BOTA

Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për vazhdimin e tyre! Vuçiç në tur sensibilizimi në mbarë vendin

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 08:05

Protestat masive në Serbi, studentët të vendosur për

SERBIA- Saktësisht tre muaj pasi 15 vetë mbetën të vrarë nga shembja e tavanit në stacionin e trenit në Novi Sad dhjetëra mijëra protestues bllokuan tri urat mbi lumin Danub fundjavën e kaluar në Serbi. Qytetarët pretendojnë se korrupsioni në nivelet e larta qeverisëse është shkaktari i tragjedisë dhe se protestat mund t'i hapin rrugë një shoqërie më të mirë.

Protestuesit flasin për DW: "Shpresoj që fëmija im të rikthehet dhe të jetojë në një Serbi të lirë", thotë një grua e moshuar. Një protestues thekson, se: "krimi s'mund të qeverisë përjetësisht. Duhet të mbizotërojë ndershmëria dhe dashuria."

Protestuesit thuajse njëzëri kërkojnë që të zbatohet ligji. Bllokada e së shtunës (01.02.2025) ishte e fundit e një serie protestash të organizuara nga studentët, të cilët në dy muajt e fundit kanë ndërprerë mësimin në thuajse të gjitha universitetet shtetërore në Serbi.

Studentët vendosmëri deri në realizimin e kërkesave

Ata thonë se nuk do të tërhiqen derisa kërkesat e tyre të miratohen. Studentja Natalija Petroviç: "Së pari duam që të mbahet përgjegjësi ligjore dhe politike. Kemi parë dorëheqjet e kryeministrit dhe kryebashkiakut të Novi Sadit, por nuk kemi parë procedim penal ndaj tyre. Kërkojmë gjithashtu edhe dokumentacionin e plotë të restaurimit në stacionin hekurudhor."

Ekspertët na thonë, se jo vetëm ky dokumentacion është i paplotë por ai është edhe i manipuluar. Inxhinieri Zoran Xhaçiç, i cili ishte pjesë e ekipit restaurues të godinës ka qenë ndër të parët që bëri publike parregullsitë e rindërtimit. Tani ai është pjesë e komisionit të pavarur hetimor që po mbledh prova, të cilat sipas tij shkojnë deri në nivelet më të larta të qeverisë. Zoran Xhaçiç, Inxhinier gjeolog: "Prokuroria s'do të bëjë asgjë për aq kohë sa Vuçiç është kreu i qeverisë. Kjo nënkupton se na duhet ta bëjmë gjithçka vetë bashkë me studentët dhe t'i shkojmë kësaj gjëje deri në fund dhe të gjejmë fajtorin. Shpresojmë të gjejmë ndonjë prokuror të ndershëm, sepse kjo është e vetmja mënyrë.Vetëm kështu mund të arrestohen fajtorët e vërtetë dhe pjesa tjetër zhbëhet si një shtëpi prej letre."

Protestat kanë ngritur edhe pikëpyetje të reja. Si do të kalohet nga bllokimi i institucioneve, rrugëve dhe urave tek ndryshimi i vërtetë? Për këtë, Dusan Spasojeviç, analist politik vëren: "Tani është e nevojshme për të gjetur mënyra që institucionalizojnë krizën. Një ide që po diskutohet gjerësisht është ajo e qeverisë së tranzicionit ose e qeverisë teknike, e cila do të ishte një pikë lidhëse mes qeverisë dhe komunitetit akademik, duke krijuar një lidhje me universitetin."

Vuçiç në tur sensibilizimi në mbarë vendin

Por presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka refuzuar menjëherë këtë propozim. Aktualisht ai po zhvillon një tur në mbarë vendin, gjatë së cilit u tregon qytetarëve arritjet e qeverisjes së tij 12-vjeçare dhe protestat i konsideron si të organizuara nga shërbimet e huaja sekrete. Aleksandar Vuçiç: "Nuk do ta jap kurrë dorëheqjen dhe nuk do të ketë qeveri tranzicioni ose teknike. Këtë e garantoj me jetën time. Nuk do të ketë qeveri teknike apo tranzicioni. Do të ketë qeveri serbe. Zgjedhje? Po! Referendum? Po! Demokraci? Po! Gjithçka! Por s'do të ketë qeveri që është shërbëtore e dikujt tjetër."

Nga ana e tyre, opozita dhe studentët e kundërshtojnë idenë e zgjedhjeve të reja dhe çdo formë dialogu me qeverinë. Analisti politik, Dusan Spasojeviç shpjegon, se "një problem tjetër është se mungon një ndërmjetës neutral, siç do të ishte BE. Deri tani Bashkimi Europian ka qenë shumë pasiv dhe duket se mbështet qeverinë.

Studentët po mendojnë tashmë lëvizjen e tyre të radhës. Disa thonë se ka ardhur koha për përshkallëzim të protestave. Ata do të vendosin për këtë përmes votës demokratike në mbledhjen e tyre të radhës./ DW

serbia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë