lobito” prej 1300 kilometrash, i cili lidh brendësinë e Afrikës, të pasur me minerale, me portin jugperëndimor. Shtetet e Bashkuara thonë se kanë mbledhur më shumë se 3 miliardë dollarë fonde private dhe publike për investimin amerikan në këtë projekt.

Shtëpia e Bardhë thotë se marrëdhëniet mes dy vendeve po kalojnë një "transformim të vërtetë", ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Angola po bëhen partnerë gjithnjë e më të ngushtë.

“Së bashku, Shtetet e Bashkuara dhe Angola po punojnë për të trajtuar një spektër të madh sfidash urgjente, nga përmirësimi i infrastrukturës, rritja e mundësive ekonomike dhe zhvillimi i qëndrueshëm në rajon deri tek zgjerimi i teknologjive dhe bashkëpunimi shkencor, forcimi i paqes dhe sigurisë ushqimore”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre .

Disa analistë thonë se ka kaluar shumë kohë që nga premtimi i Presidentit Biden në vitin 2022 për të vizituar Afrikën. Joe Biden fillimisht kishte planifikuar të vizitonte Angolën në tetor, por uragani “Milton” e detyroi atë të shtynte vizitën.

“Duke marrë parasysh që ajo po bëhet në fund të mandatit të administratës së tij dhe mungesës së shënimit të arritjeve të mëdha nga angazhimi i tij në Afrikë, mendoj se vizita nuk do të bëjë një jehonë të madhe”, thotë Cameron Hudson nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Lourenco dhe Biden nuk janë dakord për gjithçka. Ndërsa mbështetja e zotit Biden për Izraelin është "e hekurt", pikëpamjet e Angolës mbi këtë çështje përputhen më shumë me ato të vendeve të Amerikës së Jugut, Afrikës dhe Azisë.

"Izraeli ka të drejtë të mbrojë veten dhe të mbrojë jetën e qytetarëve të tij, por e njëjta e drejtë vlen edhe për palestinezët, të cilët kanë jetuar nën pushtim për dekada, një situatë e papranueshme", tha presidenti i Angolës.

Por një gjë për të cilën ata dhe Kina janë dakord është nevoja urgjente për zhvillimin e Afrikës. Kina ka bërë investime të mëdha në kontinent në kuadër të nismës së saj "Një brez, një rrugë".

“Gjatë 11 viteve të fundit, ndërmarrjet kineze kanë marrë pjesë në ndërtimin dhe rinovimin e mbi 10,000 kilometrave hekurudhë, afro 100,000 kilometra rrugë, afro një mijë ura, rreth njëqind porte, 66,000 kilometra linja energjetike dhe 150,000 kilometra rrjete komunikimi në vende të ndryshme të Afrikës”, tha Xu Jianping nga Komisioni Kombëtar i Kinës për Zhvillim dhe Reforma.

Analistët thonë se ky është një pozicionim i mirë i Kinës në kontinentin e Afrikës.

Ndërsa kjo është vizita e parë për Presidentin Biden në brigjet e Afrikës Perëndimore, në një farë mënyre ajo është edhe një kapitull i fundit për të. Ky ka të ngjarë të jetë udhëtimi i tij i fundit jashtë vendit si president i Shteteve të Bashkuara./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë