
Kryeministri i Norvegjisë, Jonas Gahr Støre, ka deklaruar se dakordësohet me pranimin e Princeshës së Kurorës, Mette-Marit, se ka treguar “vlerësim të dobët” në lidhje me kontaktet e saj me financierin amerikan Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale.
Deklarata vjen pasi në dokumentet e publikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, emri i Mette-Marit përmendet qindra herë në korrespondencën e Epstein gjatë viteve 2011–2014. Princesha pranoi publikisht se i vjen keq për çdo kontakt me të dhe e cilësoi situatën “të turpshme”, duke shprehur solidaritet me viktimat e abuzimeve të Epstein.
Sipas dosjeve, Mette-Marit ka kaluar katër ditë në shtëpinë e Epstein në Palm Beach, Florida, në janar të vitit 2013. Në disa email-e, korrespondenca mes tyre shihet si miqësore, çka ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik norvegjez. Një mesazh lë të kuptohet se princesha ishte në dijeni edhe për dënimin e parë të Epstein në vitin 2008.
Kryeministri Støre, në një reagim të pazakontë për një anëtar të familjes mbretërore, tha se edhe ish-kryeministri Thorbjørn Jagland kishte treguar “gjykim të dobët”, pasi kishte planifikuar pushime familjare në ishullin privat të Epstein, udhëtim që më pas u anulua.
Ky zhvillim vjen në një moment delikat për familjen mbretërore norvegjeze, vetëm pak ditë para nisjes së gjyqit 7-javor ndaj Marius Borg Høiby, djalit të Mette-Marit nga një lidhje e mëparshme. Ai përballet me 38 akuza, përfshirë përdhunim dhe sulme seksuale, të cilat i mohon. Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në 10 vjet burg.
Asnjë anëtar i familjes mbretërore nuk do të marrë pjesë në seancat gjyqësore. Megjithatë, Princi i Kurorës Haakon deklaroi se familja po kalon një periudhë të vështirë dhe se mendimet e tyre janë me të gjithë të prekurit nga kjo çështje.
Ndërkohë, Princesha Mette-Marit, e cila vuan nga fibrozë pulmonare dhe mund të ketë nevojë për transplant mushkërie, përballet me një tjetër goditje serioze për imazhin e monarkisë norvegjeze.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Shkurt08:13
Dyshimet për pagesa financiare nga Jeffrey Epstein, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste
Lord Mandelson ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësia në Partinë Laburiste britanike, duke deklaruar se nuk dëshiron t&eum...
BOTA
2 Shkurt07:54
Trump: Kur të mos jem unë, OKB-ja do të jetë në gjendje të zgjidhë luftërat
‘Organizata e Kombeve të Bashkuara ka “një potencial të jashtëzakonshëm” për të zgjidhur konfliktet nd&eu...
BOTA
1 Shkurt23:40
Stuhia shkatërroi gjithçka, Portugalia ofron 3 miliardë dollarë për të ndihmuar të prekurit
Qeveria e Portugalisë miratoi të dielën një paketë kredish dhe stimujsh prej 2.5 miliardë eurosh (3.0 miliardë dollarë...
BOTA
1 Shkurt23:08
Epoka post-Maduro, Venezuela liron 9 të burgosur të tjerë politikë
Të paktën nëntë shtetas venezuelas u liruan të dielën nga një burg famëkeq në Karakas, mes tyre edhe aktivisti i ...
BOTA
1 Shkurt22:46
Pak ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore në Itali, Papa Leo thirrje për paqe: Duhen hapa konkretë për të ulur tensionet!
Papa Leo ka bërë thirrje për një armëpushim vetëm pak ditë para fillimit të Lojërave Olimpike Dimërore n&eum...
BOTA
1 Shkurt21:55
Nga ringu në qeli, arrestohet boksieri i njohur amerikan
Pothuajse dy javë pasi autoritetet e shpallën në kërkim, Gervonta Davis u ndalua nga forcat e rendit në Majami. Ai akuzohet për ...
BOTA
1 Shkurt21:29
SHBA pritet të goditet nga një ciklon
Ndërsa Bregu Lindor i SHBA-së është ende duke u rikuperuar nga stuhia vdekjeprurëse dimërore fundjavën e kaluar, disa shtet...
BOTA
1 Shkurt21:25
Incidentet në Torino, arrestohet 22-vjeçari që goditi me çekiç policin gjatë protestës
Një i ri 22-vjeçar u arrestua nga autoritetet italiane pas sulmit ndaj një polici gjatë përleshjeve në një protestë ...
BOTA
1 Shkurt21:08
Trump: Shpresoj për një marrëveshje me Iranin, por SHBA ka mjetet më të fuqishme ushtarake
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se shpreson të arrihet një marrëveshje me Iranin, vetëm pak orë p...
BOTA
1 Shkurt20:32
Në pronësi të një zyrtari të partisë së Vuçiçit/ U kapën 5 tonë drogë, reagon presidenti serb
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë më 1 shkurt se shteti nuk ka asnjë lidhje me aferën që bë...