BOTA

Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e Kuvendit të Republikës Sërpska nën dyshimet për sulm ndaj rendit kushtetues

n.f Përditësimi i fundit 24 Dhjetor 2024, 11:43
Prokuroria e Bosnjës kërkon të dhëna për seancën e
Foto ilustruese

BOSNJE- Prokuroria e Bosnjë e Hercegovinës i ka dërguar një kërkesë Kuvendit të Republikës Sërpska (RS) dhe kryetarit të këtij institucioni, Nenad Stevandiq, për dorëzimin e informacionit dhe ofrimin e detyrueshëm të ndihmës ligjore dhe bashkëpunimit zyrtar.

Nga Kuvendi i RS-së dhe Stevandiç kërkohet që urgjentisht t’i dorëzojnë dokumentet zyrtare që lidhen me thirrjen e Kolegjiumit të Kuvendit të RS-së, si dhe të gjitha dokumentet shoqëruese me propozimet e rendit të ditës për seancën e veçantë të Kuvendit të RS-së më 24 dhjetor.

Kuvendi i Republikës Sërpska (RS) do të shqyrtojë të martën, më 24 dhjetor, në një seancë të veçantë, "informacionin mbi shkatërrimin e sistemit ligjor në Bosnjë e Hercegovinë nëpërmjet shkeljes së Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit".

Kjo kërkesë, siç thuhet, bazohet në Ligjin për Procedurën Penale të Bosnjë e Hercegovinës dhe të dhënat e disponueshme që tregojnë dyshime për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë "Marrëveshjen për kryerjen e veprës penale", "Përgatitjen e veprës penale" dhe "Sulmin ndaj rendit kushtetues".

Prokuroria ka theksuar dyshime edhe për vepra të tjera penale, si "Moszbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës, Gjykatës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut", si dhe "Pengimi i zyrtarëve në kryerjen e detyrave zyrtare".

Para deputetëve është gjyqi ndaj Millorad Dodikut, president i RS-së, i cili cilësohet si një proces “politikisht i sajuar”.

"Seanca lidhet edhe me ligjin sipas të cilit po gjykohet presidenti i RS-së, i cili është imponuar nga përfaqësuesi i lartë. Vendimet e imponuara nga Schmidt kërcënojnë që Bosnjë e Hercegovina të funksionojë sipas ligjeve të përfaqësuesit të lartë dhe jo sipas vendimeve të institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës", tha Nenad Stevandiq, kryetar i Kuvendit të RS-së më 23 dhjetor.

Ai shtoi se para mbledhjes së Kuvendit do të përgatiten propozime për përfundime, pa dhënë detaje nëse ndonjë prej tyre do të lidhet me gjyqin ndaj Dodikut.

Prokuroria e Bosnjës dhe Hercegovinës më 11 gusht të vitit të kaluar ngriti aktakuzë kundër Dodikut, pasi ai nënshkroi dekretet presidenciale dhe shpalli të vlefshme dy ligje entitetesh, të cilat më parë ishin anuluar nga përfaqësuesi i lartë Christian Schmidt. Përveç tij, Prokuroria akuzon edhe Millosh Llukiqin, i cili, si ushtrues detyre i drejtorit të Gazetës Zyrtare të RS-së, mundësoi publikimin e dekreteve të Dodikut në këtë botim.

Bëhet fjalë për ndryshimet në Ligjin për publikimin e ligjeve dhe akteve të tjera të RS-së dhe Ligjin për moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë e Hercegovinës. Përfaqësuesi i lartë në Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt, i anuloi të dy ligjet më 1 korrik 2023, ndërsa procedura legjislative zyrtarisht ishte ende në zhvillim.

Po atë ditë, Schmidt, duke përdorur kompetencat e tij të Bonit, imponoi ndryshimet në Kodin Penal të BeH-së, ku u shtua vepra penale "moszbatimi i vendimeve të përfaqësuesit të lartë", për të cilën Dodik u akuzua. Millorad Dodik ndodhet në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara që nga korriku i vitit 2017 për pengimin ose kërcënim për pengimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit.

Në fillim të janarit 2022, ai u sanksionua përsëri, pasi direkt ose indirekt mori pjesë në shkeljen ose aktin që pengonte ose kërcënonte zbatimin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, si dhe për aktivitete korruptive./REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë