BOTA

Protestuesit serbë me biçikleta e çojnë fushatën kundër korrupsionit në Parlamentin Evropian

r.ll Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 10:06
Protestuesit serbë me biçikleta e çojnë fushatën
foto ilustruese

STRASBURG- Dhjetëra çiklistë serbë janë duke i bërë 1.300 kilometra rrugë drejt Parlamentit Evropian në Strasburg, për ta tërhequr vëmendjen në lidhje me fushatën e vendit të tyre kundër korrupsionit. Protestuesit me biçikleta u mirëpritën në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest, më 5 prill, pasi ishin nisur dy ditë më herët nga Novi Sadi i Serbisë.

Shembja e një strehe prej betoni në stacionin e trenit në Novi Sad nëntorin e kaluar vrau 16 njerëz dhe nxiti protesta gjithëkombëtare në Serbi. Protestuesit e fajësojnë Qeverinë për korrupsion dhe dështim. Protestuesit tani po përpiqen të fitojnë mbështetje edhe jashtë Serbisë dhe nga ligjvënësit e BE-së.

"Shpresojmë për ndryshim; shpresojmë për një vend më të mirë dhe shpresojmë për më të mirën", tha Stefan, i cili ishte në mesin e studentëve protestues që mbërritën me biçikleta në Budapest.

Kryetari i Budapestit, Gergely Karacsony, shprehu mbështetjen e tij për çiklistët serbë, ashtu si edhe disa studentë serbë që studiojnë në kryeqytetin hungarez.

"Jam këtu për të mbështetur miqtë, familjen dhe të gjithë ata që po përpiqen të ndryshojnë diçka në Serbi, që ta bëjmë Serbinë një vend më të mirë për të jetuar për të gjithë ne”, tha një studente.

Studentët në Serbi kanë qenë forcë shtytëse pas protestave kundër Qeverisë në vendin e tyre dhe kanë kërkuar nga ajo t’i bëjë publike të gjitha dokumentet që lidhen me punimet e ndërtimit në stacionin të trenit të Novi Sadit. Autoritetet pretendojnë se i kanë bërë publike të gjitha “dokumentet në dispozicion”, por protestuesit e hedhin poshtë këtë pretendim.

Studentët planifikojnë të udhëtojnë me biçikleta përmes katër vendeve – Hungarisë, Sllovakisë, Austrisë dhe Gjermanisë – përpara se të arrijnë në Francë brenda rreth dy javësh dhe në Parlamentin Evropian në Strasburg. Ndërkohë, në Serbi, presidenti Aleksandar Vuçiq emëroi të dielën Gjuro Macutin, profesorin e mjekësisë pak të njohur, si mandatar për kryeministër në mes të krizës politike.

Vuçiç, një nga themeluesit e Partisë Progresive Serbe në pushtet që nga viti 2012, e paraqiti këtë si "lëvizje e ndryshimeve të mëdha". Më 28 janar, kryeministri Millosh Vuçeviç dha dorëheqjen pas javësh protestash masive që kërkonin përgjegjësi për aksidentin fatal. Vuçiç tha se e kishte pranuar dorëheqjen me keqardhje, sepse, siç këmbënguli ai, Vuçeviq “nuk bëri asgjë të gabuar”./REL

protestuesit serbe parlamenti evropian

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë