BOTA

Presidenti rus Putin viziton këtë javë Kinën, demonstrim i unitetit mes dy vendeve autoritare aleate

S.B Përditësimi i fundit 14 Maj 2024, 18:34
Presidenti rus Putin viziton këtë javë Kinën, demonstrim i
Putin dhe Jinping

PEKIN– Presidenti rus Vladimir Putin do të bëjë një vizitë dyditore në Kinë këtë javë, njoftoi të martën ministria e Jashtme kineze. Vizita shihet si një demonstrim i unitetit mes dy vendeve autoritare aleate, përballë Perëndimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti rus Putin do të takohet me udhëheqësin kinez Xi Jinping gjatë vizitës që fillon të enjten, tha Ministria e Jashtme kineze, që njoftoi se dy udhëheqësit do të diskutojnë rreth “bashkëpunimit në fusha të ndryshme të marrëdhënieve dypalëshe... si dhe çështje ndërkombëtare dhe rajonale të interesit të ndërsjellë”. Nuk u dhanë detaje të mëtejshme.

Kremlini konfirmoi vizitën dhe u shpreh se zoti Putin do të niset me ftesë të zotit Xi, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit që kur mori mandatin e tij të pestë si president i Rusisë.

Kina ka mbështetur politikisht Rusinë në konfliktin në Ukrainë dhe ka vazhduar ta furnizojë me pjesë makinerish, pjesë elektronike dhe mallra të tjera që shihen si një kontribut për luftën e Rusisë, por pa i dërguar asaj realisht armatime.

Kina shërben si tregu kryesor për eksportet energjetike ruse, duke mundësuar kështu financimin e vazhdueshëm të Kremlinit.

Kina është munduar të paraqitet me imazhin e një pale neutrale në këtë konflikt, por ka shpallur një partneritet “pa kufij” me Rusinë përkundër Perëndimit. Dy vendet kanë zhvilluar një seri stërvitjesh të përbashkëta ushtarake dhe Kina ka kundërshtuar vazhdimisht sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë për shkak të sulmit të saj dyvjeçar në Ukrainë.

Dy vendet autoritare me përmasa gjeografiket të pothuajse një kontinenti janë angazhuar në mosmarrëveshje gjithnjë e më të mëdha me vendet demokratike dhe me NATO-n, ndërsa përpiqen të rrisin influencën në Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Jugut.

Vizita e zotit Putin bëhet vetëm pak ditë përpara inaugurimit të presidentit të ri të Tajvanit, William Lai Ching-te. Kina e konsideron këtë ishull të vetëqeverisur demokratik si pjesë të territorit të saj dhe kërcënon se do ta aneksojë me forcë, nëse do të jetë e nevojshme.

Zoti Xi u rikthye në Kinë pas një vizite pesë-ditore në Evropë, me vizita ndër të tjera në Hungari dhe Serbi, vende që mendohet se mbajnë lidhje të ngushta me Rusinë. Ky ishte udhëtimi i parë në pesë vite i zotit Xi në Evropë dhe u pa si një përpjekje për të rritur influencën e Kinës dhe për të krijuar përçarje mes BE-së dhe NATO-s nga njëra anë dhe nga ana tjetër një blloku vendesh autoritare ende të paravijzuar qartë. Në sfond vazhdon ndërkohë të ushtrojë ndikim influenca ekonomike e Kinës, megjithëse është lëkundur pesha e saj për shkak të krizës së strehimit dhe rënies së rritjes së brendshme ekonomike të vendit.

Marrë nga VOA

putin dhe jinping

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë