Salome Zurabishvili
GJEORGJI- Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, nuk ka pranuar ta nënshkruajë një projektligj të miratuar nga Parlamenti muajin e kaluar, për të cilin grupet për të drejtat e njeriut dhe shumë politikanë opozitarë thonë se kufizon dukshëm të drejtat e komunitetit LGBT në Gjeorgji.
I ashtuquajturi Projektligji i “vlerave familjare” kaloi në Parlament pas trysnisë nga partia në pushtet, Ëndrra Gjeorgjiane, më 17 shtator, me 84 vota për dhe asnjë kundër. Votimi u bojkotua nga opozita, ndërsa kundër tij u mbajtën protesta para ndërtesës së Parlamentit.
Në përputhje me provizionet e Kushtetutës së Gjeorgjisë, Zurabishvili nuk pranoi ta mbështesë projektligjin dhe e ktheu atë në Parlament pa komente të shkruara, tha të mërkurën për Radion Evropa e Lirë Presidenca gjeorgjiane. Vendimi i saj vë në pah peizazhin tejet të polarizuar politik në vendin e Kaukazit në prag të zgjedhjeve nacionale më 26 tetor.
Tani, kryetari i Parlamentit Shalva Papuashvili, mbështetës i projektligjit dhe anëtar i partisë në pushtet, pritet ta nënshkruajë projektligjin për ta bërë ligj, si dhe ta publikojë atë brenda ditësh.
Pakoja e ndryshimeve ligjore, titulli i plotë i të cilit është “Për Vlerat Familjare dhe Mbrojtjen e të Miturve”, sjell ndryshime në 18 ligje të tanishme, përfshirë në legjislacionin për lirinë e shprehjes dhe fjalës, si dhe të transmetimit.
Ai mundëson ndalimin e tubimeve të cilat promovojnë të drejtën që një person të identifikohet si gjini tjetër përpos “gjinisë së tij apo saj biologjike”. Ai ndalon gjithashtu tubimet që avokojnë lidhjet mes personave të së njëjtës gjini apo të të njëjtit orientim seksual.
Opozita i ka bojkotuar seancat parlamentare prej majit, kur ligjvënësit e Ëndrrës Gjeorgjiane e miratuan projektligjin për “agjentët e huaj”. Qeveritë perëndimore dhe shumë gjeorgjianë e cilësuan këtë projektigjt si të ngjashëm me një ligj rus, të cilin e përdor Kremlini për t’i luftuar zërat kritikë dhe kundërshtues.
Ligji kërkon që organizatat mediale dhe ato të shoqërisë civile që marrin mbi 20 për qind të fondeve të tyre nga jashtë, t’iu nënshtrohen mbikëqyrjes dhe mund të përballen me sanksione për krime penale, ende të paspecifikuara.
Zurabishvili përdori veton kundër këtij ligji, por partia në pushtet e rrëzoi atë dhe futi në zbatim ligjin, përkundër protestave disamujore dhe paralajmërimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian se ai ligj do ta shkatërrojë demokracinë në Gjeorgji dhe rrugën e saj drejt anëtarësimin në institucionet perëndimore. Në prag të zgjedhjeve të 26 tetorit, Ëndrra Gjeorgjiane mbetet partia më popullore në vend, sipas sondazheve./ REL
salome zurabishvili lgbt gjeorgji
salome zurabishvili
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
2 Tetor16:15
E rëndë në SHBA/ 13-vjeçarja vret me thikë motrën e vogël
SHBA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku si pasojë ka humbur jetën një 7-vjeçare. Mësohet se nj&eu...
E.D
BOTA
2 Tetor16:08
Izraeli shpalli “non grata” shefin e OKB-së/ Gjermania: Nuk është e dobishme nevojiten më shumë bisedime dhe jo më pak
GJERMANI- Gjermania thotë se vendimi i Izraelit për t’ia ndaluar hyrjen sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bash...
n.f
BOTA
2 Tetor15:49
Ilaçet dikur të shumëkërkuara, tani me afat të skaduar në farmacitë e QKUK-së
Foto ilustruese
KOSOVË- Në kulmin e pandemisë COVID-19, në vitet 2020 dhe 2021, ilaçi Remdesivir vështirë mund të...
E.D
BOTA
2 Tetor15:32
Fundoset anija në Nigeri/ Të paktën 150 persona të zhdukur
NIGERI- Të paktën 150 persona janë zhdukur pasi një anije me pasagjerë u përmbyt në rajonin Niger të Nigerisë.&nb...
M.B.
BOTA
2 Tetor14:08
Kriza në Lindjen e Mesme, Meloni mbledh virtualisht liderët e G7
ITALIA- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni do të mbajë takim virtual me liderët e G7-s të mërkurën për të...
M.B.
BOTA
2 Tetor13:27
"Nuk e ka dënuar sulmin raketor të Iranit!" Izraeli e shpall shefin e OKB-së person "non grata"
LINDJE E MESME- Ministri i Jashtëm i Izraelit tha se ia ka ndaluar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio G...
M.B.
BOTA
2 Tetor11:59
Trazirat e Lindje së Mesme mbërrijnë në Europë? Dy shpërthime pranë Ambasadës izraelite në Danimarkë
DANIMARKA- Policia në Danimarkë tha se dy shpërthime ndodhën gjatë natës së shkuar në afërsi të Ambasadë...
I.A
BOTA
2 Tetor11:40
Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, ish-kryeministri tregon sëmundjen e mbretëreshës Elizabeth II: Vuante nga kanceri
ANGLI- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka thyer në mënyrë kontroverse protokollin mbretëror në Britaninë ...
M.B.
BOTA
2 Tetor11:13
Forumin e Dytë Ekonomik Gjermani-Kosovë nis sot në Prishtinë, të pranishëm Kurti, Bislimi, Sarrazi, Rohde dhe Beyer, ja çfarë përfitohet
KOSOVA- Duke nisur nga sot e për të vijuar dhe nesër, në Prishtinë zhvillohet Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar.&nbs...
M.B.
BOTA
2 Tetor09:09
Izraeli kryen sulme të tjera në Bejrut, ushtria: U synuan objektivat terroriste
LINDJE E MESME- Izraeli kreu të mërkurën një sërë sulmesh të reja në kryeqytetin e Libanit, Bejrut. Në një p...