BOTA

REL: Fitorja e Trump mund të çojë drejt paqes në Ukrainë, por në favor të kujt?

M.B. Përditësimi i fundit 8 Nëntor 2024, 21:16

REL: Fitorja e Trump mund të çojë drejt paqes në

UKRAINA- Perceptimi i përgjithshëm është se përfundimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës nuk është afër. Por, fitorja e Donald Trumpit mund të nxisë një përpjekje për ta arritur një marrëveshje paqeje, ku Ukraina, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera do të diskutojnë për kushtet e mundshme.

Fitorja e Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit vendosi një afat, në njëfarë mënyre, sepse ai theksoi disa herë gjatë fushatës se do ta përfundonte luftën shumë shpejt nëse zgjidhet, madje pa pritur për inaugurimin e tij më 20 janar.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e shfrytëzoi këtë gjë në deklaratat e tij të para publike për rezultatin e zgjedhjeve në SHBA, duke thënë më 7 nëntor se “dëshira” e Trumpit për t’i “rigjallëruar marrëdhëniet” me Rusinë dhe për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë “meriton, të paktën, vëmendje”.

Kjo deklaratë u bë mes lëvdatave të mëdha të Putinit për Trumpin: Ai tha se presidenti i zgjedhur kishte treguar “guxim” dhe kishte “vepruar si burrë” kur ishte qëlluar me armë në korrik, dhe se përshtypja e tij ishte se, gjatë mandatit të tij 2017-2021, Trump ishte penguar nga ndjekja e objektivave të tij.

Deklaratat e Putinit u shprehën në një mënyrë që qartësisht synohej të dukeshin rastësore dhe të shkujdesura. Por, ato sugjerojnë se Kremlini do të përpiqet ta shfrytëzojë ndryshimin e pushtetit në Shtetet e Bashkuara dhe shpresat e Trumpit për ta ndërmjetësuar paqen për t’i çuar përpara synimet e veta në Ukrainë.

Megjithatë, nuk ka asnjë shenjë që Moska ka hequr dorë nga objektivat e saj të deklaruara, që përfshijnë kontrollin rus mbi pesë rajone të Ukrainës dhe një ndalim të përhershëm për anëtarësimin e Ukrainës në NATO.

Mëngjesin pas deklaratave të Putinit, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, dukej i etur për ta përforcuar këtë mesazh. Ai tha se Putini ka përmendur vazhdimisht se Rusia është e hapur për dialog, por presidenti “asnjëherë nuk ka thënë se objektivat [e pushtimit] kanë ndryshuar”.

Me forcat e saj që po avancojnë në Ukrainën lindore me ritmin më të shpejtë që nga muajt e parë pas pushtimit të plotë në shkurt të vitit 2022, Moska nuk duket e gatshme për kompromis. Kreu i Këshillit të Sigurimit të Putinit, Sergei Shoigu, gjithashtu sugjeroi se Moska është e hapur për bisedime, por vetëm sipas kushteve të veta.

“Tani, kur situata në arenën e operacioneve ushtarake nuk është në favor të regjimit të Kievit, Perëndimi përballet me një zgjedhje – ta vazhdojë financimin e tij dhe shkatërrimin e popullit ukrainas ose t’i pranojë realitetet aktuale dhe t’i fillojë negociatat”, tha Shoigu më 7 nëntor.

Kjo është një nga sfidat kryesore për çdo përpjekje nga Trumpi për ta përfunduar luftën. Armëpushimi ose paqja e kënaqshme për Moskën ka gjasa të shihet si një humbje për Kievin dhe mund ta lërë Rusinë në një pozicion për ta kërcënuar Ukrainën dhe madje Perëndimin. Kështu, Shtëpia e Bardhë do ta kishte të vështirë ta paraqiste atë si një fitore gjeopolitike.

Me inaugurimin e Trumpit vetëm dhjetë javë larg, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po përpiqet ta parandalojë këtë gjë. Ai po i kërkon Perëndimit të dërgojë më shumë armë, për ta ndihmuar Ukrainën ta përmirësojë pozicionin e saj në fushëbetejë dhe ta hapë rrugën për një “paqe të drejtë”, duke paralajmëruar se paqja sipas kushteve të Rusisë do të ishte një gabim i rëndë.

“Ka pasur shumë diskutime për nevojën për t’iu dorëzuar Putinit, për të bërë hapa pas, për të bërë disa lëshime. Kjo është e papranueshme për Ukrainën dhe vetëvrasje për të gjithë Evropën”, tha Zelensky në një takim të Komunitetit Politik Evropian në Budapest më 7 nëntor.

Përçarjet në Perëndim ka rrezik të shkojnë në favor të Rusisë. Duke folur në Budapest më 8 nëntor, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e mbështeti Zelenskyn, duke thënë se “duhet ta forcojmë Ukrainën, ta mbështesim Ukrainën, sepse nëse nuk e mbështesim Ukrainën, ky është një sinjal i gabuar që ia dërgojmë Putinit, por edhe disa regjimeve të tjera autoritare në mbarë botën”.

Por, kryeministri hungarez, Viktor Orban, një aleat i Trumpit që gjithashtu është i afërt me Putinin, shprehu diçka pak a shumë të kundërt.

“Situata në front është e qartë, ka pasur një disfatë ushtarake [për Ukrainën]”, tha Orban. “Amerikanët do të tërhiqen nga kjo luftë”.

Por, se kjo do të ndodhë ose jo, ende nuk është e qartë, pavarësisht deklaratave të përsëritura të Trumpit se lufta duhet të përfundojë dhe kritikave të tij për miliarda dollarët mbështetje ushtarake që Shtetet e Bashkuara kanë dhënë për Ukrainën nën presidentin aktual, Joe Biden.

Përtej treguesve se ai do ta përdorte ndihmën për Ukrainën si mjet presioni për ta sjellë Kievin dhe Moskën në tryezën e negociatave, Trumpi nuk ka detajuar se si do të përpiqet t’i ndalë luftimet, kështu që qasja që ai do ta zgjedhë mbetet një variabël thelbësore teksa i afrohet mandati i ri.

Këshilltarët e Trumpit kanë paraqitur ide, disa prej tyre publikisht. Por, në një raport të 6 nëntorit që citonte aleatë anonimë të Trumpit, The Wall Street Journal raportoi se ai “nuk ka miratuar një plan specifik paqeje” ose nuk ka vendosur për një plan për ta ulur Putinin dhe Zelenskyn “në të njëjtën tryezë për të negociuar.”/ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë