BOTA

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Davkova: Diplomacia kreative dhe mbështetja austriake janë çelësi për integrimin në BE!

n.f Përditësimi i fundit 25 Maj 2025, 14:30

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Davkova: Diplomacia kreative dhe

SHKUP- Austria është e gatshme të bisedojë për gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë dhe vlerëson se zbatimi i politikës së zgjerimit është aktualisht më i rëndësishmi për Bashkimin Evropian – thotë presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, në një intervistë për Shërbimin maqedonas të Radios Evropa e Lirë.

Sipas saj, ministrja për çështje evropiane dhe ndërkombëtare e Austrisë, Beate Meinl-Reisinger, dëshiron që bisedimet për zgjidhjen e këtij kontesti të mbahen në Vjenë.

Radio Evropa e Lirë: Zonja presidente, ingerencat e presidentit janë kryesisht në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes dhe sigurisë. Aktualisht, dy çështje janë më të rëndësishmet: bllokimi i integrimit evropian dhe marrëveshja për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, që kap vlerën e 6 miliardë eurove në formë kredie investuese. A jemi më afër apo më larg nisjes së negociatave për anëtarësim në BE sesa një vit më parë, duke pasur parasysh që Qeveria bullgare ka kujtuar se përfshirja e pakicës bullgare në Kushtetutë nuk është i vetmi kusht i Sofjes për këtë proces?

Siljanovska Davkova: Nuk mund t’ju jap një përgjigje të saktë me një fjali. Pse? Sepse nëse them se jemi më afër ose më larg, kjo nuk do të ishte e saktë. Afërsia apo largësia janë relative. Edhe nëse fillojmë negociatat, kjo nuk do të thotë patjetër progres. Mund të paraqiten kërkesa të reja, apo siç kemi parë deri tani, procese që e pamundësojnë marrëveshjen për klasat dhe kapitujt. Çfarë mendoj për këtë periudhë? Kam vërejtur ndryshime. Logjikisht, si presidente, ky është roli im. Precedenti ynë ka bërë që BE-ja të rimendojë procesin e integrimeve, sepse është e qartë se ky precedent do të prodhojë të tjerë.

Kushtetuta mund të ndryshohet, por nuk mund të premtoj se do të ndodhë së shpejti. Unë jam propozuesja, por deputetët votojnë sipas bindjes së tyre – ata përfaqësojnë qytetarët, jo mua.

Pyetja që më bëhet më shpesh është: “A do të ketë ndryshime kushtetuese”?

Përgjigja ime është: nuk mund të garantoj. Nuk jam monark absolut. Kërkesat për ndryshime kushtetuese nga jashtë janë në kundërshtim me parimet themelore të BE-së – janë në kundërshtim me Traktatin e Lisbonës dhe Kartën për të Drejtat Themelore. Ato theksojnë respektimin e strukturave kushtetuese dhe të identitetit kombëtar e kulturor të vendeve.

Radio Evropa e Lirë: Keni përmendur diplomaci kreative si rrugë për të kapërcyer këtë ngërç. Nga komunikata e kabinetit tuaj pas takimit me ministren austriake Beate Meinl-Reisinger u kuptua se do të donit që këto bisedime të zhvillohen në Vjenë. Ka ndonjë zhvillim në këtë drejtim?

Siljanovska Davkova: Diplomacia kreative është e nevojshme. Jemi të vetëdijshëm që korniza negociuese është miratuar dhe është vështirë të ndryshohet – megjithatë, rasti i Serbisë tregoi që mund të ketë përjashtime. Nëse kemi probleme në procesin negociator, atëherë edhe BE-ja duhet të angazhohet kreativisht për ta zhbllokuar atë.

Parlamenti Evropian mund të miratojë një akt për marrëdhëniet tona me Bullgarinë. Këshilli mund të japë udhëzime, mund të ketë një plan veprimi për Komisionin e përbashkët historik maqedono-bullgar. Duhet të jetë e qartë që dy protokollet që kemi nënshkruar nuk përmendin ndryshimet kushtetuese – ato janë imponuar më vonë. Mund të nënshkruajmë edhe një protokoll tjetër, por ai nuk duhet të përdoret si bazë për veto, por për diskutim, siç bënë gjermanët dhe francezët, apo polakët dhe gjermanët. Qasja duhet të jetë interpretative dhe konstruktive.

Radio Evropa e Lirë: A ka ndonjë nismë konkrete për takim?

Siljanovska Davkova: Ministrja austriake na siguroi që Austria është gjithmonë pas rajonit. Ata besojnë se zgjerimi i BE-së është prioritet. E kanë mirëkuptuar edhe aspiratat e Ukrainës e Moldavisë, por kanë theksuar se Ballkani Perëndimor meriton më shumë. Kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje kreative me Bullgarinë.

Nuk mund të them me siguri nëse ajo tashmë e ka kontaktuar Sofjen, por ka qenë në të njëjtën linjë me presidentin e Këshillit Evropian. Ai e vlerësoi propozimin tonë për zgjidhje të shtyrë si konstruktiv, por theksoi mungesën e mirëkuptimit nga fqinjësia. Megjithatë, shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar.

Radio Evropa e Lirë: Detajet e marrëveshjes për partneritet strategjik me Britaninë e Madhe janë të mjegullta. Cili është vlerësimi juaj politik?

Siljanovska Davkova: Kompetencat për marrëveshjet ndërkombëtare ndahen. Presidenti ka përparësi, por Kushtetuta përcakton që nëse me ligj kompetenca i takon qeverisë, atëherë është ajo që vepron. Kjo është rasti me çështjet ekonomike, arsimore dhe sociale. Marrëveshja për partneritet strategjik – që përfshin infrastrukturën, spitalet, konviktet – është në fushën e kompetencës së qeverisë. Mbështes çdo zgjidhje që sjell zhvillim dhe mirëqenie. Edhe vendet anëtare të BE-së, partnerët tanë tradicionalë, përballen me sfida ekonomike të mëdha.

Radio Evropa e Lirë: A është kjo marrëveshje një alternativë ndaj status quo-së me BE-në?

Siljanovska Davkova: Jo. Nuk jam fataliste dhe nuk e përdor shpesh shprehjen “s’kemi alternativë”. Por Maqedonia është pjesë e Evropës – gjeografikisht, historikisht, kulturalisht dhe politikisht. Edhe zyrtarët britanikë e kuptojnë se dialogu me ne zhvillohet në kontekstin e integrimit evropian. Nuk ka alternativë. Megjithatë, të gjithë në botë po kërkojnë burime për zhvillim, dhe edhe ne jemi pjesë e kësaj përpjekjeje. Investimet më të mëdha britanike në Ballkanin Perëndimor janë te ne.

Radio Evropa e Lirë: Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit të kaluar? A keni konsultime të rregullta me kryeministrin Mickoski?

Siljanovska Davkova: Qeveria e merr legjitimitetin nga Kuvendi. Përgjegjësinë për ta vlerësuar e ka Kuvendi. Unë mund të flas për politikën e jashtme dhe sigurinë. Konsultohemi, kërkoj informacione, dhe secili qëndron brenda kompetencave të veta. Nuk ndërhyj në punët e brendshme të qeverisë dhe nuk lejoj ndërhyrje në fushën time.

Radio Evropa e Lirë: Sa ligje keni refuzuar me veto deri tani?

Siljanovska Davkova: Deri më tani vetëm një ligj kam kthyer – që është e paprecedentë për një vit. Por kam pasur vërejtje për disa zgjidhje të tjera. Marr ligjet ndër të parat dhe shqyrtoj nëse kanë problematikë. Në disa raste është intervenuar, në disa më kanë sqaruar. Nëse ndonjë zgjidhje nuk është në përputhje me parimet që përfaqësoj, do të përdor veton.

Radio Evropa e Lirë: Si janë marrëdhëniet tuaja me BDI-në? Kjo parti ju ka akuzuar për anashkalim të mekanizmave për mbrojtjen nga majorizimi etnik.

Siljanovska Davkova: Kam pasur marrëdhënie të mira me shumë deputetë të BDI-së, disa prej tyre janë miqtë e mi. Nuk është e vërtetë që kam anashkaluar përfaqësimin etnik – ai është kategori kushtetuese. Mesazhet e mia janë gjithmonë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin.

Gjykata Kushtetuese është ajo që duhet të vendosë për këto çështje. Ne do të vlerësohemi nga BE jo vetëm për harmonizimin me acquis-në, por edhe për zbatimin praktik të ligjeve. Për këtë do të kujdesen Komisioni i Venecias dhe GRECO. Në përzgjedhjen e anëtarëve të komisioneve – për falje, dekorime, rininë – gjithmonë kam kushtuar vëmendje përfaqësimit të drejtë dhe mbi të gjitha, profesionalizmit.

Radio Evropa e Lirë: A ia keni dalë të jeni presidente e të gjithë qytetarëve, siç thatë në fillim të mandatit?

Siljanovska Davkova: Ky është roli më i rëndësishëm – pavarësisht fokusit në politikën e jashtme. Legjitimitetin ma kanë dhënë qytetarët përmes votës së drejtpërdrejtë. Angazhimi im është i përditshëm, përmes takimeve me të gjitha kategoritë e qytetarëve, veçanërisht me grupet më të ndjeshme. Sipas sondazheve, gëzoj besimin e gjerë të qytetarëve – të përkatësive të ndryshme etnike, gjinore dhe shoqërore. Bëj përpjekje, por nuk mjafton vetëm vlerësimi im. Kjo mund të verifikohet me metoda të besueshme./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë