Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

SHBA- Autoritetet federale dhe shtetërore po hetojnë mesazhet raciste të dërguara në mënyrë anonime në celularët e afrikano-amerikanëve në të gjithë vendin këtë javë, ku u thuhej se duhet të skllavërohen, duke ngjallur kështu zemëratë dhe kritika.
Grupi i të drejtave civile NAACP tha se mesazhet u kërkonin marrësve në shumë shtete, përfshirë në Alabama, Karolinën e Veriut, Pensilvani dhe Virxhinia, të paraqiten në një plantacion për të mbledhur pambuk, një referencë fyese për skllavërimin që u është bërë në të kaluarën afrikano-amerikanëve në Shtetet e Bashkuara.
Mbetet e paqartë se cilët individë apo subjekte fshiheshin pas mesazheve të raportuara, apo se sa persona i kishin marrë ato. Njerëzit në të paktën 21 shtete morën mesazhe të tilla, përfshirë nxënës të shkollave të mesme dhe studentë të universiteteve, raportuan kanali televiziv CNN dhe agjencia e lajmeve Associated Press.
"Këto veprime nuk janë normale. Dhe ne refuzojmë t'i lejojmë të pranohen si normë", tha presidenti i NAACP-së, Derrick Johnson në një deklaratë nga organizata e të drejtave civile, që mbron drejtësinë racore dhe të drejtat për afrikano-amerikanët.
"Këto mesazhe përfaqësojnë një rritje alarmante të retorikës së urrejtjes nga grupet raciste në të gjithë vendin", tha ai.
Shumë në komunitetet e afrikano-amerikanëve thonë se parashikojnë një kthim prapa të të drejtave civile pasi republikani Donald Trump, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të së martës ndaj demokrates Kamala Harris, do të marrë detyrën më 20 janar. Zoti Trump u zotua gjatë fushatës së tij t'i japë fund programeve federale të diversitetit dhe përfshirjes.
"Fushata e Presidentit Trump nuk ka absolutisht asnjë lidhje me këto mesazhe në celularë", tha zëdhënësja e tij Karoline Leavitt në një deklaratë të premten.
Një anketim i bërë nga firma Edison Research në ditën e zgjedhjeve tregoi se zonja Harris fitoi 85% të votave të zezakëve në mbarë vendin ndërsa zoti Trump fitoi 13%, 1 pikë përqindje më shumë nga një anketim në vitin 2020 kur ai humbi zgjedhjet presidenciale përballë Joe Biden-it.
"Ne i dënojmë fuqishëm këto mesazhe urrejtjeje dhe këdo që sulmon amerikanët bazuar në përkatësinë e tyre etnike ose prejardhjen", tha Robyn Patterson, një zëdhënëse e Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë të premten duke konfirmuar hetimet.
"Racizmi nuk ka vend në vendin tonë. Pikë".
Komisioni Federal i Komunikimeve tha të premten se është ndër agjencitë që po heton incidentet. TextNow tha se një ose më shumë llogari në shërbimin e saj të mesazheve dërguan mesazhe fyese dhe u mbyllën brenda një ore, duke shtuar se mesazhet u dërguan nëpër operatorë të shumtë në mbarë vendin në atë që e quajti "një sulm", duke u zotuar se do të bashkëpunonte me strukturat e zbatimit të ligjit.
Autoritetet lokale po hetojnë gjithashtu, me disa prokurorë të përgjithshëm të shtetit që po u bëjnë thirrje marrësve të raportojnë mesazhet tek divizionet e të drejtave civile në shtetin e tyre. Disa drejtori arsimore qarkulluan paralajmërime dhe u kërkuan nxënësve dhe prindërve që të raportojnë mesazhe të tilla tek stafi i shkollës ose autoritetet lokale./ VOA
GJERMANIA- Koalicioni qeveritar në Gjermani me SPD-Të-Gjelbrit- FDP tani i përket historisë. Ky koalicion u shp&e...
PAKISTAN- Një shpërthim me bombë ka ndodhur ditën e sotme në një stacion hekurudhor në qytetin jugperëndimor ...
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka vijuar edhe më tej “sulmin” e saj ndaj presidentit Joe Bide...
SHBA- Vija e parë e luftës së teknologjisë është në Azi. Dy superfuqitë po garojnë për ndikim. Kina nuk e ka...
SHBA- Gjykata ka shtyrë të gjitha afatet gjyqësore të vendosura ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump për padinë pë...
BEJRUT- Media shtetërore libaneze tha se sulmet ajrore goditën periferitë jugore të Bejrutit në orët e vona të së prem...
SHBA- Me emërimin si shefe kabineti e Presidentit të zgjedhur Donald Trump, Susie Wiles zhvendoset nga një rol përgjithësisht në...
SHBA- Grupi për të drejtat civile NAACP dhe Shtëpia e Bardhë dënuan mesazhet raciste me tekst që i referoheshin skllavëris&...
SERBI- Qytetarët dhe aktivistët serbë kanë protestuar sërish ditën e sotme pas vdekjes së 14 personave nga shembja e s...
SHKUP- Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, nuk zhvilloi takim me presidentin bullgar, Rumen Radev, gjatë samitit të K...