Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

SERBI- Serbia prej javësh është përfshirë nga një valë protestash në mbarë vendin kundër korrupsionit në nivelet e larta të institucioneve. Vala e protestës mori shkas nga rrëzimi i çatisë së betonit në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar (2024), ku si pasojë humbën jetën si pasojë 16 vetë.
Indinjata publike për tragjedinë në Novi Sad ka të bëjë me përgjegjësinë për këtë fatkeqësi që bie ndaj figurave drejtuese, që nuk ndërmarrin sa duhet kundër korrupsionit dhe që nuk janë kujdesur për mbikëqyrjen e duhur të projekteve të ndërtimit.
Studentët janë angazhuar masivisht me përkushtim në protesta duke gjetur vazhdimisht forma paqësore por intensive proteste për të sensibilizuar mbi problemet. Turi me biçikleta drejt Strazburgut synon sensibilizimin e BE-së për problemet e Serbisë.
Studentët: BE duhet të angazhohet me shumë
Me helmeta në kokë dhe xhaketa fluoreshente si dhe të mbështjellë me flamurin e Serbisë, rreth 80 studentë nisën pedalimin nga korpusi i Universitetit të Novi Sadit deri në destinacionin 1.800km larg në perëndim. Gjatë udhëtimit studentët do të kalojnë nëpër disa metropole të BE-së, Budapest, Bratislavë, Vjenë, Mynih, ku ata krahas Evropës duan të senisibilizojnë edhe diasporën serbe në këto vende. Nga banorët e Novi Sadit studentët u përcollën me brohoritje me fjalët pumpaj, pumpaj, një nga sloganet e protestës (pompoje).
Serbia është një vend kandidat për t'u antarësuar në Bashkimin Europian dhe Brukseli i ka kërkuar që të ndërmarrëmasa për promovimin e lirisë së medias, luftën kundër korrupsionit dhe reformimin e sistemit elektoral. Por një pjesë e protestuesve mendojnë, se Europa nuk mban qëndrim si duhet dhe është shumë e butë kundrejt qeverisë në Beograd.
Tur protestash edhe brenda Serbisë
Studentët dhe qytetarët protestues kanë zhvilluar tur më këmbë edhe brenda vendit duke ecur prej ditësh në mes të marsit në drejtim të kryeqytetit të Serbisë.Dhjetëra protesta e incidente kanë ndodhur vetëm gjatë javës. Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe pushteti i tij deri më tani nuk dorëzohen lehtë. Ai thotë, se protestave u ka ardhur fundi, ndërsa studentët thonë se këtë e vendosin ata dhe jo presidenti.
Protestat çuan deri te dorëheqja e kryeministrit, Millosh Vukçeviq. Studentët thonë, se protestat nuk do të ndalen dhe se fundi i tyre nuk do të vijë kur ta thotë presidenti, por kur të thonë ata se janë plotësuar kushtet./DW
BRUKSEL- Rënia e tregjeve u pranua nga Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, në deklaratat e tij të sotme nga Bru...
UKRAINË- Zgjedhjet presidenciale në Ukrainë mund të caktohen që në korrik, pra menjëherë pas heqjes së ligji...
KINË- Një tarifë shtesë prej 34% për produktet amerikane është shpallur nga Kina në përgjigje...
ITALIA- Një 15-vjeçar nga Cesena në Itali u denoncua nga Policia Postare në Prokurorinë e Gjykatës për të Mitur...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se problemi më i dhimbshëm në shoqërinë shqiptare...
SHBA- Të paktën shtatë persona kanë vdekur pasi tornadot dhe erërat të forta përfshinë jugun e SHBA-s&e...
SHBA- Presidenti i SHBA Donald Trump sinjalizoi hapjen ndaj negociatave në lidhje me tarifat reciproke të shpallura të enjten. Trump ka th...
SHBA- Administrata Trump ka shkarkuar drejtorin dhe zëvendësdrejtorin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Shkarkimi i gjeneralit ...
KOREA E JUGUT- Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në mënyrë unanime mbajti në fuqi vendimin për shkarkimin e presidentit...
BRUKSEL- Fillimi i takimit dy ditor të ministrave të Jashtëm të NATO-s, u la në hije nga tarifat e importit të ve...