BOTA

Propozimet e CDU/CSU për ashpërsimin e politikës së emigrimit, arrest para dëbimit dhe humbje shtetësie

n.f Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 14:51
Propozimet e CDU/CSU për ashpërsimin e politikës së
Foto ilustruese

GJERMANI- Bundestagu voton sot pasdite me emër për propozimet e CDU/CSU-së për ashpërsimin e politikës së migrimit dhe forcimin e sigurisë së brendshme. Po të mos veprojmë, shoqëria mund të dalë jashtë binarëve, tha Karin Prien.

Nënkryetarja e partisë Bashkimit Kristjandemokrat CDU, Karin Prien shpjegoi se lëvizja e partive unioniste ishte e lidhur me një rrezik. Edhe për të, si për shumë të tjerë në CDU dhe CSU, vendimet aktuale nuk janë të thjeshta. Por ndryshimi i kushteve kërkon gjithashtu përgjigje të reja. Dhuna në Aschaffenburg shënoi një pikë kthese dhe shumë njerëz mendojnë se shteti nuk mund të garantojë më sigurinë e tyre. Prien përsëriti në radion Deutschlandfunk se nuk dëshironte të bashkëpunonte me AfD-në dhe se propozimet në Bundestag ishin një ofertë për SPD-në dhe të Gjelbrit.

Faeser dhe Baerbock paralajmërojnë CDU/CSU të mos bashkëpunojnë me AfD


Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser ka paralajmëruar ndërkohë CDU/CSU që të mos vendosë, së bashku me AfD, për të ashpërsuar politikën gjermane të migrimit. Partitë unioniste duhet të heqin dorë sa më shpejt nga "rruga e gabuar nacionale” e cila do të ishte e mundur vetëm me votat e AfD-së, tha politikania socialdemokrate për gazetat e grupit mediatik Funke. Në vend të kësaj, duhet të miratohen ligje nga qendra demokratike që mund të forcojnë sigurinë dhe të pengojnë më tej migrimin e parregullt. Faeser iu referua reformës evropiane të azilit dhe ligjit të ri federal të policisë.

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock kritikoi gjithashtu propozimet e partive unioniste të vëna për votim. "Evropa mund të punojë vetëm së bashku dhe migrimi i rregullt mund të jetë vetëm europian”, tha ajo për mediat Funke. Fakti që kryetari i CDU-së, Friedrich Merz po provokon fqinjët evropianë në një kohë kur Evropa duhet të bashkohet po i bën shumë dëm Gjermanisë, theksoi politikania e Partisë Të Gjelbrit.

AfD ka shpallur dakordimin - FDP do të paraqesë mocionin e saj


Propozimet e grupit parlamentar të CDU/CSU përfshijnë ndër të tjera kthimin pas të azilkërkuesve në kufijtë gjermanë dhe arrestimin e personave të cilëve u kërkohet të largohen nga vendi dhe nuk mund të dëbohen. Në propozime kërkohet më tej që të jetë e mundur ata që mbajnë dy shtetësi, edhe shtetësinë gjermane, dhe që kryejnë krime të rënda, të humbasin shtetësinë gjermane. Për më tepër, autoriteteve të sigurisë duhet t'u jepen më shumë kompetenca.

AfD ka njoftuar miratimin. FDPdëshiron të mbështesë disa pjesë të propozimeve, por ndërkohë ka njoftuar se do të fusë në debat propozimin e saj, i cili sipas saj shkon dukshëm më larg se propozimet e CDU dhe CSU.

Kreu i grupit parlamentar të FDP-së Christian Dürr i tha Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa se ndihma për zhvillim duhet, për shembull, të lidhet me marrëveshjet e riatdhesimit me vendet në fjalë. Votimi i partisë BSW nuk dihet ende. SPD, Të Gjelbrit dhe Partia e Majtë janë kundër këtyre planeve. Ata besojnë se po shkelet ligji gjerman dhe ai evropian. Në hapje të seancës, kancelari Olaf Scholz do të bëjë një deklaratë qeveritare./ DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë