BOTA

Protestat e dhunshme në Britani/ Starmer: Protestuesit do të përballen me forcën e ligjit

S.B Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 17:52
Protestat e dhunshme në Britani/ Starmer: Protestuesit do të
Starmer

BRITANI E MADHE- Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat e dhunshme gjatë javës së kaluar, pas vrasjes së tre vajzave të reja në një sulm me thikë. Protestat, që janë drejtuar kryesisht kundër imigrantëve myslimanë, u nxitën pas përhapjes së një lajmi të rremë nga aktivistët e krahut të djathtë se autori i sulmit ishte një emigrant mysliman i sapo ardhur në Britani. Kryeministri britanik Keir Starmer mbajti sot një takim urgjent me ministrat dhe zyrtarët e lartë të zbatimit të ligjit, në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund dhunës nëpër rrugë dhe sulmeve ndaj hoteleve ku strehohen azilkërkuesit.

Kryeministri britanik tha se qeveria e tij do të përdor "forcën e plotë të ligjit" kundër protesuesve të dhunshëm që prej një javë kanë krijuar kaos në Britani dhe Irlandën Veriore.

"Janë bërë qindra arrestime. Disa janë paraqitur në gjykatë sot. Unë kam kërkuar identifikimin sa më të shpejtë të atyre që janë përfshirë në dhunë, të cilët do të ndjejnë fuqinë e plotë të ligjit. Unë kam qenë absolutisht i qartë se ligji penal zbatohet edhe për atë që publikohet në internet dhe jam i sigurt se kjo është qasja që po zbatohet", tha Kryeministri Starmer.

Trazirat shpërthyen javën e kaluar pasi tre vajza u vranë në një sulm me thikë në qytetin Southport në Anglinë veriperëndimore. 420 individë janë arrestuar deri më tani.

Grupet kundër imigrantëve dhe kundër myslimanëve përhapën dezinformata në internet se autori i dyshuar i sulmit ishte një islamist radikal i cili sapo kishte mbërritur në Britani.

Sipas policisë i dyshuari ka lindur në Britani dhe sipas njoftimeve të mediave, familja e tij është e krishterë dhe rasti në Southport nuk po trajtohet nga policia si incident terrorist.

"Cilido qoftë motivi, kjo nuk është protestë. Është dhunë e pastër. Ne nuk do të tolerojmë sulmet ndaj xhamive apo komuniteteve tona myslimane. Fuqia e plotë e ligjit do të përdorët ndaj të gjithë atyre që janë identifikuar se kanë marrë pjesë në këto aktivitete”, tha Kryeministri Starmer.

Dyqanet dhe bizneset u vandalizuan dhe plaçkitën, një bibliotekë në Liverpul u dogj dhe disa policë u plagosën, thuhet në deklaratat e policisë. Të dielën, prostestuesit i vunë zjarrin hoteleve të përdorura për të strehuar azilkërkuesit në Anglinë veriore.

Banorët e Londrës gjithashtu i dënuan protestat.

"Dhuna është e neveritshme. Asgjë nuk e arsyeton këtë lloj dhune ndaj njerëzve të pafajshëm. Unë mendoj se protestuesit po besojnë gënjeshtrat në internet", thotë Carmen Holdsworth Delgado, banore e Londrës.

“Më mërzit shumë që ne jemi kaq jo-tolerantë si komb. Megjithatë nuk mendoj se njerëzit që po i kryejnë këto janë përfaqësues të shoqërisë. Sidoqoftë, kështu i dukemi botës tani dhe kjo është shumë shqetësuese”, thotë Alan Willis.

Banorë të tjerë të Londrës, që thonë se janë ish imigrantë, nuk besojnë se dhuna që po përjeton vendi është pasqyra e vërtetë e Britanisë.

“Nuk kam frikë. Njerëzit e Mbretërisë së Bashkuar janë shumë miqësorë. Unë nuk kam fare frikë”, thotë Ola Akande, banor i Londrës.

“Nuk mendoj se dhuna është e rrënjosur në shoqërinë britanike. Mendoj se është një valë jashtëzakonisht shqetësuese që po përfshin Evropën. Ngritja e ekstremit të djathtë po ndodh në Francë prej nga vjen bashkëshorti im. Kjo po ndodh në Itali. Të gjithë miqtë e mi janë emigrantë. Emigracioni është thelbësor për çdo mjedis për ta ndërtuar atë”, thotë Debra Salvoni.

Hera e fundit që shpërthyen protesta të dhunshme në të gjithë Britaninë ishte në gusht të viti 2011, kur mijëra njerëz dolën në rrugë pasi policia qëlloi për vdekje një 29 vjeçar në Londër, prindërit e të cilit ishin me origjinë nga Afrika dhe vendet e Karaibeve.

Në atë kohë Kryeministri Starmer ishte Drejtor i Prokurorisë Publike./ VOA

starmer

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë