BOTA

Protestat e fermerëve japin rezultat, qeveria gjermane reforma të reja në bujqësi

e. d Përditësimi i fundit 26 Qershor 2024, 12:04

Protestat e fermerëve japin rezultat, qeveria gjermane reforma të reja

GJERMANI- Më pak burokraci, lehtësim nga taksat: grupet parlamentare të partive në qeveri ranë dakord për një paketë masash për bujqësinë. Një pjesë e saj do të miratohet në Bundestag javën e ardhshme.

Qeveria e koalicionit në Berlin ka rënë dakord për reforma të reja në bujqësi. Paketa e masave është një reagim ndaj protestave të fermerëve në fillim të vitit. Sipas drejtuesve të grupeve parlamentare, Rolf Mützenich (SPD), Britta Hasselmann (të Gjelbërit) dhe Christian Dürr (FDP), masat synojnë të lehtësojnë barrën mbi fermat dhe të forcojnë aftësinë për konkurrencë të bujqësisë gjermane.

Pozicion më i fortë në tregti

Prandaj, një komponent qendror i paketës është ulja e burokracisë. “Për këtë kemi analizuar gati 200 propozime nga landet federale”, sqaruan kryetarët e grupeve parlamentare. Përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së njoftuan gjithashtu se pjesë e paketës ishte zbutja e taksave për të të ardhurat nga bujqësia dhe pylltaria. Me zbutjen e tatimit mbi fitimin, merret si bazë një fitim mesatar për një periudhë trevjeçare, në vend të fitimit aktual vjetor. Kjo u mundëson fermerëve të kompensojnë më mirë të ardhurat nga vitet e mira dhe të këqija.

Përveç kësaj, blegtoria e ushqyer në kullota do të marrë mbështetje shtesë sipas Politikës së Përbashkët Bujqësore të BE-së. Një ndryshim i ligjit synon të forcojë pozitën e fermerëve kundrejt shitësve, për shembull.
Bundestagu do të votojë javën e ardhshme. Zbatimi tani është detyrë e federatës dhe landeve. Paketa bujqësore pritet të miratohet në Bundestag javën e ardhshme, shpjegoi Mützenich.

Kreu i grupit parlamentar të liberalëve FDP, Christian Dürr, deklaroi se fermerët e kishin shprehur me të drejtë pakënaqësinë e tyre në fillim të vitit. “Si koalicion ramë dakord të nisim një paketë të rëndësishme lehtësimi për fermerët”, tha politikani.

Qeveria tërheq planet e shkurtimeve

Sfondi i paketës së reformës janë protestat e fermerëve. Shkaku ishte plani për të shkurtuar subvencionet e naftës bujqësore, të cilën qeveria federale e njoftoi në fund të vitit të kaluar.

Që atëherë, qeveria federale ka tërhequr një pjesë të shkurtimeve të planifikuara. Është shtrirë në tre vjet edhe heqja e subvencionit për naftën bujqësore. Koalicioni njoftoi gjithashtu se përpara verës do të ndermerrte hapa për të lehtësuar barrën e fermerëve.
Rukwied këmbëngul për një “fillim të ri”

Presidenti i fermerëve, Joachim Rukwied, kritikoi sërish ashpër qeverinë federale. “Ajo që na duhet është një fillim i ri,” tha ai. Berlini duhet të ofrojë një herë e mirë rezultate në mënyrë që të mos kthehet prapa në fjalën e tij, kërkoi ai në Ditën e Fermerit në Cottbus.

Qeveria e koalicionit ka bërë shumë premtime në përgjigje të protestave masive të fermerëve, tha Rukwied. Megjithatë, ajo ende duhet të ofrojë në shumë fusha. Politikanët tani duhet të ripërqendrohen në aftësinë për konkurrencë të fermave dhe sigurinë ushqimore. Çështje të tilla si mbrojtja e klimës, biodiversiteti dhe mirëqenia e kafshëve mund të integrohen këtu. Sipas përfaqësuesve të fermerëve, protesta rreth Ditës së Fermerëve mund të priten sërish në Cottbus. “Mund të ketë një ose dy surpriza të vogla të këndshme,” tha Rukwied./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë