BOTA

Pse Kim Jong-uni e ka fshirë nga historia nënën e tij ‘japoneze’

Piranjat Përditësimi i fundit 28 Qershor 2026, 23:43

Pse Kim Jong-uni e ka fshirë nga historia nënën e tij

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-unin. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten e hijshme dhe duke marrë me vete vajzën në poligonet ushtarake ku testohen armë gjithnjë e më të fuqishme. Megjithatë, në vendin e tij Kim ka ngritur një perde të dendur sekreti rreth gruas që e solli në jetë.

Problemi është se ajo kishte lindur në Japoni në vitin 1952, mes atyre dy milionë koreanëve që emigruan, pak a shumë vullnetarisht, në Perandorinë Japoneze midis viteve 1910 dhe 1945, kur Gadishulli Korean ishte një koloni e Tokios, e njohur si Joseon.

Nëna e Kimit quhej Ko Yong Hui. Babai i saj, Ko Kyong Thaek, ishte larguar nga ishulli korean Jeju drejt Osakës në Japoni gjatë viteve ’30 të shekullit të kaluar për të kërkuar një jetë më të mirë, duke u bërë drejtues i një fabrike.

Jeta e tij duket si një roman historik. Kur bombardimet amerikane nisën të shkrumbonin qytetet japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai u kthye në Jeju. Pas humbjes së Japonisë u fsheh nga frika se mos akuzohej për bashkëpunim me pushtuesit. Më pas, lufta civile mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut e detyroi të arratisej sërish fshehurazi në Osaka. Pikërisht në këtë qytet japonez, në vitin 1952, lindi vajza Yong Hui, e destinuar të lidhte fatin e saj me familjen Kim.


Yong Hui jetoi në Osaka deri në moshën dhjetëvjeçare. Në vitin 1962, Pheniani bindi rreth 90 mijë koreanë që kishin mbetur në Japoni të ktheheshin në atë që propaganda e regjimit e quante «parajsa tokësore e punëtorëve».

Vajza kishte talent për vallëzimin dhe, në adoleshencë, u pranua në trupën artistike Mansudae, të krijuar në vitin 1969 me urdhër të Kim Jong-ilit të ri, djalit të Kim Il Sungut, themeluesit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (emri zyrtar i Koresë së Veriut).

Mes balerinës dhe trashëgimtarit të dinastisë ishte dashuri me shikim të parë.

Kim Jong-il nuk u martua me të, sepse kishte tashmë një bashkëshorte zyrtare, por Yong Hui i solli në jetë tre fëmijë, të cilët u njohën zyrtarisht: Kim Jong-chol, Kim Jong-un dhe Kim Yo-jong.

Kim Il Sungu i moshuar, komunist dhe moralist i rreptë, nuk pranoi kurrë t'i shihte ata nipër, të lindur jashtë martese. Përkundrazi, ata ishin fëmijët e preferuar të Kim Jong-ilit, i cili në vitin 1994 u bë «Udhëheqësi i Dashur» i Koresë së Veriut, pasi trashëgoi pushtetin suprem nga babai i tij, që kishte vdekur nga një atak në zemër.

Kim Jong-il pati edhe dy vajza nga bashkëshortja zyrtare dhe një djalë, Kim Jong-nam, nga një partnere tjetër.

Përzgjedhja e Kim Jong-unit si trashëgimtar i «fronit të kuq» duket se ndodhi më shumë nga mungesa e alternativave.

Jong-chol ishte më i apasionuar pas muzikës sesa pas pushtetit (madje thuhet edhe pas drogës); Yo-jong është grua, edhe pse sot konsiderohet këshilltarja më e besuar e Kim III; ndërsa gjysmëvëllai Jong-nam kishte dyshime për regjimin absolut dhe u vra në vitin 2017 në aeroportin e Kuala Lumpurit.

Një sagë familjare e mbushur me intriga, tradhti dhe gjak.

Mbetet për t'u shpjeguar pse Kimi, njeriu që i jep aq shumë rëndësi familjes, ka fshirë çdo referencë për nënën e tij, të cilën, sipas shumë rrëfimeve, e donte jashtëzakonisht shumë.

Këtë e mbështet veçanërisht shkrimtari japonez Gomi Yoji, autor i librit «Ko Yong Hui, koreano-japonezja që u bë nëna e Kim Jong-unit».

Sipas Gomit, në Japoni jetojnë ende rreth pesëdhjetë të afërm biologjikë të Kim Jong-unit.

Prestigji i brendshëm i dinastisë që sundon Korenë e Veriut prej tetë dekadash lidhet me të ashtuquajturën «vija e gjakut të malit Paektu», mali në kufi me Kinën ku, sipas legjendës, kishte lindur në shekullin XXIV para Krishtit mbreti mitik Dangun dhe ku, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Kim Il Sungu thuhet se kishte ngritur shtabin e tij në luftën kundër kolonialistëve japonezë.

Sipas mitologjisë zyrtare të regjimit, edhe Kim Jong-ili ka lindur në malin Paektu, ndërsa Kim Jong-uni ngjitet shpesh në majën e tij mbi një kalë të bardhë sa herë dëshiron të kujtojë origjinën heroike të dinastisë.

T'i bëhej e ditur popullit se ai është djali i një «gjysmë japonezeje» do të ishte një goditje e rëndë për Marshallin-President.

Marrëdhëniet mes Phenianit dhe Tokios kanë qenë gjithmonë të tensionuara.

«Një zbulim i tillë publik do të kishte ndikimin e një bombe atomike mbi sistemin e pushtetit trashëgimor të regjimit», thotë Ryu Hyun-woo, ish-diplomat i Phenianit, i arratisur në Korenë e Jugut.

Mes fletushkave propagandistike që kundërshtarët nga Koreja e Jugut kanë hedhur me balona mbi territorin e Koresë së Veriut, disa kanë vënë në shënjestër Kim Jong-unin duke i kujtuar se «nuk është pasardhës i malit Paektu, por i malit Fuji», malit të shenjtë të Japonisë.

Ja pse ai ka fshirë nga kujtesa publike figurën e nënës së tij, e cila vdiq nga kanceri në vitin 2004, në një klinikë në Paris./Corriere della Sera

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë