BOTA

Presidentja e Gjeorgjisë konsideron “jolegjitim” Parlamentin e vendit: Nuk mund ta zgjedhë kreun e ri të shteti, mandati im vazhdon!

M.B. Përditësimi i fundit 1 Dhjetor 2024, 14:17

Presidentja e Gjeorgjisë konsideron “jolegjitim” Parlamentin e

GJEORGJIA- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, kritike e madhe e partisë në pushtet 'Ëndrra Gjeorgjiane', e ka quajtur Parlamentin e vendit si të jashtëligjshëm dhe është zotuar se do ta mbajë pozitën e presidentes edhe pasi t’i ketë mbaruar mandati në dhjetor.

Ndërkohë, Uashingtoni njoftoi se e ka shkëputur “partneritetin strategjike” me Gjeorgjinë. Gjeorgjia është duke u përballur me trazira prej zgjedhjeve parlamentare në tetor, të cilat i fitoi partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, por me opozitën dhe qeveritë perëndimore që argumentuan se votimi u përshkrua me shkelje dhe me ndikim rus.

Zurabishvili tha më 30 nëntor se Parlamenti “ilegal” nuk ka të drejtë ta zgjedhë pasardhësen e saj pas përfundimit të mandatit të saj në dhjetor dhe u zotua se do ta mbajë postin.

“Nuk ka Parlament legjitim, dhe për rrjedhojë, një Parlament jolegjitim nuk mund ta zgjedhë një president të ri”, tha Zurabishvili.

“Prandaj, asnjë inaugurim nuk mund të ndodhë, dhe mandati im vazhdon deri sa të formohet një Parlament i zgjedhur në mënyrë legjitime”, shtoi ajo, duke krijuar një përplasje të mundshme me Ëndrrën Gjeorgjiane.

Ndërkohë, Uashingtoni dënoi masat e sigurisë të përdorura kundër gjeorgjianëve që kanë protestuar pas zgjedhjeve të kontestueshme dhe pas një njoftimi më 28 nëntor nga kryeministri Irakli Kobakhidze se Qeveria e tij do t’i pezullojë bisedimet për anëtarësim në BE dhe do t’i refuzojë grantet buxhetore nga Brukseli “deri në fund të vitit 2028”.

“Shtetet e Bashkuara e dënojnë përdorimin e tepruar të forcës nga policia kundër gjeorgjianëve që përpiqen t’i ushtrojnë të drejtat e tyre për tubim dhe për t’u shprehur, përfshirë lirinë e tyre për të protestuar paqësisht”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller.

“Duke pezulluar procesin e anëtarësimit të Gjeorgjisë në BE, Ëndrra Gjeorgjiane e ka refuzuar mundësinë për lidhje më të ngushta me Evropën dhe e ka bërë Gjeorgjinë më të cenueshme ndaj Kremlinit”, tha ai.

“Veprimet e ndryshme antidemokratike të Ëndrrës Gjeorgjiane kanë shkelur parimet bazë të Partneritetit Strategjik SHBA-Gjeorgji, i cili bazohej në vlera të përbashkëta dhe angazhime për demokracinë, sundimin e ligjit, shoqërinë civile, respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, si dhe përpjekjeve kundër korrupsionit. Si rezultat, Shtetet e Bashkuara e kanë pezulluar këtë mekanizëm”, theksoi ai.

Më shumë se 100 persona u arrestuan në një tubim të madh pro-BE në Tbilisi më 29 nëntor, ndërsa policia gjeorgjiane përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit. Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë tha se protestuesit kishin “fyer dhe sulmuar fizikisht” oficerët e policisë dhe kishin hedhur objekte të ndryshme drejt forcave të sigurisë. Video të ndryshme nga protesta shfaqën oficerë policie duke i rrahur protestues. Kobakhidze sugjeroi më 30 nëntor se kishte incidente të “izoluara” të brutalitetit policor, por edhe “dhunë sistematike” kundër forcave të sigurisë nga protestuesit.

“Në njërën anë kishte dhunë, në anën tjetër kishte incidente”, tha ai në një konferencë për shtyp.

Ditë më parë, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë e cila bën thirrje për zgjedhje të reja legjislative në Gjeorgji dhe për sanksione ndaj anëtarëve të lartë të partisë në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane. Në rezolutë thuhet se rezultati i zgjedhjeve nuk "shërben si përfaqësim i besueshëm i vullnetit të popullit gjeorgjian".

Gjithashtu, rezoluta i kërkon Bashkimit Evropian, i cili e ngriu aplikimin e Gjeorgjisë për anëtarësim muajin e kaluar, të vendosë sanksione ndaj zyrtarëve kryesorë të partisë në pushtet, përfshirë Irakli Kobakhidze. Gjeorgjia e mori statusin e kandidatit për BE në dhjetor 2023, por marrëdhëniet me Brukselin janë përkeqësuar muajt e fundit, sidomos pas miratimit të ligjit kontrovers për "agjentët e huaj," që kritikët thonë se synon t’i diskreditojë mijëra media dhe grupe të shoqërisë civile si "shërbyes të fuqive të huaja"./ REL

gjeorgjia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë