Tritoli në makinën e kryetarit të Njësisë Administrative Shushicë, arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Policia e Vlorës ka zhvilluar një aksion në lidhje me ngjarjen e së hënës, kur automjetit të kryetarit të Njësis&eu...
Plaçkitjet dhe dhuna që tronditën Francën gjatë fundjavës kërcënojnë të riformësojnë ekuilibrin ...
Nga Adelheid Woelfl, DER STANDARD Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, të dielën gjatë protestave në Tiranë u ...
Revolta studentore është rikthyer edhe në qytetin bregdetar, ku studentët e Universitetit të Durrësit kanë bojkotuar më...
Një pedagoge ka shpërthyer kundër kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si turpin e vendit, dhe duke shtuar se ai duhet të largohet...
Dhjetë aktivistë të Shoqërsë Civile kanë depozituar këtë të martë një kallëzim penal në Proku...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...

LITUANI- Presidenti lituanez, Gitanas Nausëda, kërkoi të martën sanksione më të ashpra nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, duke thënë se paketa e ardhshme e sanksioneve të BE-së kundër Moskës duhet të ngjajë me një "koktej Molotovi".
“Putini po e kthen të gjithë botën kundër tij dhe ai me të vërtetë meriton sanksione shumë më të rrepta se ato që janë në fuqi sot”, tha Nausëda për televizionin shtetëror të vendit baltik.
"Shpresoj vërtet që partnerët tanë në Bashkimin Evropian ta kuptojnë se paketa e 17-të e sanksioneve ishte vetëm një ngrohje. Ne duhet të përgatisim një paketë të 18-të sanksionesh që (ndikimi i tyre) t'i ngjajë vërtet një kokteji Molotovi", theksoi presidenti lituanez.
Javën e kaluar, BE-ja miratoi paketën e 17-të të sanksioneve kundër Rusisë, të cilat synojnë anijet cisternë fantazmë të flotës në hije të Rusisë, të cilat e ndihmojnë Moskën të anashkalojë sanksionet që godasin eksportet ruse të naftës.
Një paketë e 18-të sanksionesh që është në diskutim parashikon konkretisht sanksione kundër Nord Stream 1 dhe Nord Stream 2, deklaroi Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.
"Po përgatiten edhe sanksione të tjera kundër Rusisë. Sa më gjatë që Rusia të vazhdojë luftën, aq më e ashpër do të jetë përgjigjja jonë", tha javën e kaluar shefja e politikës së jashtme evropiane, Kaia Kalas.
Lituania ka qenë një nga mbështetëset më të zjarrta të Kievit që nga fillimi i pushtimit rus. Rusia ka ndërmarrë sulme ajrore masive kundër Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Sulmet u dënuan gjerësisht, përfshirë edhe nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, i cili kërcënoi Rusinë me sanksione të reja dhe akuzoi Presidentin rus Vladimir Putin se ishte "çmendur plotësisht". Nausëda tha se ishte dakord me vlerësimin e Trump.
"Këto janë fjalë të forta dhe një deklaratë absolutisht e përshtatshme, sepse kjo na ka qenë e qartë prej kohësh", tha Naousseda.
ANGLI- Kanadaja do të mbetet "e lirë dhe e fortë", theksoi sot Mbreti Charles III gjatë fjalimit të tij historik në ha...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur një sulm të ri ndaj Kalifornisë, duke kërcënuar se do të ...
BRAZIL- Rasti i vrasjes që doli në dritë në Brazil po shkakton tronditje dhe tmerr, me autorin e krimit një burr&...
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shprehu kënaqësinë e tij pas vendimit për të vendosur tar...
SHBA- Me mënyrën se si po zhvillohen gjërat në frontin e luftës në Ukrainë, nuk ka më shumë hapësi...
KINA- Të paktën pesë persona janë vrarë dhe 19 të tjerë janë plagosur në një shpërthim të fuq...
SHBA- Qeveria federale e SHBA-së po përgatitet t'u urdhërojë agjencive të saj të anulojnë kontratat me vlerë rreth&nbs...
KOSOVË- Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga autoritetet lidhur me dyshimet që ka...
EVROPË- Gjiganti teknologjik amerikan, Meta, mund t’i përdorë postimet në platformat e veta, Facebook dhe Instagram, nga përdor...
FRANCË- Bota ka kthyer vëmendjen te çifti presidencial francez pas publikimit të videos ku zonja e parë godet në fytyrë E...