BOTA

Protestat dhe tensionet në Serbi, DW: RTS mes dy zjarreve

r.ll Përditësimi i fundit 23 Prill 2025, 09:21
Protestat dhe tensionet në Serbi, DW: RTS mes dy zjarreve
foto ilustruese

SERBI- Ka disa ditë që flitet se policia mund të thyejë bllokadën studentore të Radio Televizionit të Serbisë (RTS), por bllokada e filluar me 14 prill, po vazhdon. Nga disa dhjetëra deri në disa mijëra njerëz - në varësi të orës së ditës, po e mbajnë të bllokuar RTS dhe nuk po i lejojnë punonjësit të hyjnë.

Programi i RTS-së është ndërprerë ndërsa lajmet qendrore duken si një emision mezi i montuar i ndonjë televizioni lokal. Studentët të cilët prej pesë muajsh kanë bllokuar fakultetet e tyre, pohojnë se do të qëndrojnë para shërbimit publik deri në shpalljen e sërishme të zgjedhjeve për Rregullatorin e Medias Elektronike (REM). Ose deri në "mbylljen” e RTS.

Situata është kryesisht e qetë gjatë protestave, me përjashtimi të mërkurës së kaluar (16 prill), kur policia u përpoq për një kohë të shkurtër të mundësonte kalimin e punonjësve.

Gazetarët të inatosur dhe të frikësuar

Drejtori i RTS, Dragan Bujosheviç, nuk po deklarohet - kështu është prje vitesh. Janë lëshuar vetëm disa deklarata për "bllokada të paligjshme”, "persekutim” të punonjësve dhe kushtet më të vështira të punës "që nga bombardimet në vitin 1999”. Disa gazetarë të RTS-së thonë për DW se janë të indinjuar me redaksinë, por edhe me kritikat e njëanshme që e paraqesin RTS si problemin më të madh në peizazhin mediatik. Disa kanë frikë dhe ndihen sikur janë vënë në shënjestër.

Por ka dhe të tillë që mendojnë se RTS duhet të ndërprejë programin. Sa i përket lajmeve, gazetarët e dinë se RTS është larg objektivitetit. Për shembull presidenti Aleksandar Vuçiç vjen si mysafir në program kur të dojë. Por Vuçiçi tani mund të jetë i gëzuar për bllokadën e RTS, ku ka pasur edhe kritika ndaj tij. RTS financohet me paratë e shtetit. 

Shumë gazetarë të RTS besojnë se ata pa të drejtë janë vënë mes protestave dhe regjimit të Vuçiçit, janë vënë në shënjestër të tabloideve dhe televizioneve agresive të regjimit nga njëra anë dhe mediave që kritikojnë gjithmonë qeverinë në anën tjetër.

Rreth 200 punonjës, të mbledhur në nismën "Protesta jonë", pohojnë se drejtuesit e RTS po i diskriminojnë punëtorët dhe po e dëmtojnë programin. Ndaj RTS ka sulme të shumta nga të gjitha anët. Mediat e afërta me regjimin po i quajnë protestat e studentëve si "aksion terrorist”, "terror të pakicës” dhe "dhunë kriminale” ndaj punonjësve të shërbimit publik.

Ndersa studentët thonë se e drejta e punëtorëve të RTS për "punë dinjitoze" po kërcënohet - jo nga bllokada, por nga regjimi dhe qeveria serbe. "Ayre u mohohet mundësia e mendimit kritik dhe veprimit të lirë, përmes mashtrimeve të shumta, frikësimit dhe ekspozimit ndaj presioneve të mëdha”.

Çfarë RTS "meriton të ekzistojë"?

Shoqatat e mëdha të gazetarëve, UNS dhe NUNS, e dënuan vendosjen e posterave që u ngjarjnë urdhërarresteve kundër redaktorëve të RTS. E janë publikuar edhe numrat e telefonave të disa gazetarëve e drejtuesve në rrjetet sociale.

Por mendimet ndryshojnë për vetë bllokadën. Ndërsa UNS apelon që të gjithë gazetarët të lejohen të punojnë, NUNS thotë se RTS është jashtë kornizës së gazetarisë dhe ligjit, ndaj nuk do të mbrojnë dikë që shkel kodin.

"Protesta e studentëve është e justifikuar. Është finalja logjike e gjithçkaje që ka ndodhur në dekadën e fundit, pasi RTS po humbet profesionalizmin dhe po kthehet në buletinin propagandistik të Vuçiçit", thotë për DW, kreu i shoqatës, Zheljko Bodrozhiq.

Ndërsa sociologu Vladimir Vuletiç, dikur anëtar i Bordit të Drejtorëve të RTS, dënon bllokadat.Ai shton se ka nga ata si në qeveri ashtu edhe në opozitë që do të ishin të lumtur të shihnin mbylljen e shërbimit publik.

Bodrozhiq mendon se RTS ka nevojë për një reformë rrënjësore dhe për shndërrim në një shërbim të vërtetë publik. E ka nevojë edhe për reforma të tjera, sepse regjimi ka vendosur në postet vendimmmarrëse njerëzit e vetë.

Bllokada e RTS-së vazhdon dhe ditët e fundit është shndërrruar në ngjarjen qendrore e protestës, e cila po i afrohet gjashtëmujorit të saj, ndërkohë që nuk dihet se kur do të përfundojë. Studentët thonë se nuk janë të lodhur me protesta./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë