BOTA

Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme? REL: Ja data kur mund të bëhet

M.B. Përditësimi i fundit 13 Qershor 2024, 14:20
Raporti për masat ndaj Kosovës shtyhet për javën e ardhshme?
Josep Borrell

BRUKSEL- Edhe pse nuk pa pasur një datë formale të martën e shkuar, më 11 qershor, vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) duhej t’u dorëzohej raporti i përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, rreth përmbushjes së kushteve nga ana e Kosovës për heqjen e masave të BE-së ndaj saj. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike në Bruksel.

Këto burime kanë thënë se paraqitja e këtij raporti tash pritet të bëhet më 19 qershor në takimin e Komitetit për Politikë dhe Siguri të BE-së. Por, edhe kjo është vetëm “tentativë” pasi nuk mund të ketë garanci se kjo do të ndodhë. Masat kufizuese ndaj Kosovës ishin vendosur para një viti, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës, kur Prishtina zyrtare dërgoi në ndërtesat e komunave kryetarët e zgjedhur në zgjedhjet që u bojkotuan nga serbët.

Masat përfshinin: suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimn e vizitave bilaterale. Gjithashtu, u suspendua edhe programimi i fondeve për Kosovën, të cilat ishin paraparë të dorëzoheshin përmes Kornizës së Investimeve në Ballkanin Perëndimor dhe IPA 2024 (Intrumentet e Para-Anëtarësimit). Pas masave ndëshkuese, Kosova mbeti jashtë granteve që BE-ja miratoi në korrik të vitit të kaluar, në vlerë prej 2.1 miliardë eurosh.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë të enjten se në raportin e shefit të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell, për hapat që ka bërë Kosova në përmbushjen e detyrimeve për heqjen e masave të BE-së, “do të rekomandohet heqja e masave” ndëshkuese për Kosovën. Duke raportuar para Komisionit për Integrime Evropiane të enjten në Prishtinë, Bislimi theksoi se raporti i Borrellit ka qenë “i gatshëm prej prillit, por ka pasur disa hezitime” për dorëzimin e tij.

Raportin për hapat që ka bërë Kosova për uljen e tensioneve në veri të vendit nga shefi i diplomacisë së BE-së e kishin kërkuar vendet anëtare, në mënyrë që të vlerësohet nëse janë pjekur kushtet që Kosovës t’i hiqen masat.
 Zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, vazhdon tash e disa javë të thotë se “raporti është në fazën finale” dhe se do t’u dorëzohet vendeve anëtare “së shpejti”.

Zyrtarisht nuk ka ndonjë sqarim për arsyet e vonesave të dorëzimit të raportit të përfaqësuesit të lartë, Borrell. Mirëpo, jozyrtarisht nga burimet diplomatike në BE mësohet se probleme ka paraqitur Komisioni Evropian. Sipas këtyre burimeve, Komisioni dëshiron “sqarimin e disa pikave të raportit”.

Vendet anëtare të BE-së kishin kërkuar që raporti të bëhet “sa më parë që të jetë e mundur”, por dorëzimi i tij ishte shtyrë disa herë edhe për shkak të veprimeve të autoriteteve të Kosovës për mbylljen e objekteve të Bankës Kursimore postare të Serbisë në pjesën veriore të Kosovës. Këto veprime ishin quajtur si “të njëanshme dhe të pa koordinuara me potencial që të nxisin tensione”.

Më 20 maj 2024, autoritetet në Kosovë kanë kryer një operacion policor ndaj institucioneve financiare serbe në veri të Kosovës, që ka rezultuar me mbylljen e gjashtë objekteve të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe. Gjatë aksionit, që autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar si masë për vendosjen "e rendit dhe ligjshmërisë", janë konfiskuar prova të ndryshme, përfshirë para.

“Masat ishin vendosur si pasojë e veprimeve të pakoordinuara, të njëanshme të Kosovës që sollën deri në eskalimin e situatës. Ishin vendosur me qëllim që të motivohen autoritetet e Kosovës për të ndërmarrë hapa për shtensionim. Pra, natyrisht çfarëdo që ka ndikim negativ në terren dhe në përpjekjet për shtensionim është duke u marrë parasysh dhe duke u përfshirë në raport”, kishte thënë Stano.

Kur ishte zhvilluar debati për masat ndaj Kosovës në Komitetin për Politikë dhe Siguri ku janë diplomatët e vendeve anëtare, shumica kishin propozuar që ato masat të hiqen tërësisht, ndërsa disa shtete - që të hiqen gradualisht. Por, tash diplomatët presin të shohin se çfarë do të përfshihet në raportin e Borrellit, në mënyrë që të shprehin pastaj qëndrimet e tyre. Sa i përket përmbajtjes së raportit, burimet në BE nuk duan të paragjykojnë, por thonë se “pritjet janë që të propozohet heqja e masave”, megjithëse nuk janë të sigurt nëse do të kërkohet heqja e plotë e tyre apo vetëm heqje graduale./ REL

kosova

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë