BOTA

Raporti: Mafia shqiptare, aleate me Ndragheta e Camorran! U fuqizua në pastrimin e parave

Piranjat Përditësimi i fundit 1 Tetor 2025, 18:42

Raporti: Mafia shqiptare, aleate me Ndragheta e Camorran! U fuqizua në

Trafiku global i drogës mbetet sot treguesi më i besueshëm i fuqisë së rrjeteve kriminale. Nuk ka krizë, luftë apo emergjencë që të ulë volumin e tij. Përkundrazi: konfliktet shumëfishojnë bizneset, hapin korridore logjistike, ofrojnë njerëz dhe teknologji. Këtë e thekson prokurori kombëtar antimafia dhe antiterrorizëm, Giovanni Melillo, gjatë prezantimit të raportit vjetor të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë (Dcsa)

“Lufta i jep burime të mëdha rrjeteve kriminale. Teknologjitë që sot përdoren në frontet e luftës, mund të jenë tashmë në duart e botës së krimit. Kartelët meksikanë prej vitesh përdorin dronë për të kaluar drogën përtej kufirit amerikan. Në konfliktin e Ukrainës veprojnë njerëz që vijnë nga ato rradhë dhe që përmes luftës shumëfishojnë aftësitë e tyre teknologjike e kontrolluese.”

Risia, është se konfliktet në Ukrainë e Lindjen e Mesme, por edhe krizat institucionale në Ekuador apo Peru, nuk janë më skenare të largëta: Janë “fabrika të aftësive të reja kriminale”.

“Vetëm një i verbër mund të besojë se të gjithë personat e përfshirë në konfliktet e Europës Lindore apo Lindjes së Mesme, pas përfundimit të luftës, do të merren me punë paqësore apo bujqësi. Shumë prej tyre do të bëhen pjesë e sistemeve kriminale, duke sjellë kriminelë të rinj me përmasa teknologjike që as nuk i imagjinojmë. Lufta është inkubator i lidershipit mafioz, jo më vetëm për shkak të egërsisë, por të aftësisë për të menaxhuar teknologji, tregje e kriptomonedha” thotë Melillo

Në këtë terren që zgjerohet, reagimi i shteteve mbetet i dobët. “Ndërsa strukturat kriminale integrohen, bashkëpunimi ndërkombëtar mbetet i fragmentuar”, thekson ai. Raporti i Dcsa e konfirmon me gjuhë teknike: duhen shumëfishuar marrëveshjet bilaterale, operacionet e përbashkëta, ekipet hetimore. Por realiteti është se, ndërsa mafiet veprojnë si multinacionale, shtetet mbeten të lidhura me kufijtë dhe burokracitë e tyre. Sipas raportit, trafiku i drogës është sot pasqyra e një rendi botëror që po shpërbëhet, burim kapitalesh që financojnë luftëra dhe destabilizime, sistem i integruar që vepron njësoj në Europë si në Kolumbi.

Lufta në Ukrainë ka ndryshuar “modus operandi”-n e grupeve kriminale dhe rrugët e konsoliduara të drogës. Pamja e paraqitur nga Raporti Vjetor i Drejtorisë Qendrore për Shërbimet Antidrogë është në përputhje me këtë alarm. Lufta në Ukrainë, shkruan Dcsa, ka shërbyer si sfond për një ndryshim të “mënyrave të operimit” të grupeve kriminale dhe të rrugëve të konsoliduara të trafikut të lëndëve narkotike.

Fakt domethënës janë: sekuestrimet e kokainës në portet europiane si Roterdam, Antuerp apo Hamburg ranë ndjeshëm në vitin 2024, por çmimet dhe furnizimi në treg mbetën stabël. Pra, prodhimi nuk ka rënë – kanë ndryshuar vetëm kanalet: më të padukshme, më të mbrojtura. Melillo thekson një tjetër element:  “Duhet të mësohemi me idenë se procesi i rafinimit të pastës së kokainës nuk ndodh më vetëm në xhunglat e Amazonës, por po zhvendoset këtu. Kjo ul sasinë për eksport, ul rreziqet dhe kontrollet.”

Raporti e vërteton: laboratorë klandestinë dhe rrugë të reja furnizimi (përmes Afrikës Perëndimore, Kaukazit, Ballkanit) garantojnë vazhdimësi. Nuk bëhet më fjalë për “joint venture” të rastësishme: “mafiet italiane bashkohen me kartelët e Amerikës Latine dhe konsorciumet kriminale afrikane, ballkanike e lindore, duke krijuar “sisteme të integruara kriminale” që kontrollojnë bashkarisht portet, ndajnë strategjitë e riciklimit e të investimeve speculative”

Dcsa evidenton të njëjtin trend: mafiet italiane, nga ’Ndrangheta te Camorra e Cosa Nostra, veprojnë në tregje të ngopura e të globalizuara, në aleancë me grupime shqiptare, turke e nigeriane.

Ndërkohë, lufta vepron si përshpejtues. Teknologjitë ushtarake, si dronët apo sistemet e komunikimit të koduar, po bien në duart e karteleve të drogës. Por fusha më delikate mbetet menaxhimi i flukseve financiare. Siç vëren Dcsa, rrjetet kriminale po përdorin gjithnjë e më shumë kriptovalutat dhe mekanizmat e kompensimit informal, duke anashkaluar qarkullimin bankar. Në këtë mënyrë financohen blerje, luftëra dhe destabilizime. Për Italinë, rreziku nuk është i largët. Mafia shqiptare ka zënë segmente të tëra të riciklimit dhe tregtisë, duke blerë kompani dhe aksione shoqërore. Kartelët kolumbianë dhe meksikanë mbajnë kanale të drejtpërdrejta me klanet kalabreze dhe puljeze. Raporti përshkruan një “treg unik” të drogës, ku Italia nuk është periferi, por një nyje qendrore.

Mësimi është i hidhur, dhe Giuseppe D’Avanzo do ta kishte shkruar kështu: konfliktet e armatosura nuk mbarojnë në konferencat e paqes, por vazhdojnë në porte, në laboratorë, në tregjet e kokainës. Dhe aty mafiet italiane janë tashmë në radhën e parë. /La Repubblica

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë