Ndryshon ligji/ Ndërtuesit e pallateve të sekuestruara nuk lejohen t’i blejnë më sërish
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Qeveria ka ndryshuar ligjin për administrimin e pallateve të sekuestruara nga shteti që janë ndërtuar pa leje. Në projektligjin e ...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
IRAN-Irani është një prej shteteve më të sanksionuara në botë. Por, kufizimet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara gjerësisht kanë dështuar të pengojnë eksportet e naftës të Iranit – shtyllës kryesore e ekonomisë në rënie të Republikës Islamike.
Sanksionet amerikane e kanë larguar Iranin nga shumica e konsumatorëve të tij tradicionalë, duke e detyruar Teheranin që të gjejë blerës të rinj dhe të shesë naftën e tij me çmim të lirë.
Por, gatishmëria e Kinës që të blejë sasi rekorde të naftës iraniane, zotërimi i taktikave nga Teherani për të shmangur sanksionet dhe hezitimi i Uashingtonit që të zbatojë në mënyrë të rreptë sanksionet, kanë bërë që masat e SHBA-së kundër eksporteve të energjisë të Iranit të jenë joefektive, thanë ekspertët.
Heqja e sanksioneve amerikane, si pjesë e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Teheranit dhe fuqive botërore , i lejoi Iranit që të shesë naftën e tij për konsumatorët në Evropë dhe Azi Lindore. Eksportet e naftës arritën në nivel rekord më 2018.
Por, eksportet ranë pasi presidenti i atëhershëm amerikan, Donald Trump, u tërhoq nga marrëveshja më vonë gjatë atij viti.
Viteve të fundit, Irani ka rritur shitjet duke shmangur sanksionet, përfshirë edhe përmes përdorimit të “flotës së errët” të cisternave, për të transportuar ilegalisht dërgesa me naftë për në Kinë.
Kjo taktikë përfshin operacione për bartjen e mallrave nga anija në anije, ku përfshihen ndërmjetës, bëhen transfere të fshehta të parave dhe ribrendimin për të fshehur origjinën iraniane të naftës, në mënyrë që të duket se produkti vjen nga një shtet i tretë.
“Irani vazhdimisht zhvillon dhe zgjeron, jo vetëm rrjetin e tij të ndërmjetësve dhe kompanive tregtare të përfshira në shitjen e naftës së tij, por po ashtu edhe flotën e tankeve që kryesisht i përdorë për të transferuar naftën e tij të papërpunuar”, tha Nader Itayim, kryeredaktor për Lindjen e Mesme në Argus Media, me seli në Mbretërinë e Bashkuar.
Rritja e kërkesës për naftën iraniane në Kinë ka qenë kyç në rritjen e shitjeve të naftës së Iranit.
Të dhënat për gjurmimin e anijeve, që janë mbledhur nga Argus, treguan se eksportet e naftës të Iranit aktualisht janë 1.5 milion fuçi në ditë, me rreth 85 deri në 90 për qind prej tyre të destinuara për në Kinë.
Teherani i ofron Kinës një çmim shumë të lirë për naftën e tij të ndaluar, duke hequr 15 për qind të çmimit për çdo fuçi nafte, në mënyrë që Pekini të marrë përgjegjësinë për shmangien e sanksioneve.
Kjo ulje e çmimit ka ngritur pikëpyetje lidhur me përfitimin afatgjatë të Iranit nga tregtia me Kinën. Por, ekspertët thanë se Teherani ende ka mundësi që të përfitojë.
“Edhe me një çmim shumë të lirë, shitja e naftës iraniane është jashtëzakonisht fitimprurëse dhe e qëndrueshme”, tha Steve H. Hanke, profesor i Ekonomisë së Aplikuar në Universitetin Johns Hopkins. “Kjo për shkak se marzha e fitimit për prodhimin në Iran është përafërsisht 15 dollarë apo më pak për një fuçi nafte”.
Gregory Brew, analist për Iranin dhe Energjinë në Grupin Euroasia në Shtetet e Bashkuara, tha se sanksionet amerikane më herët ishin efektive sa i përket bllokimit të eksporteve të naftës në Kinë. Por, kjo gjë nuk qëndron më.
“Ngritja e Kinës si fuqi e re botërore i jep asaj liri më të madhe për të sfiduar sanksionet amerikane”, tha Brew.
Disa analistë thanë se Uashingtoni ka hezituar që të sanksionojë në mënyrë të rreptë sanksionet, ndërkaq të tjerët thanë se sanksionet, në përgjithësi, kanë dështuar.
Duhen burime për zbatimin e kufizimeve, ndërkaq sektorët e rinj do të duhet të sanksionohen që presioni të mbahet në nivel të lartë, tha Itayim nga Argus Media.
“Në të kundërtën, objektivi gjen mënyra për të shmangur sanksionet, ndërkaq në të njëjtën kohë blerësi bëhet më i kënaqur kur sheh se zbatimi i sanksioneve po dështon. Në rastin e Iranit dhe Kinës, mendoj se ne kemi parë pak nga këto dy gjëra”, tha Itayim.
Analistët po ashtu kanë argumentuar se Uashingtoni po heziton që rreptësishtë të zbatojë sanksionet për shkak të rreziqeve që lidhen nga largimi i naftës iraniane nga tregu botëror.
“Përveç ndikimit që një veprim i tillë do të kishte në çmimin e naftës, gjë që ka rëndësi politike dhe ekonomike për [presidentin amerikan, Joe] Biden gjatë këtij viti zgjedhor, një zbatim agresiv do të provokonte edhe Iranin, edhe Kinën, në një kohë kur SHBA-ja po tenton të menaxhojë rrezikun e përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Lindore”, tha Brew.
Zbatimi i dobët i sanksioneve për naftën vlen edhe për Venezuelën dhe Rusinë, tha Itayim, duke theksuar se “ky ka qenë çelësi i mbajtjes së një tavani” të çmimit të naftës.
Muajin e kaluar, Kongresi amerikan miratoi një paketë të sigurisë që përfshin edhe Aktin e sanksioneve të energjisë Iran-Kinë, që i jep Qeverisë autoritetin për të kufizuar edhe më shumë eksportet e naftës të Iranit.
Por, ekspertët nuk janë të bindur që më shumë sanksione do të kenë ndonjë ndikim.
Hanke tha se çdo masë e re “do t’i bashkohet listës së gjatë të sanksioneve të dështuara perëndimore” ndaj Republikës Islamike.
“Sanksionet janë gjithmonë subjekt i zgjidhjeve që e bëjnë të kotë zbatimin e sanksioneve”, shtoi ai./REL
Foto ilustruese GREQI- Një 35-vjeçar është dërguar në spitalin e Lefkadës në Greqi me dhimbje të forta n&eum...
foto ilustruese SHBA- Protestat pro-palestineze të studentëve që po vazhdojnë prej javësh në institucionet e arsimit të ...
Foto ilustruese PRISHTINË- Një zyrtar policie është plagosur pasi është aksidentuar nga një makinë. Mësohet se...
godina e DASH SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmet kibernetike të kryera nga APT28, një grup spiunazhi i kontrolluar ...
Foto ilustruese SHBA- Kompanitë amerikane ulën ritmin e punësimit gjatë muajit prill, por megjithatë në Shtetet e Bashkuara u...
fotot ilustruese IZRAEL- Avionët luftarakë izraelitë goditën një ndërtesë të përdorur nga Hezbollah në Ma...
TURQIA- Turqia tha të premten se nuk do të rifillojë tregtinë me Izraelin, me vlerë 7 miliardë dollarë në vit, derisa ...
SHBA- Sindromi i vdekjes së papritur tek foshnjat, një dukuri e rrallë dhe dërrmuese, prek rreth 400 familje amerikane në vit. Korres...
Foto ilustruese KINË- Një 18-vjeçare kineze u bë aq e fiksuar pas të dashurit të saj, saqë e telefononte 100 her&...
josep borrell BRUKSEL- Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, tha t&eum...