BOTA

Reagime ndaj emërimit të mandatarit të ri të Qeverisë së Serbisë, nxitës i dialogut apo zbatues i vullnetit të Vuçiç?

n.f Përditësimi i fundit 7 Prill 2025, 14:52

Reagime ndaj emërimit të mandatarit të ri të Qeverisë

SERBI- Nga lëvdatat se si një figurë jopartiake do të nxisë dialogun në shoqëri, e deri te vlerësimet se do të udhëheqë një Qeveri të njëjtë dhe do të zbatojë urdhrat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç – janë reagimet ndaj emërimit të mjekut Gjuro Macut si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Kryeministri në mandat teknik, Millosh Vuçeviç, deklaroi më 7 prill se mandatar Gjuro Macut dhe Qeveria e re duhet të sjellin energji të re. Në një intervistë për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), ai tha se Macut është një person "që mund të hapë dialogun shoqëror", sepse nuk është i ngarkuar me “disa gjëra nga periudha e kaluar”.

“Nuk e di nëse është e mundur të arrihet konsensus, por besoj se është e mundur të zhvillohet bisedë dhe dialog. Zgjidhja nuk qëndron te bllokadat dhe hedhja e vezëve”, tha Vuçeviç. I pyetur nëse ka sinjale se një dialog i tillë mund të ndodhë, ai tha se kjo do të shihet në periudhën e ardhshme.

“Besoj se dialogu është i mundur dhe jam i sigurt që është i domosdoshëm, por Serbia nuk ka shumë kohë për të pritur, duhet të ecë përpara”, tha Vuçeviç.

Presidenti Vuçiç njoftoi të dielën se doktori i endokrinologjisë, Gjuro Macut, është mandatar për përbërjen e re të Qeverisë së Serbisë. Macut është anëtar i këshillit nismëtar për formimin e "Lëvizjes për popullin dhe shtetin" të Vuçiçit.

Vuçiç, në adresimin e tij para publikut, tha se Qeveria e re do të zgjidhet deri më 18 prill dhe se Gjuro Macut “do të ndihmojë shumë në qetësimin e tensioneve”. Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, deklaroi më 7 prill se Macut tregoi guxim të madh që pranoi të udhëheqë Qeverinë “në një moment kaq sfidues”.

Ajo shtoi se kandidati për kryeministër “e ka dëshmuar me jetën e tij” se është dikush që mëson shpejt dhe është i gatshëm të punojë me përkushtim.

“Ajo që na nevojitet më shumë është të kemi një person të qetë, të matur, dikë që është njeri i dialogut”, tha Bërnabiq, duke theksuar se beson që ai do të jetë kryeministër i shkëlqyer.

Nga ana tjetër, kryetari i Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë (SSP), Dragan Gjillas, vlerësoi se emërimi i një mjeku pa përvojë politike si mandatar “përfaqëson përpjekjen e Aleksandar Vuçiçit për të fituar kohë për të qëndruar në pushtet”.

Në një deklaratë me shkrim, ai theksoi se Gjuro Macut “ka nënshkruar më herët mbështetje për listën e Partisë Progresive Serbe dhe ka folur në mitingje partiake”, dhe se ai është “edhe një tjetër zbatues i bindur i vullnetit” të Vuçiçit.

“Një Qeveri e tillë e Serbisë do të jetë edhe një formë tjetër e pushtetit absolut të Vuçiçit, e privuar nga legjitimiteti, kontrolli dhe përgjegjësia”, vlerësoi lideri i SSP-së.

Kryetari i Partisë së re Demokratike të Serbisë (NDSS), Millosh Jovanoviq, tha se emërimi i Gjuro Macut është “ndërrim i ekuipazhit në Titanikun” që drejtohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Është e qartë se një Qeveri e tillë nuk do të mund të shmangë përmbytjen, e aq më pak të zgjidhë krizën e thellë politike dhe shoqërore në të cilën ndodhet Serbia”, deklaroi Jovanoviq.

Partia opozitare Serbia Qendrore vlerësoi më 6 prill se për qytetarët e Serbisë është plotësisht e parëndësishme nëse në krye të Qeverisë është mandatar Gjuro Macut, kryeministri aktual Millosh Vuçeviç apo ish-kryeministrja Ana Bërnabiq. Në deklaratën e saj, kjo parti thekson se “për të gjithë është e qartë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është drejtuesi i vërtetë”.

Grupi joformal i intelektualëve “ProGlas” vlerësoi se emërimi i mandatari dëshmon se presidenti i Serbisë ka marrë vendim “për një qeveri të vazhdimësisë”. Akademiku i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU), Vlladimir Kostiq, tha më 7 prill në tryezën e rrumbullakët të “ProGlas” se muajt e fundit “të gjitha grupet shoqërore janë mbledhur për të shprehur mospajtimin me gjendjen në Serbi”.

“Sipas të dhënave të organizatës joqeveritare CRTA, vetëm javën e kaluar janë mbajtur 452 protesta dhe 128 tubime. Përkundër gjithë kësaj, presidenti ka vendosur të mos dëgjojë dhe të mos flasë për kërkesat e shumicës shoqërore, por ka marrë vendim për një qeveri të vazhdimësisë. Ne nuk e pranojmë këtë politikë të vazhdimësisë”, tha Kostiq, njëri nga iniciatorët e “ProGlas”.

Presidenti i Serbisë më herët ka mbajtur konsultime me partitë parlamentare për mandatarin e Qeverisë së re, të cilat kanë filluar më 2 prill. Opozita parlamentare kishte paralajmëruar më parë se nuk do të marrë pjesë në ato konsultime. Ata kishin propozuar formimin e një qeverie kalimtare, gjë që është refuzuar nga përfaqësuesit e pushtetit.

Qeveria e Serbisë është në mandat teknik që nga 19 marsi, kur deputetët në Kuvend verifikuan dorëheqjen e Vuçeviç nga posti i kryeministrit, çka shënoi fillimin e afatit prej 30 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Vuçeviç kishte dhënë dorëheqje një muaj e gjysmë më herët, pas sulmit të aktivistëve të Partisë Progresive Serbe ndaj një grupi studentësh që kishin bllokuar punën e fakultetit në Novi Sad. Rënia e Qeverisë së Serbisë që udhëhiqej nga Millosh Vuçeviç ndodhi në kulmin e protestave kundër regjimit, të cilat po i udhëheqin studentët që nga fundi i nëntorit 2024 kanë bllokuar dhjetëra fakultete në të gjithë Serbinë.

Në qendër të kërkesave të tyre, të paraqitura ndaj institucioneve të Serbisë, është përcaktimi i përgjegjësisë ligjore dhe politike për vdekjen e 16 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, më 1 nëntor të vitit të kaluar./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë