BOTA

Qeveria në Tel Aviv po “shikon” me ankth drejt Hagës! Çfarë pasojash do të kishte një urdhër-arrestit ndaj kryeministrin izraelit Netanyahu

I.A Përditësimi i fundit 1 Maj 2024, 10:45
Qeveria në Tel Aviv po “shikon” me ankth drejt Hagës!
Benjamin Netanyahu

HAGË- Sipas raporteve të mediave izraelite, qeveria në Tel Aviv po shikon me ankth drejt Hagës, ku ndodhet Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC). Thuhet se kjo gjykatë mund të lëshojë urdhër-arreste ndërkombëtare këtë javë për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ministrin e Mbrojtjes Yoav Galant dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Herzi Halevi.

Të premten e kaluar, Netanyahu komentoi mbi procedimet e mundshme penale para asaj gjykate: Nën udhëheqjen e tij, Izraeli nuk do të pranojë kurrë asnjë përpjekje nga Gjykata Penale për të minuar "të drejtën e tij për vetëmbrojtje", shkroi Netanyahu në platformën X, dikur Twitter.

Çfarë lloj procedimi penal mund të ngrejë GJNP kundër Netanyahut?

Gjykata Ndërkombëtare Penale kryen hetime ekskluzivisht kundër individëve. Gjykata aktivizohet vetëm nëse një person dyshohet, se është përgjegjës për një nga katër krimet themelore në kohën kur kryen një funksion drejtues: gjenocid, krime të rënda lufte, krime kundër njerëzimit ose luftë agresioni.

Që nga viti 2021, GJNP ka hetuar dhunën në Gaza në verën e vitit 2014 dhe krimet e mundshme të luftës kundër atyre që dyshohet se janë përgjegjës në Izrael. Sipas të dhënave të saj, Gjykata po zhvillon hetime me të njëjtën akuzë kundër luftëtarëve të Hamasit. Ka hetime të vazhdueshme edhe për dhunën e kolonëve izraelitë në Bregun Perëndimor.

Në të njëjtën kohë, duhet të merren parasysh edhe zhvillimet e fundit në luftë: ajo luftë filloi pasi militantët islamikë Hamas në Izrael vranë rreth 1.200 njerëz dhe rrëmbyen më shumë se 240 pengje më 7 tetor 2023. Hamasi është klasifikuar si një organizatë terroriste nga një numër vendesh perëndimore, duke përfshirë vendet anëtare të BE-së dhe SHBA-në. Si pasojë e përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj sulmit deri më tani janë vrarë më shumë se 34,000 njerëz, sipas autoriteteve të udhëhequra nga Hamasi në Rripin e Gazës. Ky informacion nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Kur mundet Gjykata Penale Ndërkombëtare të hetojë qytetarët izraelitë?

Në parim, Gjykata Ndërkombëtare Penale mund të aktivizohet vetëm nëse shtetet nuk janë në gjendje ose nuk dëshirojnë të ndjekin penalisht krimet e lartpërmendura në nivel kombëtar. Për momentin, dhe për shkak të luftës në vazhdim, nuk ka gjasa që gjykatat izraelite të jenë në gjendje të nisin procedimet penale kundër kreut të qeverisë, ministrave ose udhëheqjes ushtarake.

Përveç kësaj, gjykatën duhet të njohë ose vendi i autorit të krimeve – Izraeli nuk e njeh këtë gjykatë – ose vendi ku janë kryer krimet e supozuara. Kjo e fundit mund të veprojë, pasi territoret palestineze kanë aderuar në Traktatin për Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Përveç Izraelit, Gjykatën Ndërkombëtare Penale nuk e njeh as SHBA-ja, Kina, Rusia dhe India, si dhe gati asnjë vend arab dhe Irani. Nëse asnjë nga zonat e prekura nuk është palë e GJNP-së, vetëm Këshilli i Sigurimit i OKB-së me një rezolutë mund të urdhërojë Gjykatën të aktivizohet. Ky ishte, për shembull, rasti kur ishte fjala për Sudanin dhe Libinë.

Çfarë pasojash do të kishte urdhër-arresti për kryeministrin izraelit?

Një urdhër-arresti nuk është një gjykim. Para së gjithash, është një shenjë se GJNP-ja i merr mjaft seriozisht akuzat ndaj një personi të dyshimtë. Siç thekson GJNP në faqen e saj të internetit, kjo gjykatë lëshon një urdhër-arresti vetëm nëse gjyqtarët e gjykojnë të nevojshme që personi në fjalë të paraqitet në gjykim. Prania e një personi është e nevojshme në procesin e ICC. Arsye të tjera mund të jenë se gjyqtarët kanë frikë se i akuzuari mund të ndërhyjë në procedurë ose të kryejë krime të reja.

Megjithatë, duke qenë se Gjykata nuk ka forcën e vet policore për të arrestuar të dyshuarit, nuk ka gjasa që anëtarët e qeverisë izraelite të dalin në gjyq në Hagë.

Por urdhër-arresti do të kufizonte rëndë lirinë e lëvizjes së Netanyahut dhe ministrave të cilët gjithashtu mund të kërkohen, pasi të 124 vendeve që e njohin GJNP u kërkohet të arrestojnë personat e kërkuar nëse gjenden në territorin e tyre dhe t'i sjellin ata në gjykatë.

Për shembull, Vladimir Putin ka qëndruar larg shumicës së takimeve ndërkombëtare që kur gjykata lëshoi ​​një urdhër-arresti kundër tij për rrëmbimin e fëmijëve ukrainas në Rusi. Presidenti i Federatës Ruse udhëton vetëm në vendet që nuk e njohin GJNP-në.

Çfarë lidhje ka një urdhër-arrest me akuzat për gjenocid?

Hetimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale nuk duhet të ngatërrohet me akuzën e gjenocidit që disa vende kanë ngritur kundër Izraelit. Republika e Afrikës së Jugut, ndër të tjera, akuzoi Izraelin përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) për numrin e madh të të vdekurve gjatë luftës në Rripin e Gazës. Edhe kjo Gjykatë është në Hagë, por nuk heton individë dhe nuk lëshon urdhër-arreste. Gjykata është përgjegjëse për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve.

Në fund të janarit të këtij viti, GJND-ja njohu "rrezikun e gjenocidit në Rripin e Gazës”. Megjithatë, kërkesa urgjente e Afrikës së Jugut që Izraeli të ndërpresë të gjitha armiqësitë nuk u pranua. Pas këtij vendimi fillestar, gjyqi i gjenocidit ka të ngjarë të vazhdojë për muaj apo vite.

benjamin netanyahu

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë