BOTA

PROFIL/ Kush është Donald Trump, presidenti i SHBA-së që bëri histori me mandatin e dytë në krye të Shtëpisë së Bardhë dhe problemet e tij me drejtësinë

r.ll Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 12:48
PROFIL/ Kush është Donald Trump, presidenti i SHBA-së që
donald trump

SHBA- Presidenti i parafundit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka siguruar një tjetër mandat në krye të Shtëpisë së Bardhë me një fitore dhe rikthim historik. Ai ka siguruar 277 vota elektorale kundrejt rivales së tij demokrate, Kamala Harris me 226 vota. 

"Tre gra, pesë fëmijë, sipërmarrës dhe personalitet televiziv përpara se të bëhej politikan, i aftë të zgjidhet dy herë president dhe të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë", kështu është shprehur VanityFair në një artikull-profil të presidentit të 47-të të SHBA-ve. 

Kundërshtarët e Trump i kanë vënë në pah gjithmonë vulgaritetin dhe gënjeshtrat e tij, ndërsa e konsiderojnë atë të dyshimtë nga pikëpamja etike dhe morale: kjo sepse ai është ish-presidenti i parë në historinë e SHBA-së që u padit.

Nga ana tjetër, ai vlerësohet edhe pragmatizmin dhe kundërshtimin ndaj sistemit. Nëse nga njëra anë shfaqet si kriminel, nga ana tjetër është një i përndjekur politik.

Profili i Donald Trump

Donald ka lindur më 14 qershor 1946 në Nju Jork. Duke ndjekur hapat e të atit, karriera e tij filloi në sektorin e pasurive të paluajtshme pasi studioi në Akademinë Ushtarake të Nju Jorkut dhe u diplomua në vitin 1968 për Ekonomi dhe Financë në shkollën Wharton e Universitetit të Pensilvanisë.

E gjithë pjesa e parë e jetës së tij të punës ishte në ndërtim, duke filluar nga baza ekonomike e babait të tij, një nga njerëzit më të pasur në SHBA në vitet shtatëdhjetë. Aktiviteti dhe pasuria e Donald u zgjerua në botë duke ndërtuar resorte, hotele dhe fusha golfi. Simboli i kësaj perandorie ndërtimore është Trump Tower në Nju Jork. Ai ishte pronar i konkurseve të bukurisë Miss Universe, Miss America dhe Miss Teen USA. Mbi të gjitha në TV ai priti The Apprentice, ku shfrytëzoi figurën e tij si sipërmarrës në zgjedhjen e bizneseve të konkurrentëve që do të funksiononin.

Ai nuk ishte marrë asnjëherë publikisht me politikën, por prej vitesh ishte pranë Partisë Demokratike. Kandidimi i tij si Donald Trump në 2016, pas mandatit të dyfishtë të Obamës dhe kundër Hillary Clinton-it , ishte një triumf: ai arriti në presidencë pa pasur kurrë një post politik në të kaluarën dhe me një pjesë të Partisë Republikane, me të cilën ai garonte, kundër. Në vitin 2020 disfata kundër Joe Biden, e kontestuar deri në sulmin ndaj Kapitolit, të cilin ai u përpoq ta dënonte më 6 janar 2021. Pozicioni i tij politik atëherë ishte i njëjtë me atë që prezantoi përsëri në këtë fushatë zgjedhore: Bëje Amerikën përsëri të Madhe.

Probleme me ligjin

Me kalimin e viteve, Donald Trump nuk i kanë munguar problemet me ligjin. Dy herë ai u fajësua dhe u gjykua pa u dënuar nga Kongresi. Në jetën e tij deri tani, ai ka pasur 4000 procedura ligjore. Në 92% të rasteve ai doli fitues. Këtu përfshihen ato të qiramarrësve dhe lojtarëve që nuk kanë paguar borxhet në kazinonë e tij në Atlantic City, por edhe pagesat e humbura për kompanitë që kanë punuar për të.

Dy procese gjyqësore civile kanë dalë në dritë në dy vitet e fundit. Manjati u dënua me 464 milionë dollarë për parregullsi kontabël në Organizatën Trump dhe veçanërisht rastin e Jean Carroll, e cila e akuzoi atë për sulm seksual në një episod që daton në mesin e viteve 1990.

Ndaj tij janë ngritur katër çështje penale të cilat nuk e kanë penguar të kandidojë. Rasti më i njohur, ai për të cilin u shqiptua një dënim, është ai i porno yllit Stormy Daniels. Trump u shpall fajtor për krime të ndryshme që lidhen me pagesën e 130 mijë dollarëve për Daniels. Paratë pretendohet se ishin paguar, gjatë fushatës së 2016-ës, në këmbim të heshtjes për marrëdhëniet e tyre seksuale, kur ai ishte tashmë i martuar me gruan e tij të tretë Melania. Për të rimarrë paratë ai falsifikoi llogaritë e tij të fushatës. Pagesa, e mohuar nga Trump, u konfirmua në gjykatë nga Michael Cohen, asokohe avokati i tij. Vendimi për dënimin, i cili duhet të jetë vetëm monetar, pritet të jepet më 25 nëntor.

Prokurori Jack Smith e paditi Trumpin për sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit, por gjyqi u shty pas zgjedhjeve. E njëjta gjë vlen edhe për çështjen e dokumenteve tepër sekrete që Trump mori nga Shtëpia e Bardhë dhe i solli në rezidencën e tij në Mar-a-Lago. Në shtetin e Xhorxhias po ashtu ka një gjyq për përpjekjen për të ndryshuar votën e shtetit 4 vjet më parë. Si president i zgjedhur, ky është i vetmi proces që mund të mbetet sepse nuk është federal.

Familja Trump

Donald Trump është martuar tre herë dhe ka pesë fëmijë. Tre të parët kanë lindur nga martesa, e cila zgjati nga viti 1977 deri në 1992, me modelen çekosllovake Ivana Marie Zelnikova, e njohur si Ivana Trump e cila vdiq në vitin 2022. Ata janë Donald John Trump jr, Ivanka Marie Trump dhe Eric Frederic Trump. Ivanka ishte prej vitesh këshilltarja e preferuar së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner, por pozitat e tyre janë shkëputur vitet e fundit.

Gruaja e tij e dytë, nga viti 1993 deri në 1999, është Marla Maples me të cilën ka vajzën e tij Tiffany. 

Gruaja e tretë është modelja sllovene Melania Knauss. Lidhja vazhdoi që nga viti 1998, martesa daton në vitin 2005. Çifti ka një djalë Barron, i lindur në vitin 2006, i cili u ngjit në skenë në vitin 2024, ndërsa ai ishte pak më shumë se një fëmijë në kohën e zgjedhjeve të para.

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë