8 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba në 24 orë, Rrugorja bën kërdinë rrugëve të Shqipërisë
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit, duke shtuar monitorimet në akset ...
Parisi dhe Berlini synojnë organizimin e Botërorit 2038 ose 2042, ndërsa zgjerimi i mundshëm në 64 skuadra e bën më realist...
Manchester City është klubi që pritet të përfitojë më shumë nga Programi i Përfitimeve për Klubet i FIFA-s p...
Përdoruesit e platformave Facebook, Instagram dhe Messenger kanë raportuar probleme me funksionimin e tyre pasditen e së mërkurës, 22...
Teksa vendi ynë prej 53 ditësh po përballet me protesta masive, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, mesazhi i arkitekti i...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një dalje për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, ka sulmuar qeverin&eu...
Policia e Shtetit bën të ditur se në pranga ka rënë Sabri Sopoti, 60 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Dibrës ...
Spanja po përballet me një nga zjarret më të mëdha dhe më të vështira të viteve të fundit. Mbi 600 zjarrfik&...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet për një tjetër grup të ...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në afërsi të ishujve të Ksamilit, ku është gjetur i pajetë n...
Përplasje të rënda dhe akte dhune u regjistruan në Torino gjatë manifestimit në mbështetje të qendrës sociale Askatasuna, ku u mblodhën grupe antagoniste nga e gjithë Italia. Bilanci paraprak flet për të paktën 11 të plagosur, mes tyre efektivë të forcave të rendit, si dhe 10 persona të arrestuar.
Gjatë trazirave u sulmua edhe një trupë e gazetarëve RAI, ndërsa një agjent policie u rrethua dhe u godit brutalisht me mjete metalike.
Sipas autoriteteve, në orët e mbrëmjes grupe autonome dhe anarkistësh u shkëputën nga kortezhi kryesor dhe tentuan të çanin kordonët e policisë. Përplasjet më të ashpra ndodhën pas kampusit universitar Einaudi dhe më herët në Corso Regina Margherita 47, ish-selia historike e Askatasuna-s, e liruar nga policia në dhjetor pas gati 30 vitesh banimi të paligjshëm.
Manifestuesit hodhën shishe, gurë, bomba artizanale, fishekzjarre të ndërtuara me tuba metalikë, tymuese dhe sende të ndryshme të marra nga rruga. U dogjën kazanë mbeturinash, u shkatërruan pajisje urbane dhe u dëmtua edhe një mjet i blinduar i policisë, flakët e të cilit u shuan nga vetë efektivët. Policia reagoi me gaz lotsjellës dhe ndërhyrje për shpërndarjen e turmës. Përballja direkte zgjati mbi një orë e gjysmë.
Në manifestim morën pjesë rreth 15 mijë persona sipas forcave të rendit, ndërsa organizatorët pretendojnë deri në 50 mijë. Mes pjesëmarrësve kishte sindikata bazë, aktivistë të qendrave sociale, lëvizjen No Tav, figura publike si ilustratori Zerocalcare, si dhe disa politikanë të së majtës.
“Është goditur Shteti”
Qeveria italiane e ka cilësuar dhunën e ushtruar si një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Shtetit. Objektiv i sulmeve ishin forcat e rendit përfaqësues të autoritetit shtetëror si dhe pronat publike dhe rendi kushtetues. Tentativat për të thyer kordonët e sigurisë, përdorimi i mjeteve të rrezikshme dhe dëmtimi i infrastrukturës publike janë interpretuar si përpjekje për të sfiduar autoritetin e shtetit dhe ligjin.
Kryeministrja Giorgia Meloni reagoi ashpër, duke deklaruar: “Këto nuk janë protesta apo mospajtim, por sulme të dhunshme me qëllim goditjen e Shtetit dhe atyre që e përfaqësojnë. Dhe për këtë arsye duhet të trajtohen për atë që janë, pa asnjë justifikim dhe pa asnjë tolerancë.”
Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, telefonoi këtë mbrëmje ministrin e Brendshëm Matteo Piantedosi për të shprehur solidaritetin e tij ndaj agjentëve të sulmuar dhe forcave të rendit. Edhe kryetari i bashkisë së Torinos, Stefano Lo Russo, i dënoi ashpër ngjarjet, duke i cilësuar si “skena të tmerrshme” dhe njoftoi se Bashkia do të paraqitet si palë civile kundër autorëve të dhunës.
Reagime të forta pati edhe nga forcat politike, shumica e të cilave dënuan aktet e dhunës dhe shprehën solidaritet me policinë dhe gazetarët e sulmuar. Autoritetet kanë paralajmëruar se përgjegjësit do të identifikohen dhe do të përballen me drejtësinë.
“Ato që vijnë nga Torino janë pamje të papranueshme të një dhune të patolerueshme. Solidariteti im dhe i të gjithë Partisë Demokratike shkon për efektivët e forcave të rendit dhe gazetarët e goditur, si edhe për qytetin e Torinos, të cilët kanë pësuar një agresion kriminal nga grupe të dhunshme të organizuara dhe me fytyra të mbuluara. Dënimi ynë i dhunës është, si gjithmonë, më i vendosuri dhe shpresojmë që agresorët të identifikohen sa më shpejt", u shpreh sekretarja e Partisë Demokratike, Elly Schlein.
“Çfarë ndodh në Torino konfirmon se kush janë dhunuesit e vërtetë dhe kush përfaqëson rrezikun autentik për bashkëjetesën civile dhe për demokracinë tonë: antagonistët, të strehuar në qendra sociale të zëna në mënyrë të paligjshme, edhe falë mbështetjeve politike të mirë identifikueshme.
Edhe këtë herë, nga e majta do të dëgjojmë arsyetime hipokrite dhe surreale që synojnë të minimizojnë përgjegjësitë e këtyre delinkuentëve. Do të ketë dallimet e zakonshme mes “mirësisë” së kauzës për të cilën u protestua dhe disa manifestuesve të padisiplinuar që duhen ‘kuptuar’, por jo dënuar. Me gjasë, sot si dje, për ndonjë mendjehapur duhet të mbrohen sepse, edhe pse gabojnë, janë gjithsesi shokë lufte", deklaroi në një notë zyrtare Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi.
Policia kolumbiane, me mbështetjen e Interpolit, njoftoi sot se arrestoi bosin e një prej klaneve mafioze më të rrezikshme në Itali, Ro...
Numri i të vdekurve nga një rrëshqitjet e tokës një javë më parë në provincën Java Perëndimore të In...
Torino u përfshi nga skena të rënda dhune, që shënojnë një nga episodet më të ashpra të muajve të fundi...
Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se ish-princi Andrew Mountbatten-Windsor duhet të dëshmojë para Kongresit Amerikan në lidhje...
Mijëra protestues u mblodhën sot në Torino për të shprehur solidaritetin me qendrën sociale Askatasuna, e zbrazur nga autoritete...
Dosja e Jeffrey Epstein është sërish kthyer në qendër të vëmendjes, pas publikimeve të fakteve të reja, të bis...
Ministri i Mbrojtjes i Danimarkës, Troels Lund Poulsen, tha të shtunën (31 janar) se Danimarka synon të ketë prani më të fort...
“Po formohet një kornizë për negociatat me Shtetet e Bashkuara”, tha zyrtari i lartë iranian i sigurisë, Ali Larijani, n&eu...
Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë Jeffrey Epstein planifikonte ta shpërndante p...
Ish-Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak dhe ish-emisari për dialogun Kosovë-Serbi ka njoftuar se, pas publikimit të komunikimeve me ...