Presidenti Vladimir Putin akuzoi udhëheqësit e Evropës se po “nxisin histeri” lidhur me një luftë të mundshme me Rusinë. "Elitat e Evropës së bashkuar vazhdojnë të nxisin histeri", tha Putin, ndërsa iu drejtua një seance plenare të 'Klubit të Diskutimit Valdai', një forum për politikën e jashtme i lidhur me Kremlinin. "Rezulton se lufta me rusët është pothuajse në prag. Ata e përsërisin këtë marrëzi vazhdimisht." Putin e hodhi poshtë idenë se Rusia një ditë do të sulmonte një anëtar të aleancës ushtarake të NATO-s si "të pamundur për t'u besuar". "Sinqerisht, dua vetëm të them: qetësohuni, flini qetë dhe kujdesuni për problemet tuaja", tha Putin.
"Nëse Perëndimi dëshiron të testojë mbrojtjen tonë, le ta provojë", shtoi Putin, duke shtuar se Moska do të përgjigjet me shpejtësi ndaj çdo provokimi të mundshëm.
“Të gjithë ata që e konsiderojnë Rusinë një bezdi për vetë ekzistencën e saj duhet ta mbajnë mend këtë”, ishin fjalët e presidentit rus. Ai tha se ishte mirënjohës ndaj shumicës së botës, që siç pohoi kanë mbështetur një zgjidhje paqësore të konfliktit në Ukrainë, duke përmendur 3 vende miqësore në Europë: Serbinë, Hungarinë dhe Sllovakinë.
Sipas Putinit, përgjegjësia kryesore bie mbi BE e cila sipas tij po përshkallëzon konfliktin.
“Thjesht nuk mund ta injorojmë atë që po ndodh; nuk kemi të drejtë ta bëjmë këtë për arsye të sigurisë sonë. Prandaj, po e monitorojmë nga afër militarizimin në rritje të Evropës. A janë këto vetëm fjalë, apo është koha që ne të ndërmarrim kundërmasa? Dëgjojmë në Gjermani, për shembull, të thonë se ushtria gjermane duhet të jetë përsëri më e fuqishmja në Evropë. Epo, mirë, po dëgjojmë me kujdes, po shikojmë. Çfarë nënkuptohet saktësisht me këtë? Mendoj se askush nuk dyshon se përgjigja e Rusisë nuk do të vonojë. Përgjigja ndaj këtyre kërcënimeve do të jetë, për ta thënë butë, shumë bindëse. Por do të jetë një përgjigje; ne vetë nuk kemi iniciuar kurrë një përballje ushtarake.
Por nëse dikush dëshiron të konkurrojë me ne në sferën ushtarake, atëherë, siç themi ne, le ta provojë. Rusia ka provuar herë pas here se kur lind një kërcënim për sigurinë tonë, paqen dhe qetësinë e qytetarëve tanë, sovranitetin tonë dhe vetë shtetësinë tonë, ne përgjigjemi shpejt. Nuk ka nevojë të na provokoni. Nuk ka pasur kurrë një rast ku kjo të mos ketë përfunduar keq për provokatorin. Historia jonë ka vërtetuar se dobësia është e papranueshme, sepse krijon tundim, iluzionin se ndonjë çështje me ne mund të zgjidhet me forcë. Rusia nuk do të tregojë kurrë dobësi ose pavendosmëri. Le ta kujtojnë këtë ata që i pengojmë me vetë ekzistencën tonë, ata që ëndërrojnë të na shkaktojnë këtë disfatë shumë strategjike”, deklaroi kreu i Kremlinit.
Artikuj te sugjeruar
BOTA
2 Tetor18:25
Avioni bën ulje emergjente në Kretë, arrestohet pasagjerja e dehur
Një avion pasagjerësh që udhëtonte nga Mbretëria e Bashkuar drejt Egjiptit është detyruar të devijojë dhe të...
BOTA
2 Tetor18:07
Elon Musk bëhet personi i parë në botë që arrin këtë nivel pasurie neto
Drejtori ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk, u bë personi i parë të mërkurën që arriti një pasuri neto prej gati 500 miliardë...
BOTA
2 Tetor17:47
Vjosa Osmani zhvillon takim me Mark Rutt: Kosova partnere besnike e NATO-s në sfidat e përbashkëta!
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në Samitin e EPC n&eu...
BOTA
2 Tetor16:45
VIDEO/ Detaje të reja nga krimi në Manchester, autori i veshur me jelek antiplumb lëviz drejt sinagorës
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e cila ndodhi në Manchester. Policia beson se kjo ka ardhur si pasojë e një sulmi terrorist...
BOTA
2 Tetor16:27
Tërmeti 5 ballë në Detin Marmara/ 17 persona të plagosur për shkak të panikut”
Tërmeti prej 5 ballësh të shkallës Rihter që tronditi Detin e Marmarasë mesditën e sotme u ndje fuqishëm edhe në ...
BOTA
2 Tetor15:22
Tentohet vrasja e Bashar al Assad/ Ish-Presidenti sirian me urgjencë në spital pas helmimit
Ish-presidenti sirian Bashar Al-Assad ndodhet i shtruar në një spital pasi dyshohet për tentativë helmimi ndaj tij. Sipas një burimi ...
BOTA
2 Tetor14:49
Tërmeti i frikshëm godet Turqinë, raportohet për dëme/ Ja sa ballë ishte
Një tërmet me magnitudë 5 goditi pak më parë, Detin e Marmarasë, në jugperëndim të Stambollit.
Tërmeti u ndje...
BOTA
2 Tetor12:15
Katër të plagosur gjatë afër një sinagoge në Mançester
Policia britanike tha se katër persona janë plagosur pasi një makinë raportohet se u përplas me këmbësorët dhe therri me...
BOTA
2 Tetor11:02
Izraeli sulmon flotiljen drejt Gazës , por 23 anije vazhdojnë drejt enklavës palestineze. Mbi 200 aktivistë të arrestuar
Flotilja Global Sumud u ndal nga anije ushtarake izraelite më pak se 70 milje larg Gazës. Mbi 200 aktivistë u ndaluan dhe do të transferohen...
BOTA
2 Tetor10:33
VIDEO/ E papritur! Përplasen avionët në aeroportin e Nju Jorkut, ka të plagosur
Dy avionë pasagjerësh të Delta Air Lines u përplasën në një pistë taksish në aeroportin LaGuardia në New York ...