BOTA

Qindra të vrarë në Siri pas përleshjeve në rajonin me popullsi Alavite

n.f Përditësimi i fundit 8 Mars 2025, 14:55

Qindra të vrarë në Siri pas përleshjeve në rajonin me

SIRI- Persona të armatosur dhe forcat e sigurisë të lidhura me drejtuesit e rinj islamikë të Sirisë kanë vrarë më shumë se 340 persona, përfshirë gra dhe fëmijë nga pakica alavite, në rajonin bregdetar të vendit që nga e enjtja, tha kreu i Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, Rami Abdulrahman. Agjencia Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur njoftimet.

Zoti Abdulrahman tha se vrasjet në Jableh, Baniyas dhe zonat përreth ku është përqendruar popullata alavite e Sirisë, janë rasti më i rëndë i dhunës prej vitesh në konfliktin civil 13-vjeçar.

Autoriteti i ri qeverisës ndërmori të enjten një goditje ndaj asaj që e quajti një kryengritje në fillesat e saj, pasi militantët e lidhur me qeverinë e ish-presidentit Bashar al-Assad kishin ngritur prita vdekjeprurëse.

Disa dhjetëra anëtarë të forcave të sigurisë janë vrarë në përleshje intensive me militantët, tha një zyrtar sirian i sigurisë.

Zyrtarët kanë pranuar që ka pasur shkelje gjatë operacionit, për të cilin kanë fajësuar turma të paorganizuara civilësh dhe luftëtarësh që donin të mbështesnin forcat zyrtare të sigurisë ose kryen krime në mes të kaosit të luftimeve.

Një burim i ministrisë së mbrojtjes i tha medias shtetërore të shtunën se të gjitha rrugët që të çojnë në bregdet ishin bllokuar për të ndaluar shkeljet dhe për të ndihmuar në kthimin e qetësisë, ndërsa forcat e sigurisë që u vendosën në rrugët e qyteteve bregdetare.

Burimi shtoi se një komitet urgjent i ngritur për të monitoruar shkeljet do të dërgonte në gjykatë ushtarake të gjithë ata që nuk u ishin bindur urdhrave të komandës ushtarake.

Niveli i raportuar i dhunës, që përshin njoftime për ekzekutimin e dhjetëra burrave alavitë në një fshat, vë në pikëpyetje më tej aftësinë e autoritetit qeverisës islamik për të qeverisur në një mënyrë gjithëpërfshirëse, për të cilën kryeqytetet perëndimore dhe arabe kanë thënë se është një shqetësim kyç.

Assadi u rrëzua dhjetorin e kaluar pas dekadave të sundimit të familjes së tij e karakterizuar nga shtypja e ashpër dhe një luftë civile shkatërruese.

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed Sharaa, ndërsa mbështeti goditjen në një fjalim televiziv të premten vonë, tha se forcat e sigurisë nuk duhet të lejojnë askënd që "ta teprojnë në përgjigjen e tyre... sepse ajo që na dallon nga armiku ynë është përkushtimi ynë ndaj vlerave tona".

“Kur heqim dorë nga morali ynë, ne dhe armiku përfundojmë në të njëjtën anë”, tha ai, duke shtuar se civilët dhe robërit nuk duhet të keqtrajtohen./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë