BOTA

Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë endacakë ngjall zemërim

n.f Përditësimi i fundit 28 Korrik 2024, 22:36
Propozimi i Turqisë për të vrarë qentë endacakë
Qen endacak

TURQI- Thirrja e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan për vrasjen e qenve të rrugës ka nxitur zemërim që analistët thonë se po kalon vijat politike në të gjithë vendin. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës nga Stambolli Dorian Jones, propozimi po ringjall kujtimet e errëta të së kaluarës së Turqisë. Projekligji i qeverisë që parashikon grumbullimin e miliona qenve endacakë ka çuar në një sërë protestash. Edhe sot kritikë e propozimit dolën në rrugët e Ankarasë duke kërkuar tërheqjen e tij.

Protestat kanë shpërthyer së fundmi në të gjithë Turqinë për shkak të një ligji të propozuar për të grumbulluar miliona qen endacakë. Sipas ligjit, qentë do të vriteshin pas 30 ditësh nëse pronarët e tyre nuk paraqiten apo nuk gjenden pronarë të rinj. Protestuesja Zulal Kalkandelen thotë se propozimi është jo njerëzor.

“Ata planifikojnë t'i grumbullojnë në strehimore, të cilat ne i quajmë kampe vdekjeje. Prej kohësh është bërë një fushatë për të nxitur urrejtjen ndaj kafshëve endacake. Populli ynë që jeton prej shekujsh me qentë e rrugës, tani po bindet që këto kafshë duhen të zhduken”, thotë për Zërin e Amerikës, protestuesja Zulal Kalkandelen.

Legjislacioni i propozuar ngjall kujtime të një kapitulli të errët në të kaluarën e Stambollit. Në vitin 1910, qentë e rrugës u mblodhën dhe u lanë në një ishull pranë qytetit për të vdekur nga uria. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan i hedh poshtë shqetësimet e kundërshtarëve, duke thënë se kafshët endacake janë bërë një kërcënim për shoqërinë, duke shkaktuar aksidente trafiku dhe duke përhapur sëmundje.

“E vërteta është se një pjesë e madhe e shoqërisë dëshiron që kjo çështje të zgjidhet sa më shpejt dhe rrugët tona të bëhen të sigurta, veçanërisht për fëmijët tanë. Nuk mund ta injorojmë këtë kërkesë”, thotë presidenti Erdogan.

Megjithatë, aktivistët thonë se ka mënyra më njerëzore për të trajtuar shqetësimet e njerëzve. Avokatja Elcin Cemre Sencan është një nga organizatorët e protestës.

“Ka njerëz që shqetësohen nga këto kafshë, por zgjidhja nuk është t'i vrasim. Studimet kanë treguar se sterilizimi i kafshëve, veçanërisht i qenve, zvogëlon numrin e tyre, si dhe sulmet ndaj njerëzve”, thotë për Zërin e Amerikës zonja Sencan.

Partia e Presidentit Erdogan AK pësoi së fundmi një humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Kundërshtarët thonë se zoti Erdogan, me këtë propozim, mund të jetë duke bërë përpjekje për të rifituar përkrahjen e votuesve konservatorë, duke llogaritur se kundërshtimet ndaj legjit për qentë e rrugës do të vijnë kryesisht nga opozita laike.

“Ne i dimë problemet tona; bota i di problemet tona, por ata duan të largojnë vëmendjen duke shfrytëzuar kafshët. Qentë nuk mund të flasin, ne jemi këtu për të qenë zëri i tyre”, thotë për Zërin e Amerikës, Eyup Cicerali.

Një sondazh i fundit thotë se më pak se tre për qind e turqve mbështesin vrasjen e qenve të rrugës, duke treguar se kundërshtimi ndaj propozimit kalon kufijtë politikë dhe fetarë. Analistët paralajmërojnë se legji për qentë e rrugës, që do të dërgohet në parlament në javët e ardhshme, mund të jetë një veprim i rrezikshëm për Presidentin Erdogan./ VOA

turqi vrasje qen endacak

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë