BOTA

REL: Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë, transferuan pacientët në një klinikë private

n.f Përditësimi i fundit 25 Qershor 2024, 19:05
REL: Shkarkohen mjekët e Onkologjisë në Tiranë, transferuan
Foto ilustruese

TIRANË- Shtatë persona, mes të cilëve edhe dy mjekë të spitalit të Onkologjisë dhe zëvendësdrejtoresha e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë vënë nën hetim dhe janë shkarkuar, pasi ata dyshohen se kanë krijuar një skemë abuzive të transferimit të pacientëve nga spitali shtetëror në një klinikë private.

“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mjekët, specialistët dhe administratori i spitalit orientonin pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale në klinika private me qëllime përfitimi, duke mos u ofruar shërbimet në spitalin e Onkologjisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.

Për një prej mjekëve është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për zëvëndësdrejtoreshën e Qendrës Spitalore, mjeken tjetër dhe koordinatorin e spitalit onkologjik, është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata po hetohen për "shpërdorim detyre".

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, tha për mediat se të gjithë personat e përfshirë në hetimet për skemën abuzive që transferonte pacientë nga Onkologjia në klinikën private janë të shkarkuar.

“Ngjarja e sotme të krijon një neveri të madhe, mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish, mbi të gjitha kur flasim për punonjës të sistemit të shëndetësisë, të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetës se njerëzve, ndihmën shëndetësore për ta. Ndjej neveri për situatën e ndodhur në spitalin e Onkologjisë. Këta individë nuk mund të damkosin bluzat e bardha”, tha Koçiu.

Në rrjetet sociale është paralajmëruar se më 26 qershor do të mbahet një protestë e qytetarëve para Ministrisë së Shëndetësisë kundër atij që cilësohet “skandali i Onkologjisë”.

Sipas autoriteteve shqiptare, shtatë punonjësit e spitalit shtetëror bashkëpunonin me administratorin e një klinike private, duke dërguar atje pacientët me sëmundje tumorale, që detyroheshin të paguanin deri në 3.000 euro për shërbimin që e përfitojnë falas në qendrën “Nënë Tereza”.

Ata kanë bashkëpunuar edhe me administratorin e një farmacie. Sipas prokurorisë dyshohet se “disa prej barnave që janë medikamente për përdorim spitalor, specifikisht në departamentin e Onkologjisë, janë dërguar në farmaci dhe u janë shitur pacientëve”.

Gjatë hetimeve, prokuroria tha se gjeti se aparatura e kobalto-terapisë, që ka mbërritur në Shqipëri në vitin 2021 nuk është shfrytëzuar dhe nuk është vendosur në funksionim.

Aparatura e kobalto-terapisë përdoret për trajtimin e të sëmurëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, sidomos për ata me kancer të lëkurës.

Që kjo aparaturë të funksionojë duhej krijuar një bunker antiradioaktiv ose antiatomik, sipas kushteve të përcaktuara ndërkombëtarisht.

“Hetimet zbuluan se ky bunker jo vetëm nuk u krijua, por aparatura u vendos jashtë kushteve teknike. Që nga viti 2021 kur ky aparat ka mbërritur në Shqipëri dhe deri më sot, ai jo vetëm që nuk është shfrytëzuar, por është lënë në kushte të papërshtatshme duke u bërë burim rreziku ndaj vete personelit mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje”, u tha në dosjen e Prokurorisë.

Me urdhër të Prokurorisë në Tiranë është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore private ku dërgoheshin pacientët. Gjithashtu janë ushtruar kontrolle në disa farmaci, në njërën prej tyre janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme medikamentesh kontrabandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë prej 10.000 eurosh.

Skema e transferimit të pacientëve nga Onkologjia te klinika private është zbuluar përmes personave të infiltruar dhe përgjimit të bisedave. Në dosjen e Prokurorisë së Tiranës theksohet se përgjimet kanë zbuluar se si punonjës të Onkologjisë u afroheshin të afërmve të pacientëve dhe u sugjeronin që të kryenin operacione në klinikën private, pasi në atë shtetërore radha ishte shumë e gjatë. Gjithashtu ata siguronin medikamente për kimioterapi, duke u shitur deri në 1.500 euro ilaçe që ishin për përdorim spitalor./ REL

skandali i spitalit te onkologjise tirane mjeke

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë