Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...
SPANJË - Një studim i ri zbulon se temperaturat ekstreme – kryesisht nxehtësia – parashikohet të vrasin deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit, nëse vendet nuk ulin ndotjen nga karboni dhe nuk përshtaten ndaj motit më të nxehtë. I sapopublikuar në revistën “Mjekësia e Natyrës”, raporti thotë se vendet evropiane më të afërta me Mesdheun do të kenë vdekjet më të shumta nga i nxehti.
Stina e verës në qytete po bëhet gjithnjë e më e padurueshme në rajonin e Mesdheut. Dhe nxehtësia nuk është vetëm e pakëndshme, por mund të jetë edhe vdekjeprurëse.
Studiuesit parashikojnë se me reduktimet e pakta në çlirimin e gazeve që shkaktojnë efektin serrë dhe me përpjekjet e pakëta për t’u përshtatur, si p.sh. me krijimin e qendrave të ajrit të kondicionuar, vendet si Italia, Spanja jugore dhe Greqia ka të ngjarë të pësojnë rritje masive në shkallën e vdekjeve nga nxehtësia për shkak të ndryshimeve klimatike.
Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e vendeve skandinave dhe Britanisë do të shohin më pak vdekje nga temperaturat, kryesisht për shkak të temperaturave të ftohta të moderuara, sipas studimit të ri nga Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).
Raporti i botuar në revistën “Mjekësia e Natyrës” (“Nature Medicine”) zbulon se aktualisht temperaturat e ftohta vrasin shumë më tepër njerëz në Evropë se nxehtësia, por programet e simulimit klimatik me skenarë të ndryshëm për 854 qytete, treguan se kjo do të ndryshojë.
Të dhënat tregojnë se me ngrohjen e klimës, do të pakësohen dalëngadalë vdekjet nga i ftohti, por se vdekjet nga nxehtësia pritet të rriten me shpejtësi, duke vrarë deri në 2.3 milionë njerëz në Evropë deri në fund të shekullit.
Autori kryesor, Pierre Masselot, është studiues për statistikat e aplikuara në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër (LSHTM).
"Ka disa vende tek të cilat vlerësojmë se do të ketë një ulje të lehtë të vdekjeve në përgjithësi në të ardhmen. Këto janë vendet veriore, si Irlanda, Britania e Madhe dhe vendet skandinave, por ato përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël të popullsisë evropiane, ndërsa shohim një rritje në pjesët më jugore të Evropës. Përgjithësisht pritet një rritje masive e vdekjeve të lidhura me temperaturën në pjesën lindore të Spanjës, Francën jugore, në Itali, Greqi dhe në Ballkan”, thotë zoti Masselot.
Evropa Jugore pritet të përjetojë ndryshime më të mprehta të temperaturave se rajonet e tjera të globit.
"Një pjesë e arsyes për rritjen masive të vdekjeve nga nxehtësia është fakti se Mesdheu është ndër të ashtuquajturat pika të nxehta të ndryshimeve klimatike, kështu që është një rajon që po ngrohet shumë më shpejt se pjesa tjetër e botës”, thotë zoti Masselot.
Shkolla e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër përdori simulime klimatike të skenarëve të ndryshëm dhe vlerësoi shkallën e vdekshmërisë në 854 qytete. Studiuesit zbuluan se me ngrohjen e klimës, vdekjet nga i ftohti bien dalëngadalë, por se vdekjet nga nxehtësia rriten me shpejtësi.
Studiuesit besojnë se shkalla e vdekjeve mund të modifikohet nëse këto vende ulin emetimet dhe marrin masa për t'iu përshtatur ndryshimeve klimatike, por se gjithësesi, Evropa Perëndimore duke qenë më e pasur do të jetë në një gjendje më të mirë se ajo lindore. Qytetet e mëdha me shumë popullsi dhe që gjenden më pranë Mesdheut, mund të shohin rritje të madhe të vdekjeve gjatë pjesës tjetër të shekullit.
Studiuesit i përshtatën shifrat duke përllogaritur si faktor popullsinë në plakje në Evropë, qytetet me banesa më të vjetëruara, të cilat janë më të vështira për t'u izoluar nga nxehtësia dhe rekomandojnë masa siç janë ndërtimi i godinave me ajër të kondicionuar dhe qendra freskie nëpër qytete.
"Studimi mund t'i ndihmojë politikanët, politikëbërësit që të kenë një botëkuptim më të mirë dhe që të kuptojnë se cilat do të jenë pasojat nëse nuk marrin masa", thotë zoti Masselot.
Ekipi i studimit ka krijuar edhe një faqe interneti interaktive, ku paraqiten të dhënat për çdo qytet dhe faktorët e ndryshëm që mund të ndikojnë./VOA
Qytetare KIEV - Qytetarë të Kievit kanë treguar mbështetjen e tyre për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky pas takimit tensio...
Foto ilustruese UKRAINË - Ukraina ka nevojë për 524 miliardë dollarë për t’u rindërtuar gjatë dekadës s&...
Takimi BRITANI - Janë zbardhur detaje nga takimi i presidentit Ukrainas, Volodymyr Zelensky me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar K...
Takimi BRITANI - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Britani, ku është takuar me kryeministrin Keir Starmer....
Zelensky, Charles III SHBA - Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të takohet me mbretin Charles III, raporton BBC. Bëhet me dije se ...
Zelensky-Trump SHBA - Takimi në Shtëpinë e Bardhë mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit të Ukrainës, Volodym...
Ukrainasit UKRAINË - Ukrainasit kanë dalë në mbështetje të Presidentit Volodymyr Zelenskyy, duke e cilësuar atë si ...
Volodymyr Zelensky UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky postoi një deklaratë të gjatë në Twitter të shtu...
Foto ilustrese SHBA- Megjithëse negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë po përparojnë me shpejtës...
Maria Zakharova RUSI- Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, duke komentuar vizitën e presidenti...