BOTA

Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj strategjike me Rusinë

e. d Përditësimi i fundit 17 Maj 2024, 19:35
Putini përfundon vizitën në Kinë, thekson lidhjet e saj
Vladimir Putin

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin përfundoi vizitën dy-ditore në Kinë të premten, duke theksuar lidhjet strategjike në rritje mes dy vendeve, si dhe marrëdhëniet e tij personale me udhëheqësin kinez Xi Jinping, ndërsa ata po përpiqen të ofrojnë një alternativë ndaj ndikimit global të Shteteve të Bashkuara.

Putin vlerësoi rritjen e tregtisë dypalëshe gjatë një vizite në panairin Kinë-Rusi në qytetin verilindor kinez të Harbinit. Ai u takua me studentë në Institutin e Teknologjisë në Harbin, i cili bashkëpunon ngushtë me Ushtrinë Çlirimtare Popullore të Kinës.

Në Harbin, kryeqyteti i provincës kineze Heilongjiang, dikur jetonin shumë rusë dhe qyteti ka ruajtur një pjesë të historisë në arkitekturën e tij, si Katedralja qendrore e Shën Sofisë, një ish kishë ortodokse ruse.

Duke nënvizuar natyrën personale të marrëdhënieve, zoti Putin tha se Instituti Teknologjik i Harbinit dhe Universiteti Shtetëror i Shën Peterburgut do të hapin një qendër të përbashkët arsimimi për 1500 studentë. "Jam i sigurt se kjo qendër do të bëhet flamurtar i bashkëpunimit ruso-kinez në shkencë dhe arsim", tha ai.

Duke folur me gazetarët, zoti Putin falënderoi homologun e tij kinez Xi dhe i vlerësoi bisedimet e tyre si "përmbajtësore", duke thënë se ai kaloi "pothuajse një ditë të tërë, nga mëngjesi deri në mbrëmje" me udhëheqësin kinez dhe zyrtarë të tjerë në Pekin të enjten.

Partneriteti midis Kinës dhe Rusisë "nuk është i drejtuar kundër askujt", tha zoti Putin duke iu referuar Perëndimit. “Ai synon një gjë: krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e vendeve tona dhe përmirësimin e mirëqenies së popullit të Kinës dhe Federatës Ruse”.

Por ai nuk arriti të shmangte kritikat ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera që kundërshtojnë marrëdhëniet Moskë-Pekin, duke thënë se një "botë shumëpolare është duke u krijuar para syve tanë".

"Është e rëndësishme që ata që po përpiqen të ruajnë monopolin e tyre mbi vendimmarrjen në botë për të gjitha çështjet ... të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t’u siguruar që ky proces të lëvizë natyrshëm", tha ai.

Rusia dhe Kina kanë folur shpesh për krijimin e një rendi "botëror shumëpolar" në përgjigje të asaj që ata e shohin si hegjemoni botërore të Shteteve të Bashkuara.

Joseph Torigian, një studiues në Institutin Hoover të Universitetit të Stanfordit, tha se mesazhi i dërguar nga Kina dhe Rusia ishte i qartë: "Në këtë moment, ata po i kujtojnë Perëndimit se mund të jenë sfidues kur të duan".

Në një intervistë me agejncinë e lajmeve Associated Press, Ministri i Jashtëm i Tajvanit Joseph Wu, duke folur për vizitën e zotit Putin në Kinë, tha se fuqitë perëndimore duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën, sepse kjo do të dërgonte mesazhin se demokracitë e botës mbrojnë njëra-tjetrën.

“Nëse Ukraina do të mposhtej, mendoj se Kina do të inkurajohej dhe mund të ndërmerte hapa edhe më ambiciozë në zgjerimin e fuqisë së saj në Indo-Paqësor, një veprim që do të kishte pasoja katastrofike për komunitetin ndërkombëtar”, tha zoti Wu.

Presidenti rus Putin këtë muaj filloi mandatin e tij të pestë në pushtet dhe presidenti kinez Xi filloi mandatin e tij të tretë vitin e kaluar. Udhëtimi i udhëheqësit rus në Kinë "është një shembull i dy vendeve të mëdha autoritare që mbështesin njëri-tjetrin, bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe mbështesin ekspansionizmin e njëri-tjetrit", shtoi zoti Wu.

Rusia u izolua globalisht pas sulmit ndaj Ukrainës në vitin 2022. Kina ka një marrëdhënie të tensionuar me Shtetet e Bashkuara, e cila e ka etiketuar atë si një konkurrente dhe përballet me trysni nga Perëndimi për të ndërprerë furnizimin e Rusisë me komponentët e nevojshëm për prodhimin e armëve.

“Partneriteti ruso-kinez ndihmon rritjen ekonomike të vendeve tona, garanton sigurinë energjetike, ndihmon zhvillimin e sektorëve të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës”, tha zoti Putin në ditën e fundit të vizitës së tij në Kinë.

Një deklaratë e përbashkët e lëshuar të enjten theksoi pikëpamjen e tyre mbi rendin botëror dhe shtjelloi kritikat ndaj aleancave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Azi dhe Paqësor. Takimi ishte një tjetër konfirmim i marrëdhënieve miqësore "pa kufizime" mes Kinës dhe Rusisë, të nënshkruar në vitin 2022, pak para se Moska të fillonte sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës.

Bisedimet për përfundimin e luftimeve u përmendën shpesh në komentet e dy udhëheqësve të enjten, megjithëse Rusia sapo ka hapur një front të ri në zonën kufitare verilindore të Ukrainës. Lufta është në një pikë kritike për Ukrainën, e cila është përballur me vonesa në marrjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara.

Kina ofroi një plan paqeje vitin e kaluar, i cili u refuzua nga Ukraina dhe Perëndimi, sepse nuk përfshinte thirrjet për tërheqjen e Rusisë nga pjesët e pushtuara të Ukrainës.

Që nga fillimi i agresionit në Ukrainë dhe sanksionet pasuese perëndimore ndaj Moskës, Rusia është varur gjithnjë e më shumë nga Kina. Tregtia midis dy vendeve u rrit në 240 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Udhëheqësit evropianë i kanë bërë presion Kinës që të ndikojë tek Rusia për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por kjo nuk ka sjellë rezultate. Ekspertët thonë se marrëdhënia Moskë-Pekin ofron përfitime strategjike, veçanërisht kur ato përballen me marrëdhënie të tensionuara me Evropën dhe Shtetet e Bashkuara.

"Edhe nëse Kina do të bënte kompromise për një sërë çështjesh, duke përfshirë pakësimin e mbështetjes për Rusinë, nuk ka gjasa që Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi të ndryshojnë në mënyrë drastike qëndrimin e tyre ndaj Kinës si konkurrente", thotë Hoo Tiang Boon, studiues i politikës së jashtme kineze në Universitetin Teknologjik të Nanyangut në Singapor. "Ata shohin shumë pak stimulim për kompromis."

Presidentët Xi dhe Putin për një kohë të gjatë kanë një marrëveshje mes tyre për të vizituar vendet e njëri-tjetrit një herë në vit dhe bazuar në këtë, vitin e kaluar udhëheqësi kinez vizitoi Kremlinin./VOA

vladimir putin

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë