Britania e Madhe, Australia dhe Kanadaja njohën zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve që kanë ndërmarrë këtë hap politik. Në ditët në vijim pritet edhe Franca me vende të tjera europiane.
Vendimi ka shkaktuar reagime të forta: kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e cilësoi si një shpërblim për “terrorizmin monstruoz të Hamasit”, ndërsa SHBA e ka kundërshtuar ashpër. Pyetja kryesore është se çfarë ndryshon me këtë akt dhe cili është kuptimi i tij real.
Çfarë do të thotë njohja e shtetit palestinez?
Palestina është një shtet që ekziston dhe nuk ekziston njëkohësisht. Ajo gëzon një shkallë të gjerë njohjeje ndërkombëtare, ka përfaqësi diplomatike jashtë vendit dhe merr pjesë në kompeticione sportive ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike. Por, për shkak të konfliktit me Izraelin, nuk ka kufij të përcaktuar ndërkombëtarisht, nuk ka kryeqytet të njohur dhe as ushtri.
Autoriteti Palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të viteve ’90, nuk kontrollon të gjithë territorin dhe popullsinë, për shkak të pushtimit ushtarak izraelit në Bregun Perëndimor. Ndërsa Gaza, e konsideruar gjithashtu territor i pushtuar, ndodhet aktualisht në një luftë shkatërrimtare.
Kështu, njohja mbetet kryesisht simbolike. Ajo nuk ndryshon situatën në terren, por përfaqëson një deklaratë të fuqishme politike dhe morale. Ish-ministri i Jashtëm britanik David Lammy e quajti këtë një detyrim moral të Britanisë, duke kujtuar Deklaratën e Balfourit të vitit 1917, e cila mbështeti krijimin e një atdheu për hebrenjtë, por premtoi gjithashtu se të drejtat e komuniteteve jo-hebreje nuk do të cenoheshin. Për shumëkënd, ky zotim ka mbetur një çështje e papërfunduar e historisë ndërkombëtare.
Kush e njeh Palestinën si shtet?
Sot, rreth 75% e vendeve anëtare të OKB-së e njohin Palestinën, mes të cilave edhe Shqipëria, e cila e ka bërë një gjë të tillë në vitin 1988. Ajo ka statusin e “shtetit vëzhgues të përhershëm” në Kombet e Bashkuara, gjë që i jep të drejtë pjesëmarrjeje, por jo vote. Me njohjen nga Britania dhe Franca, Palestina do të gëzojë mbështetjen e katër prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Vetëm SHBA do të mbetet në minorancë të plotë.
Kina dhe Rusia e kanë njohur Palestinën që prej vitit 1988. Ndërsa SHBA ka njohur Autoritetin Palestinez që në vitet ’90, por jo shtetin palestinez. Administrata të ndryshme amerikane kanë mbështetur në teori një zgjidhje me dy shtete, por nën presidencën e Donald Trump, politika amerikane u pozicionua më fort se kurrë në favor të Izraelit.
Pse tani?
Tradicionalisht, qeveritë britanike e kanë lidhur njohjen e Palestinës me një proces paqeje më të gjerë dhe me bashkëpunim ndërkombëtar, në mënyrë që vendimi të kishte “momentin e duhur të ndikimit”. Ideja ishte se një njohje e njëanshme do të ishte gjest politik pa pasoja reale.
Por ngjarjet e muajve të fundit e kanë ndryshuar qasjen. Pamjet e urisë dhe shkatërrimit në Gaza, zemërimi publik ndaj fushatës ushtarake izraelite dhe ndryshimet e forta në opinionin publik perëndimor kanë detyruar disa qeveri të veprojnë tani.
Qëndrimi i SHBA
Administrata e Trump ka shprehur qartë kundërshtimin e saj. Vetë presidenti tha se ka “mospajtime” me Netanyahun mbi këtë çështje, por qëndrimi zyrtar amerikan është shndërruar në kundërshtim të hapur ndaj idesë së shtetit palestinez.
Ambasadori aktual amerikan në Izrael, Mike Huckabee, deklaroi qershorin e kaluar se SHBA nuk e mbështet më krijimin e një shteti palestinez. Ndërsa Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, tha se njohja ndërkombëtare do ta bënte Hamasin “më të guximshëm”. Në një konferencë të përbashkët me Netanyahun më 15 shtator, Rubio paralajmëroi se njohja do të shihej nga Izraeli si një “shpërblim për terrorizmin”, pas sulmeve të 7 tetorit 2023.
Ai shtoi gjithashtu se SHBA ka paralajmëruar vendet që mbështesin këtë hap se pasojat mund të jenë të rënda, përfshirë një aneksim të mundshëm të Bregut Perëndimor nga Izraeli. Sipas tij, kjo do ta vështirësonte edhe më shumë një armëpushim në Gaza.
Një çështje simbolike, por me peshë politike
Njohja e Palestinës nga tre shtete të rëndësishme perëndimore nuk do të ndryshojë realitetin e konfliktit në terren, por ka një peshë të fortë simbolike dhe diplomatike. Ajo e bën SHBA-në pothuajse të vetme në refuzimin e saj dhe mund të shënojë një pikë kthese në mënyrën se si bota e sheh zgjidhjen me dy shtete.
Ndërkohë, Izraeli paralajmëron për pasoja të rënda, ndërsa palestinezët e shohin si një hap të vonuar drejt legjitimitetit të shtetit të tyre. Për momentin, njohja mbetet më shumë një mesazh politik sesa një ndryshim real, por ajo ka hapur një kapitull të ri në diplomacinë ndërkombëtare mbi një nga konfliktet më të gjata dhe më të ndërlikuara të botës./BBC
Artikuj te sugjeruar
BOTA
21 Shtator17:15
Taksë 2% për miliarderët/ Njeriu më i pasur del kundër, do humbiste mbi 100 mln euro menjëherë
Bernard Arnault, shefi i grupit të mallrave luksoze LVMH dhe njeriu më i pasur i Francës, ka sulmuar një taksë të propozuar prej 2...
BOTA
21 Shtator16:56
Reagim i ashpër nga Izraeli për njohjen e shtetit të Palestinës: Shpërblim për vrasësit e Hamasit!
Izraeli ka reaguar ashpër ndaj njohjes së shtetësisë palestineze nga Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia.
Ministri izraelit i...
BOTA
21 Shtator16:44
Britania, Kanadaja dhe Australia e njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia e kanë njohur zyrtarisht shtetin palestinez të dielën, duke iu bashkuar vendeve të tjera në nj...
BOTA
21 Shtator15:31
Zi në botën e medias/ Ndahet nga jeta në moshën 79-vjeçare gazetari i njohur
Gazetari dhe prezantuesi i njohur britanik, John Stapleton, është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ndërroi jet&eum...
BOTA
21 Shtator15:25
“E mbështolla me çarçaf”, 62-vjeçarja zbulon si e varrosi nënën e saj në stallën e kafshëve dy vite më parë
Një ngjarje tronditëse është zbuluar në Greqinë Qendrore, ku një grua 62-vjeçare u zbulua se kishte fshehur vdekjen e ...
BOTA
21 Shtator15:00
Aleanca që ndërtoi lirinë, sot në sprovë
Kur në vitin 1998, Kosova po mbytej nga dhuna e regjimit serb, shpresa për mbijetesë vinte nga një adresë: Shtetet e Bashkuara të ...
BOTA
21 Shtator14:59
Rusia “ndez sërish gjakrat”/ Ja cilët shtete europiane janë “pretë” e preferuara të Putinit
Rusia po vazhdon të sfidojë hapur NATO-n me provokime të përsëritura, duke rritur tensionet në kufijtë lindorë të...
BOTA
21 Shtator14:38
"Edhe në vdekje, Kirk shpëtoi jetë"/ Mjeku zbulon 'mrekullinë absolute'...si trupi i Charlie 'ndaloi' plumbin?!
SHBA- Zëdhënësi i Turning Point USA, Andrew Kolvet, tha të shtunën se kirurgu i Charlie Kirk e quajti një "mrekul...
BOTA
21 Shtator14:32
Dueli i titanëve: BMW iX3 kundër Mercedes GLC – kush e sundon epokën elektrike?
Kur BMW dhe Mercedes nisin një duel, bota e makinave ndalet. Në IAA Mynih, dy gjigantët gjermanë prezantuan armët e tyre më të...
BOTA
21 Shtator14:38
Vendim historik! Britania e Madhe pritet të njohë zyrtarisht sot shtetin e Palestinës
Kryeministri britanik Keir Starmer pritet të shpallë zyrtarisht vendimin për të njohur shtetin palestinez këtë pasdite, raporton...